verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Këshilli për etikë: “Vest”-i manipulon dhe e shtrembëron të vërtetën

on 30 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
FireShot Screen Capture #085 - 'Совет за етика_ „Вест“ манипулира и ја извртува вистината I Meta_mk' - meta_mk_sovet-za-etika-vest-manipulira-i-ja-izv
Titulli që shkaktoi reagime të fuqishme. Foto: screenshot
Shkup, 29 mars, 2016 – 12:56 (META) 

Këshilli për etikë në medie reagon ashpër për “raportimin tendencioz” të dis medieve rreth fjalimit të djeshëm të prokurores Fatime Fetai, në konferencën për shtyp të organizuar nga Prokuroria speciale publike.

Nga Këshilli për etikë thonë se në mënyrë të veçantë i dënojnë pohimet në faqen e parë të botimit të sotëm të gazetës së përditshme “Vest” dhe se tentimet për manipulim dhe shtrembërim të së vërtetës janë të qarta, ndërsa ngjarja e djeshme dhe fjalimi i prokurores kornizohen në mënyrë të gabuar dhe në kontekst të gabuar.

Kryeredaktor i gazetës, prej para do kohësh është Goran Petreski, i cili në këtë gazetë edhe nga pozita e redaktorit në redaksinë informative të shërbimit publik radiodifuziv.

“Raportimi i tillë mund të shkaktojë urrejtje në bazë etnike dhe qëndrime dhe sjellje diskriminuese ndaj popullatës, ndërsa medien ta paraqesë si bartës të paragjykimeve të tilla dhe të krijoj bindje të gabuara te publiku. Kjo është në kundërshtim edhe me nenin 8 të Kodit të gazetaëve, i cili, në mes tjerash, thotë se ’mënyra e informimit në procedurat gjyqësore duhet të jetë i lirë nga senzacionalizmi’, pastaj me nenin 10 të Kodit, sipas të cilit, ’gazetari nuk do të nxisë diskriminim mbi çfarëdo lloj baze, duke e përfshirë edhe atë nacionale’. Përkujtojmë se “Vest”-i është nënshkrues i Kartës për raportim etik, ku, në mes tjerash, është shënuar edhe parimi i respektimit dhe tolerancës, që nënkupton respektim të dinjitetit, autoritetit, të drejtave dhe integritetit personal të individëve gjatë informimit të publikut. Меdia në raportimin e saj nuk do të shërbehet me stereotipe, paragjykime dhe nënçmim në çfarëdo lloj baze dhe nuk do të shërbehet me gjuhën e urrejtjes”, shkruan në reagimin e Këshillit për etikë.

Në reagim, Këshilli përkujton se mediet janë të obliguara që të informojnë saktë dhe në mënyrë të vërtetë, t’u përmbahen standardeve të ndershmërisë në raportim dhe gjuha e gazetarëve gjithmonë duhet jetë e matur dhe neutrale, kundrejt asaj që ofron përfundime dhe gjykime të gatshme.

“Komisioni për ankesa në kuadër të KEMM-së punon edhe në raste të tjera të raportimit jokorrekt dhe shkeljes së Kartës në lidhje me këtë ngjarje”, thuhet në reagim.

Abonohuni për lajmet më të reja