verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Joserioziteti i një teksti!

on 11 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Joserioziteti i një takimi…!”]

Derisa të gjithë ne po mundohemi ta ngrejmë gazetarinë në piedestalin e merituar, mbi politikën dhe në interes të qytetarëve, një pjesë e mediave me shkrimet e tyre vazhdojnë ta degradojnë profesionin dhe misionin. Kjo bëhet duke keqpërdorur pozitën dhe duke u fshehur pas tastierës, pa marrë asnjë përgjegjësi për shpifje, komente dhe vlerësime të ndryshme që nuk janë të pranueshme për gazetarët profesionistë.

joserioziteti-i-nje-takimi-tetova-sotLinku për te artikulli origjinal: Joserioziteti i një takimi…!

Data dhe koha e publikimit: 06.01.2017

Data e recensionit: 08.01.2017

Recensuese: Ferikan Iljazi

I tillë është rasti me këtë tekst të panënshkruar, i cili është ribotuar më pas nga disa media. Teksti origjinal është nga portali “Fol.mk”, por në pamundësi për ta vendosur origjinalin që është fshirë, do të recensojmë ribotimin në këtë portal, pasi që përmbajtja është e njëjtë, vetëm transmetuesi është tjetër.

Teksti është i paqartë dhe herë flet për politikën e brendshme, e herë për atë të jashtme. Nuk dihet nëse flet analisti ose flet gazetari, i cili ka njohuri për ngjarjet e njëpasnjëshme.

 “Ideja e unifikimit të spektrit politik shqiptarë rreth një platforme të përbashkët në Maqedoni, ishte  ide  fisnike dhe më se e qëlluar, që u ka munguar shqiptarëve të Maqedonisë për gati 25 vjet. Edhe pse fillimisht  u mirëprit nga shqiptarët, por me takimin e fundit në Prishtinë te Presidenti i kontestuar i Kosovës, i cili nuk ka mandat të shfaqet si figurë unifikuese, pasi që i njëjti  nuk arriti të përmbush këtë rol në  Kosovë për shkak të bojkotit të opozitës  me rastin e zgjedhjes së tij president sikur e zbeh këtë nismë fisnike”

Më pas, vazhdon komentimi i figurës së presidentit të Kosovës.

“Poashtu shqiptarët në Maqedoni e kanë kujtesën e freskët , ku mu në prag të zgjedhjeve ishte i njëjti President që u përzie në fushatë parazgjedhore me ca dekorata  jot të sinqerta që u ndajti disa politikanëve. Poashtu edhe qasja që ka pushteti I Kosovës ndaj problemeve të shumta me të cilat përballet  ky shtet, por edhe vdekja e mistershme në burg e Astrit Deharit  që është më prejardhje nga Maqedonia, e bëjnë që  Thaçi të mos gëzoj imazh të mirë tek shqiptarët e Maqedonisë dhe kjo nuk I jep të drejtë atij që të shfrytëzoj krizën politike në Maqedoni për të përmirësuar imazhin  e tij  në rrënie  në Kosovë”

Këto janë shumë kualifikime dhe komente serioze për të dalë nga goja, ose në këtë rast dora e një gazetari, i cili duhet të ketë qasje të paanshme. Secili prej nesh mund të ketë qëndrim dhe mendim për politikat e dikujt, por ato asnjëherë nuk duhet të jenë pjesë e teksteve tona që kanë për qëllim informimin e publikut. Teksti shkon shumë larg, duke kritikuar dhe ofenduar madje dy krerë shtetërorë, presidentin e Kosovës dhe kryeministrin e Shqipërisë, për shkak të tentativave të tyre për të bashkuar partitë shqiptare në Maqedoni.  Në përmbajtje bëhen rezil udhëheqësit e këtyre dy shteteve, e për ta bërë këtë, duhet pasur arsye dhe dëshmi të forta, e jo arsyeja të jetë emocioni apo mendimi personal i gazetarit.

“Nga ana tjetër edhe qasja e disa  liderëve politik shqiptarë të Maqedonisë duhej të ishte ndryshe, sepse ata mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejt për zhvillimet në vend. Me sjelljet e tyre infantile, të papërgjegjshme duke refuzuar të ulen  bashkë në një tryez bisedimesh  me liderë tjerë në Maqedoni, ata harrojnë se  edhe ata  mbajnë  po të njëjtat përgjegjësi për  shqiptarët. Ndërkohë  gatishmëria e tyre për tu ulur bashkë në Tiranë dhe Prishtinë tregon  edhe njëherë naivitetin dhe papjekurinë politike të këtyre liderve që padashje involvojnë edhe politikat  zyrtare të dy shteteve shqiptare në krizën e brendshme politike të  Maqedonisë që e krijuan të tjerët”

Tani edhe unë jam në hamendje. Nuk e kuptoj kritikën ndaj ndonjë politikani, pavarësisht simpatisë ose mos simpatisë që e gëzon në shtetin e tij amë. Si duket, i kemi rregulluar punët në oborrin tonë, e tani na kanë mbetur të merremi edhe më atë të fqiut.

“Nga kjo përgjegjegjësi  për takimin e fundit në Prishtinë nuk mund të amnistohen edhe liderë të tjerë ,mbase edhe më të vegjël sipas verdiktit të 11 dhjetorit. Edhe pse ndoshta mund të jenë më meritorët e  përpjekjeve  për bashkërendim të aktiviteteve për tu ulur bashkë në një tryez në Maqedoni , por të ulesh bashkë me njeriun që dje  në mënyrë  jodemokratike,  nën tymin e gazit lotësjellës u zgjodh president, të ulesh bashkë me njeriun që në prag të zgjedhjeve ndan dekorata me qëllim për të shpëtuar ca koka politikanësh që prej kohe duhej të ishin  pjesë e historisë   dhe sot ti thiresh të njëjtit  në takim është sikur  ta amnestosh dhe ti japish atributin e unifikuesit  dhe se  padyshim që është një veprim jo i  menduar mirë, dhe jo korrekt për hirë  të atyre djemve që edhe me gaz lotësjellës u munduan  të mbrojnë demokracinë te shqiptarët./FOl.mk/”

Duhet patur shumë kujdes kur flitet për ndonjë shtet ose lider të ndonjë vendi tjetër. Besoj që është shumë më e lehtë të kritikosh liderët e huaj, se sa ata me të cilët ndan territorin e njëjtë, por kjo nuk duhet të merret si përparësi dhe të keqpërdoret. Një rikujtim për atë se çfarë duhet të bëjë një gazetar profesionist.

Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë.

  • Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

  • Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike

  • Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)

  • Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për larjen e hesapeve me persona të ndryshëm, përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

 

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja