Informata e paverifikuar nuk është lajm, por përgojim
Published in Recensione
on 25 - 01 - 2017 Author: Димитар Тануров[Recension: DRAMË NË ARKIVIN E MAQEDONISË: PSP-ja E KA ARRESTUAR FILIP PETROVSKIN NË ZYRËN E TIJ, PAS MARRJES NË PYETJE GJITHË DITËN ËSHTË LËSHUAR!]
Artikulli është spekulues, transmeton informata të paverifikuara, e njëkohësisht edhe komenton për të bërë spin dhe për ta dëmtuar autoritetin e drejtorit të Arkivit shtetëror të Maqedonisë, Filip Petrovski.
Linku deri te artikulli origjinal: DRAMË NË ARKIVIN E MAQEDONISË: PSP-ja E KA ARRESTUAR FILIP PETROVSKIN NË ZYRËN E TIJ, PAS MARRJES NË PYETJE GJITHË DITËN ËSHTË LËSHUAR!
Data dhe koha e publikimit: 13.01. 2017
Data e recensionit: 23.01.2017
Recensues: Dmitar Tanurov
MË THE – TË THASH
Titulli senzacionalist vetëvetiu paralajmëron se për çfarë teksti bëhet fjalë, gjegjësisht për senzacionalizëm, që do të tërheqë lexues. Tregues për këtë është pjesa e parë e titullit, gjegjësisht përdorimi i fjalës “dramë”, si dhe formulimi “PSP-ja e ka arrestuar”. Sipas kompetencave të Prokurorisë speciale publike, ajo nuk ka kompetenca për arrestim, as për paraburgim, e madje edhe për ta marrë në pyetje, personi duhet të jetë i ftuar në mënyrë të rregullt.
Sipas kategorisë, mirëpo edhe sipas formës, artikulli paraqet lajm. Mirëpo, ajo që është kontestuese është mospasja e burimeve të mjaftueshme. I gjithë teksti bazohet në burime jozyrtare, anonime, gjegjësisht më the-të tash, që është në kundërshtim me standardet e gazetareske. Informatat e fituara duhet të verifikohen sa më detajisht. E në rast se nuk mund të merret konfirmim për informatën, atëherë kjo duhet të theksohet në artikull.
“Nga të punësuar në këtë institicion kuptojmë se ekipe të PSP-së, dy prokurore speciale dhe 5 hetues, së bashku me truprojet dhe personelin tjetër teknik, me 5 vetura janë futur në arkiv dhe e kanë bllokuar atë krejtësisht!”
Ky është tregues për informatë të njëanshme. Sipas rregullave të gazetarisë, çdo informatë duhet të verifikohet së paku nga dy burime të pavarura dhe të ndryshme. Në rastin konkret, i gjithë tregimi, para se të publikohet, është dashur të konfirmohet nga Prokuroria speciale publike, nga Ministria për Punë të Brendshme, mirëpo edhe nga vetë drejtori i Arkivit. Në rast se, institucionet e përmendura do të kishin refuzuar të përgjigjen, kjo do të duhej të theksohet në tekst.
Nuk ka vërtetim as nga PSP-ja për atë se kanë marrë informatë për shkatërrimin e dokumentacionit në Arkiv, e as se, kanë konfiskuar materiale të caktuara.
Në fund të artikullit nixrren përfundime të pabazuara komentuese për shkaqet e publikimeve të Petrovskit në rrjetet sociale, si dhe për atë se të punësuarit janë kthyer kundër drejtorit. Edhe këto pohime nuk janë verifikuar.
Mënyra në të cilën është shkruar teksti është në kundërshtim me standardet profesionale dhe parimet e përcaktuara në Kodin e gazetarëve, i cili parasheh verifikim të detajuar të informatave, theksim të caktuar të burimeve, sigurim të distancës profesionale gjatë informimit dhe bërje të dallimit ndërmjet lajmit dhe komentit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e