Imazhet plotësojnë informacionin
Published in Recensione
on 21 - 10 - 2015 Author: Adrian Kerimi[Recension: “Menduh Thaçi nga Lagja e Trimave ndjek kombëtaren, Kumanova me Thaçin!”]
Referimi në “burime” anonime dhe jorelevante, mendimi i të cilëve nuk verifikohet, çon në dezinformimin e opinionit. Ky është konkluzioni që do të mund ta arrinte opinioni pasi të lexonte këtë lajm. Portali në fjalë që informon për atë se ku e ka ndjekur kombëtaren Menduh Thaçi edhe pse ka përmendur burimin e fotografive, përsëri ka përfunduar duke dezinformuar publikun.
Linku deri te artikulli origjinal: “Menduh Thaçi nga Lagja e Trimave ndjek kombëtaren, Kumanova me Thaçin!”
Data dhe koha e publikimit: 11.10.2015
Data e recensionit: 12.10.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Titulli thotë “Menduh Thaçi nga Lagja e Trimave ndjek kombëtaren, Kumanova me Thaçin!” por në fakt, fotografitë flasin tjetër gjë. Në to shihet se Menduh Thaçi ndodhet në njërën nga kafenetë e njohura në Kumanovë “Prive”, e cila ndodhet mëse 1 km nga Lagja e Trimave, respektivisht në Lokalitetin Garnizon, në afërsi të qendrës së qytetit.
Portali shqiptar ditari ka postuar një fotografi për të cilën thuhet se lideri i PDSH-së, Menduh Thaci nga Lagjja e Trimave në Kumanovë është duke ndjekur ndeshjen futbolistike Armeni-Shqipëri.
Thaçi në këtë foto shihet se është duke parë ndeshjen nga ekrani televiziv i shoqëruar nja një numër i madh i qytetarëve nga Kumanova njofton agjensija e lajmeve INA
Megjithatë, “lajmi” nuk ngjall interes të madh tek opinioni, nga vetë fakti se përmes disa fotografive dhe duke prekur ndjenjat kombëtare ushtrohet propagandë politike për një figurë politike.
Kontestuese mbetet edhe pjesa e titullit ku thuhet “Kumanova me Thaçin”. As fotografitë, që janë burimi i vetëm i këtij lajmi, dhe asnjë e dhënë tjetër në tekst nuk e dëshmon këtë konkluzion që ka sjellë vetë autori. Në fakt Thaçi në këtë fotografi shihet në kafenenë e lartpërmendur, ku në krahun e tij të djathtë ndodhet këshilltari i PDSH-së në Këshillim Komunal të Kumanovës, Fitor Seferi. Personat e tjerë në prapavijën e objektivit të fotografisë, mund të mos kenë fare lidhje me pjesmarrjen e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, në atë vend. Autori as nuk ka pasqyruar mendimin e disave prej tyre, që ta vërtetonte pretendimin e tij.
Gazetaria profesionale nuk lejon që gazetari të jep qëndrime personale apo shprehje të ndjenjave duke qenë i ndikuar nga rrethanat apo bindjet e tij personale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
Jo.
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo.
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e