verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Jo çdo informacion në portalet maqedonase mund të transmetohet pa verifikim

on 26 - 08 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Shekerinska ka paguar 2.000 euro natën në villen luksoze në Greqi]

Një shkrim tendencioz që transmetohet nga mediat në gjuhën maqedonase, pa asnjë tentim verifikim ose konfirmim. Portali në gjuhën shqipe, që transmeton lajmin jo të plotë dhe tendencioz të portalit “Republika”, nuk ka sjellë asnjë dëshmi plotësuese për tekstin që ka vendosur ta përkthejë dhe publikojë.

Shekerinska ka paguar 2.000 euro natën në villen luksoze në GreqiLinku deri te artikulli origjinal: Shekerinska ka paguar 2.000 euro natën në villen luksoze në Greqi

Data dhe koha e publikimit: 18.08.2015

Data e recensionit: 20.08.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Në tekstin në fjalë nuk ka tentativa për të kontaktuar zv/kryetaren e LSDM-së Radmilla Shekerinska, për t’u përpjekur që nga vetë ajo të mësojë shumën e shpenzimeve për pushimin e saj. Nuk ka tentativë për të marrë reagim për argumentet që ngrihen as nga zyrtarët e LSDM-së. Teksti vetëm transmeton çmime paushalle të publikuara nga “Republika”, edhe pse teksti nuk e përmban as emrin e vilës ku qëndron Shekerinska, e lëre më fakte për çmimet që transmetohen si informacion.

Vila në të cilën ka qenë e vendosur nënkryetarja e LSDM-së opozitare, Radmila Shekerinska, ndërsa gjendet në Detin Jon, është njëra prej më luksozeve në Greqinë Perëndimore. Atje qëndrimi për një ditë në muajin gusht është 2.000 euro, ose për dhjetë ditë çmimi është 18.000 euro, shkruan Republika.

Teksti vazhdon me supozime tendencioze dhe pa fakte, herë të shprehura si konstatime, e herë si pyetje.

Nëse një natë e kaluar e nënkryetares së LSDM-së, Shekerinska kushton 2.000 euro, sa para kushton tërë pushimi i saj? 20.000 euro? 30.000 euro? 40.000 euro? Xhipi, jahti, rrobat e shtrenjta, vila luksoze sot janë pasqyrë e pushimit vjetor të nënkryetares së LSDM-së.

Ky tekst nuk përmban informacione të mjaftueshme relevante për t’u bërë lajm. Autori në mënyrë tendencioze dhe pa fakte tenton të analizojë pushimin e një funksionari opozitarë, ndërkohë që nuk sjellë asnjë informacion ose krahasim për pushimin e funksionarëve në pushtet.

]Tekste të tilla nuk duhen të jenë peng e tendencave negative të medieve të ndryshme. Kur është evidente se një tekst në gjuhën maqedonase ka probleme profesionale, është përgjegjësi e medies që e përkthen dhe publikon atë. Sigurisht që një media mund të niset nga një informacion i një medie tjetër dhe të bëjë hulumtime apo të trajtojë çështje nga këndvështrime të ndryshme.

Pa diskutim se luksi i politikanëve ka interes publik. Por hedhja e një sërë shifrave dhe informacione të pa argumentuara nuk ndihmon publikun të kuptojë atë që synon informacioni i servuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja