Kjo është gazetari e LSDM-së! E cila është e VMRO-së?
Published in Recensione
on 29 - 10 - 2015 Author: Ана Анастасовска[Recension: Edhe Telma sikurse Zaevi, pas shuplakës izraelite, mori edhe një evropiane]
Ky është një tekst jashtëzakonisht i anshëm dhe politikisht i motivuar, i cili duket sikur ka dalë nga kuzhina e ndonjë partie politike, e jo nga kuzhina gazetareske.
Linku deri te artikulli origjinal: Edhe Telma sikurse Zaevi, pas shuplakës izraelite, mori edhe një evropiane
Data dhe koha e publikimit: 21.10.2015
Data e recensionit: 26.10.2015
Recensues: Аna Anastasovska
Ky artikull në fillim duket sikur një raport normal gazetaresk. Mirëpo, pas paragrafit të dytë, raporti i këtillë, nga një tekst gazetaresk shndërrohet në komunikatë partiake.
Ky është një ofsajd i ri për gazetarinë e LSDM-së në Telma, e cila pasi javën e kaluar ishte e përfshirë në skandalin diplomatik të Zaevit duke i transmetuar të pavërtetat për takimet në Izrael, përsëri në shërbim të LSDM-së plason gënjeshtra të reja.
Televizioni Telma paska punuar në shërbim të LSDM-së dhe paska përdorur njëfarë gazetarie të LSDM-së. Sigurisht ky është ndonjë term i ri në gazetari, për shkak se deri tani nuk kemi dëgjuar për një zhanr të këtillë. Prandaj, bëhet e qartë se cili është qëllimi i tekstit. E ai me siguri nuk është transmetimi i lajmit, por sulmi mbi një medie tjetër, pa asnjë fakt dhe dëshmi, por thjesht duke u shërbyer me manipulime.
Televizioni nëpërmjet një teksti skandaloz gazetaresk me titull “Në vend të Gruevskit, Ivanovi në Samitin e Brukselit” plason gënjeshtra të reja dhe konstruksione të porositura drejtpërdrejt nga LSDM-ja për njëfarë pakënaqësie dhe revolti të kryetarit të KE-së, Zhan Klod Junker, nga shtyrja e afateve për plotësimin e obligimeve nga Marrëveshja e Përzhinos.
Këtu autori aludon në njëfarë teksti skandaloz, mirëpo ka harruar të vëndojë link deri tek ai, që lexuesi vetë të mund ta lexojë dhe të vlerësojë se a bëhet fjalë me të vërtetë për skandal. Në vend të informatës, gazetari këtu shërbehet me instrumentin e bindjes në atë që ai e mendon. Poashtu, nuk ka dëshmi se a është porositur me të vërtetë teksti nga LSDM-ja. Kur autori e thekson këtë, ka mundur të kërkojë qëndrim nga kryeredaktori i televizionit, ose nga LSDM-ja.
Nga Qeveria dolën me komunikatë zyrtare ku thuhet se kryeministri nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në takimet e organizuara nga ana e Junkerit të dielën, për shkak të vizitës së planifikuar dhe të organizuar që më parë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të jetës politike dhe ekonomike të vendit.
Më poshtë, gjithsesi, është transmetuar komunikata e qeverisë, mirëpo teksti i Telmës akoma nuk është i linkuar, e as që është cituar diçka prej tij. Domethënë, në këtë rast kemi sulm mbi një medie për një tekst për të cilin nuk e kemi idenë se çka përmban. Mirëpo, e kemi demantin e qeverisë për të, dhe gjithsesi, komentin e autorit anonim i cili e ka sulmuar kolegun e tij pa asnjë dëshmi të ofruar. Me këtë rast, është shfrytëzuar fjalor i cili duket sikur ka dalë nga kuzhina e partisë në pushtet.
Ky artikull është politkisht i anshëm, jogjithëpërfshirës dhe joobjektiv dhe ka një qëllim të vetëm – sulm mbi televizionin Telma me çdo kusht dhe përpjekje që ky televizion të etiketohet si i LSDM-së.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e