verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Keqpërdorimi i fëmijëve duhet të kritikohet, e jo të glorifikohet

on 14 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension : VIDEO: Ahmetin në Kumanovë e shoqëruan fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së]

Siç theksuam në recensionin për keqpërdorimin e fëmijëve në fushatë zgjedhore nga ana e Lëvizjes Besa, rast të cilin e denoncoi portali “TetovaSot”, do të japim edhe një shembull të keqpërdorimit të fëmijëve në gjatë fushatës, por që autori i këtij lajmi nuk e ka parë aq të dëmshme. Dy raste thuajse të njëjta, por dy qasje të ndryshme. Krejtësisht të ndryshme.

video-ahmetin-ne-kumanove-e-shoqeruan-femijet-e-deshmoreve-te-uck-seLinku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Ahmetin në Kumanovë e shoqëruan fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së

Data dhe koha e publikimit: 03.12.2016
Data e recensionit: 05.12.2016
Recensuese: Ferikan Iljazi

Në këtë tekst prezantohet si krenari, gjest i mirë dhe arritje të sillen fëmijët e dëshmorëve në tubim partiak, edhe pse kjo është e ndaluar me ligje si dhe me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.

“Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, të shtunën pati një pritje madhështore nga shqiptarët e Kumanovës me rrethinë. Me këtë ranë në ujë të gjitha spekulimet dhe dezinformatat e vazhdueshme të disa portaleve dhe mediave joserioze, të cilat duke u përgatitur nëpër kuzhinat antishqiptare, vjellin helm e vrerë kundër simbolit të qëndresës shqiptare në Maqedoni, njofton Zhurnal.mk”

Meqë autori ia lejon vetes kolegët e tij t’i quajë joseriozë, ku është serioziteti i atij që e quan një parti politike “simbol i qëndresës së popullit shqiptar” ose që jep konstatime subjektive dhe glorifikon pritjen e kësaj partie në Kumanovë? Është megafon partie ose gazetar?

“Në mes të Kumanovës, lideri Ahmeti gjatë gjithë kohës u shoqërua nga fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, të cilët tani po shkollohen në gjuhën amtare, po punësohen, dhe si e gjithë rinia shqiptare në Maqedoni, po i shfrytëzojnë frytet e luftës çlirimtare të vitit 2001. Jo rastësisht, edhe lista e kandidatëve për deputetë të zonës numër 2, ku bie Kumanova, Likova, Haraçina, Çairi, etj., udhëhiqet nga njëri ndër luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, Ejup Alimi, kurse në listë gjendet edhe djali i dëshmorit të kombit, Abaz Beqiri, i riu Fuat Beqiri, i cili ka deklaruar se amaneti i babait të tij dalëngadalë po realizohet”

Të bëjnë të rrënqethesh këto tekste të glorifikimit. Edhe po të jetë kumtesë partiake, nuk i ka hije ky stil, e aq më pak kur del si produkt i një redaksie për qëllime informative.

Ja edhe perla e radhës. Ahmeti dhe BDI na qenkan forcat e vetme, vendimtarët që do të caktojnë se në cilin drejtim do të ecë Maqedonia. Si do të argumentohet kjo?

“Ahmeti nga Kumanova përcolli porosinë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në kauzën e tij kombëtare, meqë BDI do të jetë forca vendimtare politike, e cila pas 11 dhjetorit do të përcaktojë kahjet se në ç’drejtim do të ecë Maqedonia”

Edhe ai që ka njohuri elementare për politikën e bën dallimin mes blofit, dëshirave dhe realitetit.

13.
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.
14.
Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.
Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.
KODEKSI I GAZETARËVE TË MAQEDONISË


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

Keqpërdorim të fëmijëve

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja