“Kamarieri” e solli porosinë – reklamë
Published in Recensione
on 28 - 03 - 2016 Author: Зоран Бојаровски[Recension: Gruevski favorizohet nga njëra nga të përditshme me tirazh më të madh në SHBA]
Dy fakte të pamohueshme e fillojnë dhe e përfundojnë këtë recension. Si e para, fakti se ky tekst është publikuar në faqen “Opinion”, që shihet në këndin e djathtë të epërm të printscreen-it që është publikuar në gazetën ku është transmetuar ky mendim. Si e dyta, faketi se Jason Katz, аutori i këtij mendimi, nuk është i punësuar në “Washington Time”. Jason Katz është drejtor i kompanis për marrëdhënie me publikun “Tool Shed Group”, еkspert për komunikime strategjike dhe këshilltar politik dhe ish-drejtor ekzekutiv ër marrëdhënie me publikun i Komitetit amerikano-hebre.
E gjithë kjo është shkruar në vërejtjen në fund të tekstit, mendimi i Katz-it për situatën politike, publikuar në “Washington Post”.
“Washington Post” nuk e lëshon mundësinë që ta publikojë këtë për shkak se kjo është praktikë e zanokshme me të cilën redaksia e gazetës mbrohet nga që mendimi i dikujt të mos identifikohet si qëndrim i tyre.
Përndryshe, gazetat që kujdesen për standardet dhe etikën profesionale, u kushtojnë kujdes edhe këtyre detajeve: Në rubrikën “Opinion” shumë qartë janë sshënuar gazetarët e “Washington Post”-it dhe të tjerët. Pranë autorëve që i takojnë redaksisë detyrimisht qëndron emri i autorit dhe emri i gazetës, ndërsa te të tjerët qëndron vetëm emri.
Kuptohet, kështu është në vendet normale, ku respektohen dhe ku praktikohen standardet profesionale dhe etike të gazetarisë.
Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski favorizohet nga njëra nga të përditshme me tirazh më të madh në SHBA
Data dhe koha e publikimit: 22.03.2016, 17:35
Data e recensionit: 25.03.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
FOTOGRAFI E RREJSHME
Publikimi i këtij mendimi te ne, aspak nuk i respekton këto standarde. Në asnjë vend nga teksti i transmetuar nuk theksohet se bëhet fjalë për mendim të një njohësie të marrëdhënieve me publikun, e as, se autori nuk është pjesë e “Washington Post”-it.
Kini kujdes! Në tekstin e transmetuar, në intervenimet e redaksisë, nuk përmendet as emri i autorit!
Kjo heshtet me një qëllim të vetëm – të krijohet fotografi e rrejshme se një gazetë amerikane e mbështet dhe e favorizon liderin e partisë në pushtet.
Edhe më tepër. Në rastin konkret shkohet edhe një hap më tutje në falsifikimin e natyrës origjinale të këtij teksti – se është vetëm mendim i një “kamarieri – reklamë” dhe me mbititullin e spinon tekstin në një drejtim absolutisht të paqëndrueshëm. Mbititulli thot:
“Uashingtoni u fut në garën zgjedhore në Maqedoni”
Kjo nuk është në rregull, përkundrazi është veprim tendencioz dhe i anshëm. Për shkak se kur thoni “Uashingtoni”, kjo është një shprehje e zakonshme që duhet të identifikojë se autoritetet e SHBA-ve qëndrojnë prapa këtij qëndrimi. Kjo, në këtë rast, absolutisht nuk është e vërtetë.
Në fund, vetëm mund të thuhet se mund t’i “falet” “kamarierit-reklamë”, për shkak se kjo është puna tij – ta sjellë porosinë. Mirëpo, gjithsesi, nga aspekti i etikës profesionale gazetareske, si dhe nga aspekti i kulturës politike, ky vepri është – i pafalshëm.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
nuk ka
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e