verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Këshilli për etikë e dënon sulmin fizik, kërkon përgjegjësi nga Peshevski

on 16 - 07 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Këshilli për etikë në media i Maqedonisë e dënon ashpër sulmin fizik të zëvendëskryeministrit Vlladimir Pesheski mbi pronarin dhe redaktorin e portalit në internet Maktel, Sashe Ivanovski.

Në komunikatën e publikuar më 16 qershor 2015, Këshilli thekson:

Si organ që është përgjegjës për vendosjen e procesit të vetërregullimit në mediat e Maqedonisë, duke u angazhuar për shkallë sa më të lartë të përgjegjësisë te gazetarët dhe për respektim të standardeve gazetareske në raportimin e tyre, pyesim – si mund të zbatohen ato në një shoqëri në të cilën bartësit e funksioneve publike sulmojnë fizikisht për shkak të pyetjes së parashtruar!?

Që të mund të pritet që gazetarët të jenë maksimalisht profesionistë dhe etikë në raportimin e tyre, absolutisht duhet të ketë klimë demokratike në të cilën funksionarët do ta kenë të qartë faktin se harxhojnë para publike dhe se e kanë për obligim të japin llogari para publikut.

Presim që z. Peshevski të japë dorëheqje si akt i marrjes së përgjegjësisë dhe si virtyt i sjelljes demokratike.

Abonohuni për lajmet më të reja