verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Keqinterpretim dhe qasje tendencioze!

on 2 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Avokati Naser Raufi pranon se grupi i Lagjes së Trimave mund të ketë marrë 2 milion euro!?]

Enigmat nuk zgjidhen duke supozuar dhe duke keqinterpretuar deklarata. Aq më tepër, një gjë e tillë është e palejueshme në gazetari, derisa burimet dhe citatet nuk janë ekskluzive për redaksinë, por të njëjtat merren, përkthehen dhe përshtaten nga një medium tjetër dhe në gjuhë tjetër.

Lajmi që po recensojmë nuk është i vërtetë. Autori, duke keqinterpretuar deklaratën e avokatit Naser Raufi, shpif në kurriz të tij – për klientët e tij.

Ndonëse deri në një kohë ishte gjithcka enigmatike lidhur me personat që e nisën incidentin e 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë që përfundoi me disa viktima nga të dyja palët, grupin e armatosur si dhe forcat policore njofton Zhurnal.
Në një intervistë të fundit dhënë për Makfax, avokati mbrojtës i grupit të Lagjes së Trimave, z. Naser Raufi mes tjerave përgjigjet se si grupi i armatosur mund të ketë marrë para për organizimin e këtij akcioni.

raufi_tetova1_lagja-e-trimave2Linku deri te artikulli origjinal: Avokati Naser Raufi pranon se grupi i Lagjes së Trimave mund të ketë marrë 2 milion euro!?
Data dhe koha e publikimit: 29.10.2016
Data e recensionit: 30.10.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Edhe pse në tekst nuk ka stil gazetaresk dhe renditje profesionale të lajmit,  është gjetur mundësia për të shpifur dhe keqinterpretuar për çështjen për të cilën informon ai. Në fakt, avokatit Raufi prononcohet për shifrat milionëshe, por nuk ka pranuar ose mohuar një gjë të tillë. Kjo vërtetohet edhe në përgjigjen e tij, por edhe në qëndrimin e tij në mediumin që ka siguruar deklaratën ekskluzive të Raufit. Raufi, duke u bazuar në materialet që i posedon si palë mbrojtëse ka deklaruar se: “nuk besoj së është realizuar aksioni për interesa materiale”.

Në paragrafin që vijon, vazhdon qëndrimi i Raufit, i cili shton se nuk përjashton mundësinë që dy protagonistët më të përfolur të Grupit të Kumanovës të kenë pasur interes, por kjo nuk nënkupton se ai ka pranuar që klientët e tij kanë marrë ashtu siç pretendon autori, dy milion euro.

A ka dëshmi se grupit i janë paguar dy milion euro për aksionin ashtu si thuhej?

Si dëshmi materiale nuk ka ndonjë gjë por verbalisht thuhet se po, kemi propozuar edhe dëhsmitarë por unë nuk besoj se është realizuar aksioni për interesa materiale, nuk e mohoj mundësinë që komandant Nato dhe Beg Rizaj të kenë marë para derisa për tjerët nuk është thënë se kanë marë para, ka deklaruar kështu avokati Raufi në intervistën e tij të fundit, transmeton Zhurnal.

Në raste të tilla, gazetari është i obliguar të ketë parasysh ngjarjen dhe të jetë në rrjedha me të. Dy personat që përmenden nga Raufi, nuk janë pjesë e lëndës dhe tashmë janë të ndjerë. Bazuar në këtë realitet, lajmi nuk mund të bëhet se të njëjtit kanë qenë të paguar pa pasur dëshmi të fuqishm, por edhe po të ishte rasti i tillë, qëndrimi i Raufit pa prova përfaqëson vetëm një supozim apo mendim të njërës prej palëve, ngase tashmë viktimat nuk ka logjikë të përfaqësohen nga Raufi në proces gjyqësor.

Sidoqoftë, ajo që lajmi nuk ka strukturë, qëndrime zyrtare, burime autentike dhe sfond, dëshmon se teksti nuk është në rrjedha me zhvillimet, faktet dhe aktualitetin. Anësh faktit se për një tekst të mirëfilltë, i nevojshëm do të ishte edhe një sfond që do të shpjegonte informatat kryesore rreth përleshjes të grupit Kumanovës me policinë e Maqedonisë, viktimat, të arrestuarit dhe dëmet materiale.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri komerciale, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja