verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Informacioni i qëlluar dhe me rëndësi, mungon pala e dytë

on 26 - 07 - 2016       

[Recension: POLICIA PENGON AKSIONIN E LËVIZJES BESA]

Teksti që po recensojmë ka të bëjë me një aktivitet të një subjekti politik (gjegjësisht të forumit rinor të atij subjekti) afër një vendkalimi kufitar. Parimisht, lajmi është bërë me të drejtë, sepse aktivistët kanë kërkuar diçka në të cilën kanë të drejtë, e kur e njëjta u është mohuar, kjo është lajm. Megjithatë, kësaj përmbajtjeje i mungojnë disa elemente për të qenë e kompletuar.

download (3)Linku deri te artikulli origjinal: “POLICIA PENGON AKSIONIN E LËVIZJES BESA
Data dhe koha e publikimit: 23.07.2016
Data e recensionit: 25.07.2016
Recensues: Xhenis Sulimani

Fillimisht, themi se teksti nuk është i kompletuar, sepse që në titull dhe në tekst thuhet se policia nuk ka lejuar Lëvizjen Besa të realizojë aktivitetin e saj, ndërkohë që në brendinë e tekstit nuk thuhet askund nëse është kërkuar ose jo qëndrim edhe nga pala e cila ka ndërprerë një aksion të tillë, gjegjësisht nga policia. Në një rast si ky, nuk është respektuar parimi i informimit të balancuar.

Policia kufitare nuk lejoi të rinjtë e Lëvizjes BESA të organizojnë aksionin ”Mirë se vini të dashur mërgimtarë”. Ata përmes fletushkave deshën t’í paraqesin problemet e Maqedonisë që mërgimtarët në vendlindje të jenë të njoftuar për mangësitë. Nga forumi i të rinjve thanë se qëllimi i tyre ishte mirëpritja e mërgimtarëve dhe se pengesa e tyre ishte e pashpjegueshme.

Gazetari nuk është dashur të largohet nga vendi i ngjarjes pa tentuar për të marrë edhe qëndrimin e policisë. Në raste të tilla, fillimisht tentohet të merret qëndrim ose prononcim, e nëse ekipi refuzohet, atëherë e udhës është që gazetari të raportojë nga vendi (të bëj “stand up”) ku do të shpjegonte se policia nuk prononcohet.

Për të kompletuar lajmin, gazetari është i detyruar t’i referohet edhe rendit kushtetues. Ai është i obliguar që në tekst të bashkëngjisë edhe artikullin e kushtetutës, ligjin apo rregulloren, e cila garanton aktivitetet qytetare apo të subjekteve politike, lirinë e lëvizjes, e kështu me rradhë. Në këtë rast mungon një element i tillë.

“Ne sot, forumi i Lëvizjes Besa, donim që të organizonim aksionin mirëseardhje mërgimtarëve me të vetmin qëllim që t’i presim ato dhe tu dëshirojmë mirëseardhje të ngrohtë”, tha aktivistja e Lëvizjes BESA, Xhevrie Tahiri. Lëvizja BESA kërkon përgjegjësi për ndërprerjen e këtij aksioni nga ana e MPB-së, edhe pse siç thonë, kishin respektuar të gjitha procedurat për paraqitjen e aksionit.

Në Ligjin për tubime publike, OJQ-ve apo subjekteve politike, ose grupeve të qytetarëve, u garantohet e drejta në tubim apo zhvillim të aktiviteteve publike, nëse të aktiviteti paralajmërohet paraprakisht te organet e rendit dhe te komuna përkatëse në territorin e së cilës zhvillohet aktiviteti, dhe sigurisht, nëse me këtë aktivitet nuk prishet rendi dhe qetësia publike. Në këtë përmbajtje po ashtu mungon informata se vallë Lëvizja Besa ka përdorur procedurat ligjore për të paraqitur aktivitetin e tyre në mënyrë adekuate te organet përkatëse.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja