verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Jo Janeva, por teksti ka kute të dyfishta

on 27 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir-za-janeva-verushevski-i-talevski

[Recension: Kutet e dyfishta të Janevës: Gënjen në mënyrë të turpshme se është kundër paraburgimit që ta arsyetojë Verushevskin, e insiston për paraburgimin e Talevskit]

Këto ditë jemi dëshmitarë të spineve të shumta që kanë një qëllim të vetëm – të nënçmohet Prokuroria speciale publike dhe prokurorja Katica Janeva. I tillë është edhe ky tekst. Me pjesë të nxjerrë nga konteksti, siç është pjesa video-materialit, spinohet se gjoja Janeva ka kute të dyfishta. Mirëpo, kute të dyfishta ka vetëm në tekst.

14813378_10207756878416290_1379615320_oLinku deri te artikulli origjinal: Kutet e dyfishta të Janevës: Gënjen në mënyrë të turpshme se është kundër paraburgimit që ta arsyetojë Verushevskin, e insiston për paraburgimin e Talevskit

Data dhe koha e publikimit: 22.10.2016, 10:38

Data e recensionit: 26.10.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

ТЕKST PA PALËN E DYTË

Menjëherë duhet thënë se teksti nuk e ka palën e dytë, gjë që nuk ka guxuar të ndodhë, duke pasur parasysh faktin se artikulli ka përmbajtje që e diskualifikon PSP-në si institucione dhe dezinformon se nuk e njeh ligjin sipas të cilit themeluar.

Kur bëhet fjalë për masën e paraburgimit, ajo fuqimisht qëndron në mbrojtje të bashkëpunëtorit të Zaevit dhe të akuzuarin e parë në rastin “Puçi”, Zoran Verushevski, ndërsa nga ana tjetër për kryetarin e komunës së Manastirit ajo kërkonte paraburgim më të gjatë.

Në kronikë, e poashtu edhe në video-material, Janeva thotë se ata nuk lriojnë dikë, por vetëm parashtrojnë kërkesa për këtë deri te Gjykata themelore. Ky moment kyç për ta shpartalluar spinin nuk gjendet në tekst, por injorohet që në fund të fitohet një produkt i këtillë.

-Kërkesa për lirim nga paraburgimi është parashtruar nga zotëriu i akuzuar në rastin “Puçi”, Zoran Verushevski. Sipas Ligjit për procedurë penale kjo kërkesë u dorëzua te ne. Ne përgatitëm mendim se nuk jemi kundër që të lirohet nga paraburgimi dhe t’ shqiptohet masë tjetër. Këtë gjykata e pranoi. Unë jam kundër paraburgimit. Paraburgimi gjithmonë duhet të përdorur në minimum, në raste të arsyeshme, tha Janeva në emisionin e mbrëmshëm në TV Telma.

Nëse shihet videoja dhe nëse lexohet deklarata e transmetuar, do të shihet se ajo nuk është transmetuar në tërësi. Është hequr pjesa ku ajo thotë se vetëm parashtron kërkesë, ndërsa gjykata vendos.

TENTIM PËR NGACMIM POLITIK

Pastaj artikulli vazhdon me spine për gjoja motivimin politik të PSP-së gjatë kërkesave për paraburgim. Edhe këtu ka disa të pavërteta. Njëra nga ato është edhe fakti se Janeva ka kërkuar paraburgim më të gjatë për kryetarin e komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, mirëpo nuk është përmendur se bëhet fjalë për paraburgim shtëpiak. Poashtu, në teksti nuk  tregon se për pjesën më të madhe të të dyshuarve janë kërkuar masa alternative të sigurimit, siç është marrja e pasaportave e të ngjashme.

Një produkt i mirë gazetaresk do ta kishte edhe informatën se për dallim nga PSP-ja, Prokuroria themelore publike kërkon paraburgim në 90 për qind të rasteve.

E gjithë kjo e bën tekstin jopërmbajtësor dhe joobjektiv, që nuk guxon t’i ndodhë një produkti profesional. Nga ana tjetër, përsëri mungon pala e dytë, nuk ka mendim profesional. Marrë në përgjithësi, ky është një tekst i keq me prapavijë politike, që nuk e ka vendin në një medie profesionale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante

2 burime

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja