verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Informatë e kontaminuar

on 2 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

111112 11

[Recension: LSDM-ja e pranoi se nuk i intereson KSHZ-ja, por vendosja e kontrollit mbi mediet të cilat i sulmon se janë armiq]

Interesante se si ngjarjet reale në vend marrin formë virtuale të formësuar nga një “flladitëse mediatike” me të cilën valvit një qendër për komunikim. Me një lehtësi të paparë, “filialat” e plotësojnë çdo dëshirë dhe porosi pa marrë parasysh se jologjike është. Shembull është pikërisht ky tekst – ndryshimet e ligjit për medie është propozim i LSDM-së për ngulfatjen e lirisës së medieve, që njëkohësisht, deshën apo s’deshën ata ta pranojnë, është edhe diskreditim i plotë i bashkësisë ndërkombëtare dhe nënçmim i aktivitetit të përfaqësuesit të saj në vend, për shkak se ai është propozuesi i zgjidhjes së mundshme.
11111Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e pranoi se nuk i intereson KSHZ-ja, por vendosja e kontrollit mbi mediet të cilat i sulmon se janë armiq

Data dhe koha e publikimit: 28.01.2016 09:37

Data e recensionit: 29.01.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

TEZA SPINUESE DHE KOMENTE

I paarsyeshëm është tentimi për të vënë shenj të barazisë ndërmjet punës së lehtësuesit belg dhe aktiviteteve të opozitës. Kuptohet se, duke e marrë parasyhs fjalimin e ish-kryeministrit se kjo mund të jetë diskurs i partisë në pushtet, ama si mund kjo të shndërrohet në tekst “informativ” të publikuar në “mjet informativ publik“?

Kodin e gazetarëve në mënyrë decide thuhet:

Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

 

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

Domethënë, standardet profesionale parashohin se nuk mundet, mirëpo, ja mundet! Artikulli që e kemi para nesh këtë e tregon shumë qartë. Këtu bëhet një spin serioz, me ç’rast komentet janë të pashmangshme, ndërsa anshmëria e theksuar.

Manevri politik i LSDM-së për t’i tërhequr vërejtjet për metodologjin për pastrimin e listës zgjedhore, e në këmbim të këtij lëshimi pushteti ta pranojë propozimin e bashkësisë ndërkombëtare për çështjen e medieve, në këtë publikim interpretohet si moskujdes i opozitës për listën zgjedhore?!

“Propozimi i LSDM-së se e pranon metodologjinë për listën zgjedhore vetëm nëse VMRO-DPMNE-ja i pranon ndryshimet e ligjit për medie, i cili në esencë është propozim me të cilin LSDM-ja dëshiron ta ngulfatë lirinë e medieve, nuk është asgjë tjetër, por bërje e pazarit.”

Tentimi për të kërkuar kompromis në mënyrë paushalle quhet “pazar”, që është vullgarizim i situatës së ndërlikuar politike. Kush thotë se propozimi i Vanhautes është i shkruar nga LSDM-ja, ku ka dëshmi për të thënë në mënyrë aq të prerë se оpozita dëshiron ta ngulfasë lirinë e medieve?! Fjalë me peshë, mirëo të paargumentuara. Po, citohet qëndrimi i një gazetari, mirëpo a mjafton kjo për të nxjerrë përfundime të tilla? Përgjigja është jo!

Të bëhemi të sinqertë dhe t’i shohim faktet e organizatave relevante ndërkombëtare. Ato më mirë flasin për nivelin e lirisë së medieve në Maqedoni.

Macedonia received a downward trend arrow due to further revelations about the grave shortcomings of the 2014 elections, which caused an opposition legislative boycott; the new information formed part of a related scandal over widespread government surveillance of political and religious leaders, journalists, and private citizens – raporti i Freedom House.

The situation of Macedonia’s media continued to be bad in 2014… – Reporters without borders.

Pastaj, shtrembërimi i gjendjes vazhdon me plasimin e formulimeve se pothuajse opozita heq dorë nga lsita zgjedhore në llogari të medieve.

“Opozitarët trillojnë kushte që më vonë të bëjnë pazar për gjëra të cilat nuk janë të rëndësishme për ta. Kjo në mënyrë indirekte do të thotë se qëllimisht pengohet KSHZ-ja, nëpërmjet propozimeve të cila në esencë nuk do të përmirësojnë asgjë, por shfrytëzohen si mjet për të bërë pazar.

Njohësit komentojnë se me këtë KSHZ-ja ka opcion ta marrë parasysh këtë deklaratë të LSDM-së se partia e Zoran Zaevit në fakt nuk ka problem me listën zgjedhore.”

Mirëpo, qëndrimi zyrtar i opozitës nuk ka ndryshuar dhe ai u përsërit në paraqitjen e njëjtë, ku përfaqësuesi i LSDM-së e parashtroi propozimin për vazhdimin e negociatave ndërmjet partive politike:

“Pastrimi i listës zgjedhorr dhe reforma e medieve janë parakusht themelor për zgjedhje të drejta dhe demokratike”, Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

Domethënë, informata kryesore është e kontaminuar me shtojca partiake-politike, me teza spinuese dhe komente, janë dhënë formulime që nuk janë mbështetur me argumente, por si përkrahje e kanë qasjen favorizuese.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja