verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Irena Mullaçka nga “Fokus”-i me storje më të mirë hulumtuese në vitin 2013

on 26 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Fitueset e shpërblimeve “Nikolla Mlladenov” për vitin 2013 (nga e majta në të djathtë) Irena Mulaçka dhe Mençe Atanasova Toçi, me përfaqësuesen e Petre Dimitrovit dhe Sashka Cvetkovska

Storja për operacionet e komplikuara të kataraktës në Spitalin e qytetit, me të cilat u është dëmtuar shikimi rreth pesëdhjet pacientëve është shpërblyer me vendin e parë në konkursin “Nikolla Mlladenov” për storje më të mirë hulumtuese në vitin 2013. Seria e teksteve të gazetares Irena Mullaçka është publikuar në javoren “Fokus”.

Mençe Atanasova Toçi, gazetare e portalit “Nova TV” është fituese e shpërblimit të dytë për serinë e artikujve kushtuar gjendjes alarmante me ndotjen në Kavadar. Shpërblimin e tretë e fitoi Tomsillav Kezharovski për tekstet që kanë të bëjnë me hetimin për fatkeqësinë e komunikacionit në të cilën jetën e humbi gazetari Nikolla Mlladenov, të publikuara në të përditshmen “Nova Makedonija”.

Këtë vit, juria profesionale ndau edhe dy mirënjohje për angazhim të jashtëzakonshëm gazetaresk. Gazetarja Sashka Cvetkovska fitoi mirënjohje për zbatimin e teknikave të reja gjatë hulumtimit të të dhënave në internet në lidhje me storjen për pronën e njeriut të parë të policisë së fshehtë, të publikuar në portalin në internet “Nova TV”. Gazetari Petre Dimitrov fitoi mirënjohje për serialin kushtuar një vajze e cila është duke u përkujdesur në Entin për mbrojtje dhe rehabilitim në Bansko, që është publikuar në portalin “E-Magazin”.

Në konkursin e sivjemë u paraqitën 21 autorë, me gjithsej 29 storje që janë përpunuar në 91 tekste/kontribute që janë publikuar në gazetat e përditshme dhe në portalet në internet. Raporti i plotë të komisionit të pavarur të jurisë për zgjedhjen e strojeve më të mira hulumtuese për vitin 2013 është i bashkangjitur.

Raporti i Komisionit për zgjedhjen e storjeve më të mira hulumtuese për shpërblimin “Nikolla Mlladenov” për vitin 2013

Burimi: МIM. (25.03.2014.) Irena Mullaçka nga “Fokus”-i me storje më të mirë hulumtuese në vitin 2013

Abonohuni për lajmet më të reja