verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Keqpërdorim i medieve për korrespondencë personale dhe për ofendime

on 26 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Навредите во медиумскиот дискурс смее да се најдат само за илустрација што е то што не чини. Фото: Викимедија
Ofendimet në diskursin mediatik mund të përdoren vetëm për ilustrim për atë që nuk është e mirë. Foto: Wikimedia

Në medie më së paku ka vend për përdorimin e shprehjeve vulgare, ofendimeve, sharjeve, gjegjësisht të gjuhës që është e pahijshme për t’u konsumuar nga publiku, mirëpo për fat të keq, pikërisht ajo përdoret shumë në televizione në të ashtuquajturat show-e, emisione debative, e gjithnjë e më e pranishme është edhe në hapësirën mediatike në internet. Atje pothuajse edhe nuk vlen asnjë rregul dhe shumë pak respektohen standardet e profesionit.

Shkruan: Silvana Zhezhova

Gazetarët nëpërmjet medieve plasojnë informata që janë me interes të përgjithshëm për publikun dhe të cilat informojnë për gjendje të caktuara shoqërore, në bazë të të cilave qytetarët do ta ndërtojnë pikëpamjen, qëndrimin e tyre (jo)kritik për to. Në medie më së paku ka vend për përdorimin e shprehjeve vulgare, ofendimeve, sharjeve, gjegjësisht të gjuhës që është e pahijshme për t’u konsumuar nga publiku, mirëpo për fat të keq, pikërisht ajo përdoret shumë në televizione në të ashtuquajturat show-e, emisione debative, e gjithnjë e më e pranishme është edhe në hapësirën mediatike në internet. Atje pothuajse edhe nuk vlen asnjë rregul dhe shumë pak respektohen standardet e profesionit. Portalet në internet janë të ashtuquajtura thatësira, ku nuk vlejnë Kodi dhe etika e gazetarëve.

Shembull për atë se si nuk duhet të komunikohet nëpërmjet medieve ishte korrespondenca ndërmjet drejtorit të Arkivit shtetëror të Maqedonisë, Filip Petroskit, dhe gazetarit Rubin Ivanovski. Korrespondenca u zhvillua nëpërmjet portaleve “Puls” dhe “Naroden gllas”, dhe në të u përdor gjuhë ofenduese, vulgarizma dhe fjalor i pahijshëm. Në këtë rast bëhet fjalë për keqpërdorim të medieve, për ofendime të ndërsjella personale nga të cilat publiku nuk ka asnjë dobi dhe nevojë që t’i konsumojë.

“Ku është tani censura, pse një psikopati të këtillë si Rubin Ivanoski i lejohet hapësirë mediatike, pse kjo nuk sanksionohet nga askush. Dëshpërim dhe panik në radhtë e LSDM-së dhe SOROS-it, rejting i zvogëluar për shkak të protetave të dhunshme dhe shkatërrimit të përmendoreve.”

Ja një shembull eklatant për shkeljen e udhëzimeve dhe rekomandimeve të nenit 11 të Kodit të gazetarëve, të janë përcjellë në Doracakun për etikë në gazetari (fq. 22), ku thuhet se “Gjuha e gazetarit gjithëherë duhet të jetë e matur dhe neutrale, kundrejt asaj që ofron konkluzione dhe gjykime të gatshme, dhe që është, ose që kufizohet me gjuhën e urrejtjes. Çdoherë duhet të shmangen shprehjet që përmbajnë konotacione shoveniste, seksiste ose konotacione të tjera diskriminuese”.

“P..dhi i kalbur, th…si i përhershëm për funksione drejtori në qeverinë e VMRO-DPMNE-së, bën thirrje për likuidime fizike dhe kundër-protesta.”

POTENCIAL VULGAR PËR GJUHË TË URREJTJES

Sipas profesorit të etikës mediatike dhe etikës në gazetari, prof. dr. Dejan Donev, përdorimi i gjuhës ofenduese, e në veçanti i gjuhës vulgare, në hapësirën publike është më se i dukshëm dhe i pashije. Ai konsideron se kjo është e theksuar veçanërisht në epokën digjitale, kur në dispozicion e kemi internetin, mediet e reja dhe platformat e ndryshme për komunikim, ekzistimi dhe funksionimi i të cilave është shumë pak i rregulluar meligj, e moralisht ia lënë spontanitetit, madje edhe pa u paralajmëruar fare standardizimi etik.

“Bëhet fjalë për fenomen i cili ka qenë, akoma është, e edhe më tutje do të jetë shprehje e paturpësisë, për shkak se shkon nën nivelin e skemës së pranuar shoqërore për komunikim, ose thënë në mënyrë aristoteliane, shprehje për diçka që është atipike për racën njerëzore, për shkak se ajo në vete e ka potencialin e mendjes dhe të arsyes dhe shprehet nëpërmjet tyre, me çka edhe bëhet dallimi ndërmjet njeriut dhe botës tjetër që nuk e ka këtë mundësi për t’u shprehur”, thotë Donevi.

Fakti se komunikimi bie nën nivelin e asaj që është e hijshme, sipas tij, flet për mundësitë intelektuale të atyre që marrin pjesë në komunikim, për kapacitetin e përdorimit të logosit të tyre.

“Ndoshta edhe për këtë arye ky lloj i të folurit futet në kategorinë e “të folurit privat”, për shkak se shkallën e civilizimit nuk ka nevojë ta dijë edhe publiku, për shkak se është ofendues për të, kur jeni pjesë e saj”, shton Donevi.

Në fakt, përdorimi i gjuhës vulgare në komunikimin publik, sipas Donevit, ka potencial për zhvillimin e formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes.

“Nëpërmjet ofendimit që shprehet dhe i drejtohet tjetrit, nuk merren karakteristikat njerëzore të tij, por “gërmohet” nëpër jetën e tij, punën, lidhjet me rrethin, që ai të prezantohet si “i dëmshëm” për shoqërinë. Kjo shkakton revoltë dhe bën thirrje për përdorimin plotësues të gjuhës së njëjtë, i cili tani përfshin edhe forma të tjera të gjuhës së urrejtjes, si vegël për zhvillimin e formave të ndryshme të diskriminimit, të cilat kur shprehen duke i përdorur mediet, me kalimin e kohës bëhen klishe, formë për zhvillimin e subkulturës, e cil shpejt “ngjitet” në gjuhën e përditshhem dhe bëhet formë e komunikimit”, sqaron Donevi.

DISKRIMINIM MBI BAZA TË NDRYSHME

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit për etikë në medie në Maqedonis, Мarina Tuneva, konsideron se përdorimi i fjalorit “ofansiv” ose vulgar në raportimin gazetaresk shpeshherë kufizohet me ose çon në diskriminim mbi baza të ndryshme.

“Këtu mund të numërohet edhe përdorimi i termeve pezhorative për sëmundje, përdorimi i emrave me kuptim të dyfishtë, përdorimi i fjalëve fetare në kombiminim me fjalë të tjera me domethënie ofenduese. Fjalori i tillë është edhe më pak i pranueshëm kur përdoret në mënyrë agresive, i orientuar kundër ndonjë individi ose për ta nënçmuar ndonjë individ ose grup”, thotë Tuneva.

Sipas saj, fjalori potencialisht diskriminues  pranohet në qoftë se është me rëndësi thelbësore për storjen gazetareske, e veçanërisht në qoftë se qëllimi është të edukohet publiku ose të demonstrohet ndikimi negativ i ndonjë dukurie, sjelljeje, dhe gjithsesi, në demokraci funksionale.

“Në qoftë se redaksia insiston ose vlerëson se nevojitet një fjalor i tillë, ajo duhet ta shtrojë edhe çështjen se cili është toni dhe konteksti që e krijon produkti gazetaresk. Duhet kuptuar qartë se cili është qëllimi i redaksisë. Dhe, gjithsesi, kur ka gjasa që materiali i tillë të shkaktojë ofendime, shtrohet nevoja për paralajmërim të qartë për atë që pason. Poashtu, e gjithë ajo që është joadekuate për moshën e caktuar duhet të shënohet si e tillë”, konsideron Tuneva.

Ajo thekson se përdorimi i fjalorit vulgar, megjithatë, duhet të minimizohet dhe të bëhet vlerësim shumë i kujdesshëm se publikimi i materialit të tillë sjell më shumë dobi në përmbushjen e interesit publik se sa dëmet që i shkakton mbi publikun, duke e përfshirë edhe vetë medien.

“Publiku zakonisht është kundër përdorimit të të gjitha llojeve të fjalorit vullgar, edhe pse ndoshta ka edhe disa që besojnë se termet e tilla mund të përdoren në qoftë se janë në përputhje me pritjet e publikut”, sqaron ajo.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja