verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Improvizimet matematikore të funksionarit publik

on 10 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Popovski: Mos shkoni në Perëndim, nga 600 vende pune hapen për çdo ditë në Maqedoni]

Se matematika është diciplinë e lehtë, vazhdimisht na kanë bindur arsimtarët dhe profesorët që nga shkolla filllore e mëtutje. Vetëm se duhet ushtruar. Disa të pranishëm në manifestimin për të cilin raporton kjo kronikë, për fat të keq, nuk e kanë bërë këtë. Edhe pse, është e papërgjegjshme që funksionarët publikë, të cilët kanë përgjegjësi të veçantë për çdo fjalë që e thonë publikisht, të mos ushtrojnë sa duhet ose, të konsiderojnë se ndonjëherë disa improvizime të caktuara matematikore nuk ka kush t’i kontrollojë? Reagimi i shpejtë dhe lucid në lajmin që e kemi para nesh, që është dërguar nga kjo ngjarje, hasi në jehonë të madhe në rrjetet sociale. Kjo në parim, edhe e konfimon afërsinë ndërmjet kronikave që jepen në internet (këtë mundësi e kanë pothuajse të gjitha redaksitë te ne) dhe atyre shfrytëzuesve që nuk largohen nga kompjuteri. Për çka bëhet fjalë?

(ВИДЕО) Поповски_ Не одете на Зап_ - http___a1on.mk_wordpress_archives_577210Linku deri te artikulli origjinal: Mos shkoni në Perëndim, nga 600 vende pune hapen për çdo ditë në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 04.02.2016, 13:58

Data e recensionit: 05.02.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

VENDE PUNE PËR TË ZGJEDHUR

“Në Maqedoni për çdo ditë hapen 500 ose 600 vende të reja pune, e ajo se jashtë vendit, profesionistët fitojnë nga 3.000 еuro, është vetëm marketing i mirë – kështu drejtori i Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski i bindte të rinjtë që të mos largohen nga vendi, në debatin “Sfidat aktuale të procesit të shpërnguljes së të rinjve me arsim të lartë”, që e organizoi OJQ-ja e sapoformua Qendra për iniciativa evropiane.”

Në artikullin që e recensojmë menjëherë është llogaritur se në qoftë se në Maqedoni për çdo ditë hapen nga aq vende pune, në muaj do të punësoheshin nga 18.000 të rinj, ndërsa në vit do të absorbohej fuqi punëtore që do të ishte një numër fascinues prej 200.000 personash, e bile edhe më tepër. Sipas këtyre llogaritjeve, mund të pritet që për një vit e gjysmë të mos ketë asnjë të papunësuar dhe firmat do të lusnin të punësojnë dikë. Kjo konstatohet në kronikë, e cila e ka edhe ekuivalentin e saj tekstual dhe në video format, si “korpus delikti”, për shkak se mesiguri do të ketë edhe të tillë që nuk do të besojnë në këto fjalë me të parën, pa e marrë lapsin dhe letrën për të bërë llogaritje.

ARMATË TË DËSHPËRUARISH!

Ajo që është për t’u lavdëruar në këtë tekst, gjithsesi, është shpejtësia e reagimit, cinizmi i hapur, megjithatë i matur në artikull. Nebuloza të vërteta, përndryshe, ka edhe në deklarata të tjera të këtij funksionari, si ajo se për punësim në vendet perëndimore ofrohen vende pune që janë të paguar nën çmimin e punës dhe se ato qenkan vende shumë të rrezikshme të punës dhe ki humbeshkan shumë jetë brenda vitit.

“Shumë njerëz thonë – unë do të fitoj shumë më tepër jashtë vendit, mirëpo a e dini se nga 100 veta që largohen, vetëm 5 arrijnë sukses. Është vetëm marketing i mirë se jashtë Maqedonisë fitohet shumë më tepër, nëse punohet orari i njëjtë që punohet edhe jashtë vendit, ndoshta nuk është njësoj, mirëpo përafërsisht do të fitojmë në mënyrë përkatëse për të jetuar në Maqedoni.”

Veçimi i këtij raporti është bërë, para së gjithash për shkak se nuk e mbron autoritetin e funksionarit publik, por në mënyrë të qartë i ndan këto teza të paqëndrueshme në prezantimin e gjendjeve në vend me syze rozë. Në pjesën më të madhe të raportimeve të tjera, kemi fshehje ose mostheksim të këtyre “njohurive”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja