verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Imazhet plotësojnë informacionin

on 21 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Menduh Thaçi nga Lagja e Trimave ndjek kombëtaren, Kumanova me Thaçin!”]

Referimi në “burime” anonime dhe jorelevante, mendimi i të cilëve nuk verifikohet, çon në dezinformimin e opinionit. Ky është konkluzioni që do të mund ta arrinte opinioni pasi të lexonte këtë lajm. Portali në fjalë që informon për atë se ku e ka ndjekur kombëtaren Menduh Thaçi edhe pse ka përmendur burimin e fotografive, përsëri ka përfunduar duke dezinformuar publikun.

Menduh Thaçi nga Lagja e Trimave screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Menduh Thaçi nga Lagja e Trimave ndjek kombëtaren, Kumanova me Thaçin!”

Data dhe koha e publikimit: 11.10.2015

Data e recensionit: 12.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Titulli thotë “Menduh Thaçi nga Lagja e Trimave ndjek kombëtaren, Kumanova me Thaçin!” por në fakt, fotografitë flasin tjetër gjë. Në to shihet se Menduh Thaçi ndodhet në njërën nga kafenetë e njohura në Kumanovë “Prive”, e cila ndodhet mëse 1 km nga Lagja e Trimave, respektivisht në Lokalitetin Garnizon, në afërsi të qendrës së qytetit.

Portali shqiptar ditari ka postuar një fotografi për të cilën thuhet se lideri i PDSH-së, Menduh Thaci  nga Lagjja e Trimave në Kumanovë është duke ndjekur ndeshjen futbolistike Armeni-Shqipëri.

Thaçi në këtë foto shihet se është duke parë ndeshjen nga ekrani televiziv i shoqëruar nja një numër i madh i qytetarëve nga Kumanova njofton agjensija e lajmeve INA

Megjithatë, “lajmi” nuk ngjall interes të madh tek opinioni, nga vetë fakti se përmes disa fotografive dhe duke prekur ndjenjat kombëtare ushtrohet propagandë politike për një figurë politike.

Kontestuese mbetet edhe pjesa e titullit ku thuhet “Kumanova me Thaçin”. As fotografitë, që janë burimi i vetëm i këtij lajmi, dhe asnjë e dhënë tjetër në tekst nuk e dëshmon këtë konkluzion që ka sjellë vetë autori. Në fakt Thaçi në këtë fotografi shihet në kafenenë e lartpërmendur, ku në krahun e tij të djathtë ndodhet këshilltari i PDSH-së në Këshillim Komunal të Kumanovës, Fitor Seferi. Personat e tjerë në prapavijën e objektivit të fotografisë, mund të mos kenë fare lidhje me pjesmarrjen e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, në atë vend. Autori as nuk ka pasqyruar mendimin e disave prej tyre, që ta vërtetonte pretendimin e tij.

Gazetaria profesionale nuk lejon që gazetari të jep qëndrime personale apo shprehje të ndjenjave duke qenë i ndikuar nga rrethanat apo bindjet e tij personale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

Jo.

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo.

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e