verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ja si krijohet një zinxhir lajmesh me spekulime dhe “burime jozyrtare”

on 9 - 11 - 2016       

[Recension: “BDI dhe PDSH po bëhen bashkë kundër opozitës!”]

Në shumë raste ndodh që në tekste të ndryshme lajmesh të vërehet se janë përdorur burime jozyrtare. Burime jozyrtare janë ato burime që janë relevante në raport me ngjarjen që trajtohet, por nuk përfaqësojnë zërat zyrtarë të grupeve të interesit. Janë të informuar, janë të besueshëm dhe vendosin që informacionet që posedojnë t’i shpërndajnë me gazetarët. Kujdes, nuk mund të konsiderohen si burime jozyrtare persona që kanë një lloj distance me ngjarjen dhe që vetëm kanë dëgjuar diçka mbi atë. Këto janë burime jorelevante. Edhe këto janë në dobi të krijimit të horizontit të informacionit nga ana e gazetarit, por vetëm në burime të tilla nuk mund të bazohet një lajm i mirëfilltë.

[Recension: “BDI dhe PDSH po bëhen bashkë kundër opozitës!”]Linku për te artikulli origjinal: BDI dhe PDSH po bëhen bashkë kundër opozitës!

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2016

Data e recensionit: 08.11.2016

Recensues: Agron Vrangalla

 Teksti që po recensohet fillon me citimin e një portali tjetër, i cili jozyrtarisht ka mësuar se BDI dhe PDSH do të kenë marrëveshje të fshehtë parazgjedhore për të luftuar bllokun jashtëparlamentar. Domethënë, këtu kemi një zinxhir të transmetimit të një informacioni, i cili, në fund, përsëri ngelet i pakonfirmuar, në asnjë prej këtyre mediave.

Ndryshe, këto lloj burimesh quhen burime të dorës së tretë, të cilët përdoren në mungesë të burimeve të dorës së parë dhe të dorës së dytë. Ndërkohë, në këtë rast, përdorimi i burimeve të dorës së tretë nuk është aspak i nevojshëm, sepse mund të jenë lehtësisht të aksesueshëm dy të parët.

Imagjinoni, këtu flitet për një “marrëveshje të fshehur” parazgjedhore në mes dy partive, ndërkohë që asnjëra nga këto parti nuk është pyetur prej mediave që kanë botuar këtë se a është e vërtetë një gjë e tillë. Pra, lajmi nuk përmbush standardin minimal të gjithpërfshirjes dhe lirisht mund të thuhet se bëhet fjalë për një shpifje apo një gjetje të pabazë. Nga zhurnal.mk, e më pas edhe nga fol.mk. , kanë harruar të kërkojnë prononcim nga vetë qendrat e partive politike. Po që se ato do ta konfirmonin këtë gjë, atëherë ky do të ishte një lajm super-ekskluziv.

Por, ‘konspiracioni’ i lajmit nuk përfundon me kaq. Aty jepen detaje edhe rreth “qëllimit” të këtij bashkëpunimi, e ai është se BDI-PDSH duan të luftojnë BESËN dhe LR-PDSH-në. Në parim, logjika e kësaj gare ndoshta është korrekte. Kuptohet se partitë janë rivale njëra me tjetrën dhe secila prej tyre kërkon të triumfojë ndaj tjetrës. Mirëpo, ndarjet dhe përcaktimet në këtë aspekt janë kryekëput nga portalet, e jo nga “burimet jozyrtare”, siç pretendojnë ato. Këto truqe janë lehtësisht të lexueshme për publikun, lëre që në informimin e tij nuk preferohet që të luhet në një terren, i cili shkel mbi parimet bazë të gazetarisë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja