Jupiteri është fajtor për tërmetet
Published in Recensione
on 19 - 09 - 2016 Author: Ана АнастасовскаProdukti gazetaresk që i nënshtrohet këtij recensioni, në faktë është fotolajm nga një status në rrjetin social Facebook, që është shkruar nga një profil i panjohur. Statusi ka të bëjë me shkakun e pretenduar për tërmetet në Shkup, që është temë aktuale edhe e nxehtë, e cila i tronditi shkupjanët.
Linku deri te artikulli origjinal: Më në fund arriti sqarimi logjik për tërmetet
Data dhe koha e publikimit: 13.09.2016
Data e recensionit: 17.09.2016
Recensuese: Аna Аnastasovska
Lajmi përmban sqarim për atë se pse në Shkup ka pasur tërmete, duke iu referuar dofarë shenjash dhe dukurish astrologjike.
Si e para, ajo që është e paqartë është burimi i informatës, gjegjësisht kush e shkruan dhe kush e thotë këtë. Pastaj është e paqartë se si ka mundësi që një medie të lejojë të promovojë parashikime astrologjike si fakte për një dukuri të fatkeqësisë natyrore? A ka lidhshmëri shkencore, a ka fakte dhe argumente për këtë? Nëse ka, ato duhet të prezantohen.
Të thuhet se ky është sqarim logjik i tërmeteve është shumë joserioze dhe joprofesionale nga aspekti gazetaresk. Detyrë e medies është ta informojë lexuesin dhe me këtë rast të përdorë deklaratat të sigurta dhe të verifikuara, e jo të t’i referohet ndonjë statusi nga një profil i panjohur në Facebook dhe kjo të plasoget si relevante.
Krejtësisht tjetër do të ishte fotografia në qoftë se fjala logjike do të vëndohej në thonjëza.Teksti i këtillë meriton një titull më ndryshe: “Më në fund erdhi sqarimi “logjik” për tërmetet”. Në fund do të mund të shtohej edhe një smajli.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
nuk aplikohet