verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

(Jo) aktivizmi medial

on 20 - 02 - 2013       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht, Anglisht

Медиумски (не) активизам

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Mediumet luajnë rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rëndësi të veçantë ka përkrahja që mediumet mund ta japin në mbrojtjen e grupeve të dobëta apo të lëndueshme (të gjithë ata që janë jashtë qendrave të fuqisë, që janë të ekspozuar ndaj llojeve të veçanta të dhunës, që janë në pozitë më të disfavorshme shoqërore dhe që janë të diskriminuar). Ose do të duhet të kishin.

Shumë shpesh duket se temat që janë të ndërlidhura me grupet e lëndueshme dhe me mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk janë aq atraktive siç janë ngjarjet aktuale politike, e as që kanë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me këto ngjarje. Mirëpo, gazetari i mirë hulumtues mundet dhe duhet ta gjejë këtë lidhje. Gazetari i mirë hulumtues mundet dhe duhet t’i vë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të grupeve të lëndueshme në kontekstin e ngjarjeve aktuale politike dhe të paraqitet si kritikues dhe kontrollues i pushtetit që ka marrë për detyrë të krijojë kushte që çdo qytetar në mënyrë të barabartë të mund t’i praktikojë të drejtat dhe liritë.

Funksionin e qenit rojtar (watch dog) e kanë mediume të veçanta, mirëpo elementet e këtij funksioni pritet të jenë pjesë e gazetarisë së gjithmbarshme dhe pjesë e punës së çdo mediumi.

Ky funksion nënkupton interes të thelluar për konceptin e të drejtave të njeriut, analizë të aktiviteteve që i ndërmerr shteti në aspket të praktikimit të tyre, reagim ndaj shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut dhe promovim të aktiviteteve (ngjarjeve) që kanë të bëjnë me ngritjen e vetëdijes për ndonjë problem konkret (shkelje) që ka të bëjë me të drejtat e njeriut.
Maqedonia gjendet në një lloj getoje në aspekt të ngjarjeve globale botërore që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në shumë raste të ralla, Maqedonia bëhet pjesë e ndonjë ngjarjeje botërore dhe mu mediumet janë ato që mund të kontribuojnë shumë për të dalë nga getoja e mosinformimit.

Në këtë kontekst do ta vëndoja edhe mbulimin medial të ngjarjes së fundit që kishte të bëjë me të drejtat e njeriut, me të cilën duheshte të animohet publiku, por para së gjithash shteti/pushteti/politika për dhunën ndaj një grupi të lëndueshëm specifik – grave.
E iniciar nga lëvizja globale Dita-V (V-Day), më 14 shkurt u mbajt një ngjarje me titull “Një miliardë ngriten kundër dhunës“ (One Billion Rising), me të cilën anembanë botës u shënua gatishmëria e njerëzve për t’iu kundërvënë përhapjes së dhunës ndaj grave dhe u shënua 15-vjetori i ekzistimit të lëvizjes.

Ky lloj i ngjarjeve nuk duhet vetëm ta tërheqë vëmendjen e mediumeve dhe të gjenden në faqet e tyre të para, por pritet edhe më tepër që mu mediumet:

– do të ndihmojnë në promovimin e idesë që qëndron prapa ngjarjes
– do të ndihmojnë në organizimin e ngjarjes.
– do ta shfrytëzojnë mundësinë për të plasuar njohuri të caktuara për situatën aktuale në Republikën e Maqedonisë
– do ta shfrytëzojnë mundësinë t’u parashtrojnë pyetje politikanëve
– do ta shfrytëzojnë mundësinë të bëjnë lidhje me ngjarjet, problemet dhe situatat aktuale politike

Çka (nuk) bënë mediumet në Maqedoni?

1. Promovimi i idesë.
Në asnjë medium nuk u paraqit ndonjë sqarim më i zgjeruar për idenë që qëndron prapa kësaj lëvizjeje.Mediumet shkruajnë vetëm dy tre pasuse që japin informata minimale për fushatën, për vetë lëvizjen dhe për idenë e ngjarjes konkrete. Në asnjë medium nuk gjetën vend katër postulatet kyçe mbi të cilat ndërtohet e tërë lëvizja:

– Arti ka fuqi ta transformojë mendimin dhe t’i inspirojë njerëzit të veprojnë
– Ndryshimi i vazhdueshëm shoqëror dhe kulturor përhapet nga njerëzit e zakonshëm që bëjnë gjëra të pazakonshme
– Gratë lokale e dijnë më mirë se çka u duhet komuniteteve të tyre dhe mund të bëhen lidere të pandalshme
– Që të kuptohet dhuna ndaj grave duhe të kihet parasysh ndikimi i ndërsjellë i rasës, klasës dhe gjinisë
Madje mediumet nuk e panë të nevojshme që të sqarojnë se çka do të thotë emri i lëvizjes e posaçërisht se çka do të thotë V-ja te V-Day. Sipas ueb-faqes zyrtare të lëvizjes, V-ja është për: Fitore (Victory), Valentin dhe Vaginë.

2. Organizimi i ngjarjes.
Faktikisht asnjë medium nuk u kyç në organizimin e vetë ngjarjes. Në fakt, ngjarja përgatitet me muaj, që nënkupton zhvillim të metodologjisë, vendosje të lidhjeve, përdorim të videos dhe të materialeve të shkruara, sqarim të qëllimit. E gjithë kjo me qëllim që të animohet një numër sa më i madh i popullatës dhe të ngritet zëri i një numri sa më të madh të njerëzve kundër dhunës ndaj grave.

Inkuadrimi i mirëfilltë i mediumeve në organizimin e ngjarjes nënkupton raportim të vazhdueshëm për përgatitjet, analiza të vazhdueshme që kanë të bëjnë me idenë dhe qëllimin që duhet të arrihet, dërgimin e ftesave të hapura dhe pjesëmarrjen në ngjarje jo si vrojtues/raportues, por si pjesë përbërëse e aktivitetit.

Përkundër kësaj, mediumet në Maqedoni për herë të parë e përmendën ngjarjen një ditë para mbajtjes së saj(disa madje raportuan vetëm në ditën e ngjarjes ose një ditë pas saj).

3. Analiza të situatës aktuale në Maqedoni.
Ngjarja nuk u shfrytëzua për njoftim/përkujtim të publikut me situatën që ka të bëjë me dhunën ndaj grave në Republikën e Maqedonisë (me numër shumë të vogël dhe hapësirë të ndarë që ishte aspak e mjaftueshme, si për shembull informatat që u dhanë në portalin Radio Evropa e lirë).

Në fakt, mediumet nuk e shfrytëzuan mundësinë (për të cilën arsye, në fakt, edhe organizohen ngjarje të këtij lloji) që t’i përkujotjnë qytetarët (dhe pushtetin) për numrat, rastet dhe aktivitetet që ndërlidhen me dhunën ndaj grave në Republikën e Maqedonisë.

Nuk kishte intervista me gratë që kanë qenë viktima të dhunës dhe të cilat kanë vendosur të kundërvihen (përveç dy-tre fjalëve të përmendura në informatat e shkurta për ngjarjen).

4. Pyetje për politikanët dhe personat publikë.
Mediumet nuk e shfrytëzuan ngjarjen që t’u drejtohen politikanëve dhe t’i pyesin se çka është bërë për zvogëlimin e dhunës ndaj grave, si mendojnë ta luftojnë më tutje dhunën ndaj grave, a ka në programet zgjedhore pjesë të veçanta që kanë të bëjnë me këtë problem?

Mediumet nuk i pyetën politikanet se çka mendojnë për gjendjen në Maqedoni sa i përket këtij problemi dhe çfarë aktivitetesh ndërmarrin në kuadër të funksioneve në të cilat gjenden?
Asnjë mediumi nuk ia vret sytë mungesa e politikanëve nga aksioni i këtillë. Sikur kjo është normale dhe krejtësisht në rregull. Dhe sikur këto tema nuk bëjnë pjesë në detyrimet e shtetit.

Mediumet nuk parashtruan pyetje se pse në këtë ngjarje nuk u bashkangjitën politikanët, ku ishin personat publikë, profesorët, numri i madh i organizatave joqeveritare të cilat gjoja merren me barazinë gjinore dhe diskriminimin e gruas? Politikanët treguan se nuk e kanë dert dhunën ndaj grave, ndërsa mediumet nuk reaguan për këtë.

Mediumet nuk u interesuan se pse ka aq numër të vogël qytetarësh që kanë dalë në shesh dhe çka ndodh në qytetet e tjera të Republikës së Maqedonisë.

5. Lidhjet me ngjarjet dhe ndodhitë e tjera.
Zakonisht, ky lloj i ngjarjeve shfrytëzohet që të vendosen lidhje me situatat aktuale shoqërore ose politike në vend. Jo edhe në Maqedoni.

Në mediume nuk bëhet një lidhje me ngjarjet që ndodhën më 24.12.2012 dhe dhunën që u ushtrua ndaj deputeteve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nuk u bë lidhje as me maskulinizimin global të shoqërisë që manifestohet jo vetëm me mungesën e grave nga vendet kyçe të udhëheqjes, por edhe me mënyrën e paraqitjes së historisë nëpër zgjidhjet e reja arkitektonike që e potencojnë rolin e gjinisë mashkullore në historidhe në fakt më tepër flasin për dhunën gjatë historisë se sa për vlerat e tjera.

Në mediume nuk kishte analizë për atë se pse kjo ngjarje ishte organizuar aq keq, pse kishte aq pak njerëz, pse kishte reklama në spotin kundër dhunës, pse zërimi ishte i keq. Prapa titujve bombastikë “Maqedonia pjesë e fushatës globale për ta ndalur dhunën ndaj grave” fshiheshin nga dy-tre pasuse të varfëra me tekst të shkruar shpejt e shpejt, prej të cilit mbeti përshtypja se bëhet fjalë për një ngjarje që i kundërvihet dhunës në shtëpi ose ndonjë dhune që ndodh në ndonjë vende të tjera dhe mbi gra të tjera, e jo për ngjarje në të cilën gratë e ngrejnë zërin e tyre kundër kushteve që krijojnë mjedis të dhunshëm dhe që rezultojnë me forma specifike të dhunës mbi gratë gjithkund nëpër botë, e edhe këtu në Maqedoni.

 

 

********************************************************************************************************************************

Kjo analizë është përgatitur nga ekipi i Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook: http://www.facebook.com/USAIDMacedonia


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *