verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Jashtë të gjitha normave dhe standardeve gazetareske

on 10 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

recenzija-sekerinska-lepce-crop-resize

[Recension: Elitizëm i turpshëm: Shekerinska i pështyn luftëtarët të cilët i vizitoi (VIDEO)]

Ky shkrim, që quhet tekst gazetaresk, në shikim të parë shkakton habi. Lexuesi, thjesht, nuk e di a të qeshë apo të qajë. Lajmi nga vizita e zëvendës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Shekerinska, në Shoqatën e veteranëve të luftës dhe mbrojtësve nga Kumanova, është vullgarizuar aq shumë, sa që thjesht nuk është për t’u besuar. Madje është qesharake të përmendet se teksti nuk është përmbajtësor dhe objektiv për shkak se nuk ka deklaratë të saj. Kjo nuk mund t thuhet, sepse ky shkrim është jashtë të gjitha normave dhe standardeve gazetareske. Në të nuk ka as minimum njerëzi, etikë dhe moral.

recenzija sekerinska lepceLinku deri te artikulli origjinal: Elitizëm i turpshëm: Shekerinska i pështyn luftëtarët të cilët i vizitoi (VIDEO)

Data dhe koha e publikimit: 04.11.2015, 14:04

Data e recensionit: 05.11.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

I gjithë teksti bazohet në një videoinçizim, e në të askund nuk shihet se Shekerinska e ka pështyrë bukën, të cilën ia kanë ofruar te dera e hyrjes në shenjë mirëseardhjeje. Dhe nga një fshirje e thjeshtë e gojës, me gjasë për shkak se ulet në tavolinë dhe duhet të bisedojl, teksti nxjerr spin se ajo e ka pështyrë bukën. Budallallëk për t’u mos u besuar! E ajo që është më e tmerrshmja, kjo askund nuk shihet në videoinçizim që të mund të nxirret si përfundim. Spin klasik, i cili pastaj zhvillon tezë dhe në fund përfundon se Shekerinska është njeri jopopullor.

“Elitizmi i tillë i turpshëm i LSDM-së dhe i Shekerinskës tregon një aktrim të llojit të vetë dhe largim nga populli. Ajo me ndjenjën e gërdisë, vetëm para kamerave përqafohet me njerëzit të cilët i pështyn pas shpine. Fytyra e vërtetë e Radmilla Shekerinskës është elitizmi dhe kënaqja me pasuri. Për atë se në çfarë elitizmi jeton Shekerinska dëshmi më e mirë është pushimi i saj veror, i cili përveç asaj se kushtonte mijëra euro, ajo ishte e fotografuar në ishujt grekë duke lundruar me një jahtë ultra të shtrenjtë, e cila e kishte emrin e vajzës së saj dhe lundronte nën flamurin grek. Kjo flet për atë se ajo nuk i kupton nevojat e popullit të thjeshtë dhe vetëm aktron para kamerave duke u përpjekur të manipulojë.”

I tërë ky paragraf paraqet komentim. Nga ana tjetër, teksti është publikuar në rubrikën “Maqedonia” dhe askund nuk është theksuar se ai është koment. Me këtë rast, i tëri është me spekulim, informata që janë demantuar disa herë, pa burime, jopërmbajtësor dhe joobjektiv.

Artikulli ashtu siç fillon ashtu edhe mbaron. Me sulme dhe ofendime ndaj personalitetit të Shekerinskës, që ajo të prezantohet si njeri që nuk kujdeset për qytetarët. Nxirren informata të cilat ose janë demantuar ose është dëshmuar nuk janë të vërteta në tërësi. Kështu, pas akuzave të përsërituar për qiratë e pretenduara të cilat vetëvetes ia ka paguar bashkëshorti i Radmilla Shekerinskës, në teskt nuk është parë e arsyeshme që të përsëritet edhe demanti i “Diners”. Në njoftimin e atëhershëm thuhej:

“Kontrata për dhënie me qira me drejtorin tonë ekzekutiv për Maqedoninë, Bozhidar Jankovski, është pjesë e e kontratës së tij menaxheriale, i cili është konstatuar nga Këshilli ynë drejtues. Politika afariste disa herë është konfirmuar me raportet e revizorëve dhe deklarata e rregullta që zbatohen me ’Diners club international‘ (Çikago, SHBA) në të gjitha franshizat e saj. Kontrata për dhënie me qira me drejtorin tonë ekzekutiv për Maqedoninë, Bozhidar Jankovski, është pjesë e e kontratës së tij menaxheriale, i cili është konstatuar nga Këshilli ynë drejtues dhe për këtë janë paguar të gjitha tatimet.”

Mirëpo, një trillim i vjetër, ose edhe më tepër, disa trillime të vjetra të demantuara janë një prapavijë e mirë kur atyre do t’u shtohet edhe një trillim i ri që të fitohen pikë të reja propaganduese. Problemi qëndron në atë se me propagandë nuk duhet të zbukurohet një produkt gazetaresk.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja