verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Koha kur bloguesit u bënë kolumnistë

on 30 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

Për të shkruarit serioz – platforma e re e bllogut Medium, e përshtatur për desktop dhe pajisje celulare, e thjeshtë për të punuar me të, ofron mundësi që teksti i shkruar edhe të dëgjohet me shtypjen e vetëm një butoni. Foto: medium.com, screenshot
Për të shkruarit serioz – platforma e re e bllogut Medium, e përshtatur për desktop dhe pajisje celulare, e thjeshtë për të punuar me të, ofron mundësi që teksti i shkruar edhe të dëgjohet me shtypjen e vetëm një butoni. Foto: medium.com, screenshot

Nëse bllogerët, do të ishin revolucioni i ri i mendimit të lirë, ata tani sërish e krijojnë vendin e tyre, duke hyrë si komentues standard relativ në mejnstrim mediumet. Ky kalim përputhet me lëvizjet e reja shoqërore te ne, nëpërmjet kërkesave intensive për demokraci në shoqëri dhe me faktin se kemi një skenë jo të balancuar mediale, ku opozita të paktën e mban kryesisht më cilësore internet – skenën.

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Nëse i kërkojmë gjërat, sipas të cilave do ta kalojmë periudhën dhjetor 2012-korrik 2015, periudhë e cila ende nuk e dërguar tërë inovacionin e vet në fushën e mediumeve dhe të adresimit publik të intelektualëve, kjo kuptohet është kalim i kufirit të bllogerëve të cilët aktualisht janë shkruesit e njohur të titujve në mediumet trendi (mainestream mediumet) në vend. Shkrimet e tyre me kënaqësi u shndërruan në komente të lexuara, të publikuara në terminët relativisht standarde, pasi që e lëshuan intimitetin e bllogjeve të autorëve të tyre.

 

“MARRËVESHJA E RE SHOQËRORE”

Vetë koha e krijimit të këtij shtegu të transferimit të mendimit të shkruar, padyshim e ndiqte si paralele anti – historizmin, që tek ne sundoi pasi që pushteti aktual në tërësi e mposhti parlamentarizmin. Demokracia e pa-kokë, thjeshtë, në mënyrë instiktive nënkuptonte krijimin e mburojës shpirtërore, në të cilën u futën edhe shumë shkrues të tjerë, të cilët analitiken e tyre dhe dhuntinë për t’i kapur lëvizjet shoqërore e vendosën në istikamin e shumë pak fortifikimeve gazetareske, të cilat të “rraskapitura” financiarisht e nënshkruan “marrëveshjen shoqërore” të re: bllogerët do t’i ofrojnë shkrimet e tyre pa pagesë kryesisht në internet botimet e opozitës më të gjerë, kurse këta do të ofrojnë lidhje me publikun më të gjerë.

Në fakt, pothuajse të vetmit që i paguajnë komentuesit e vet janë mediumet pro-qeveritare, të cilët gjithmonë do të kenë para që të jenë tërheqës për botën intelektualëve, që për nga përkufizimi nuk është e domosdoshme të jenë nga profesioni i gazetarisë, por që shpesh pajtohen të hyjnë në makinerinë propaganduese të pushtetit. Mos harrojmë, se edhe kur mendimet e një pjese të atyre komentuesve nuk përputhen me ato të redaktorëve, në mediumet ku ata i publikojnë shkrimet e tyre, ata vetëm i shërbejnë pushtetit, për të treguar, ja, edhe te ne ka demokraci.

Intelektualët, të cilët i shprehin qëndrimet e opozitës janë në numër më të paktë nga ata “të anës tjetër”, por kjo ndodh për shkak të faktit se ato mendime edhe ashtu janë shumë pakë?!-siç do të na e shpjegonin këtë në shtabet propaganduese të pushtetit.

 

BARASPESHË NË SKENËN MEDIALE

Por, t’i kthehemi sërish “marrëveshjes shoqërore”. Analisti dhe komunikologut Sead Xhigal, pas vëzhgimit të gjendjes së mediumeve në vend për “Dojçe Vele”  thotë se “kriza e mediumeve në Maqedoni u riaktualizua për shkak të internetit, mediumeve sociale, por edhe bllogjeve si hapësirë alternative mediale, që duhet të mbuloj disa vrima ose ta vendos baraspeshën e skenës mediale.  Pra, sërish kemi një skenë relativisht aktive të bllogjeve, ku përveç një sërë autorësh të njohur dhe të dëshmuar, ka edhe disa bllogje të përbashkëta që bashkëpunojnë, rreptësishtë për temat e dhëna, të profilizuar sipas fushës, të cilët kontribuojnë në pluralizmin e internetit në Maqedoni”.

Në botë disa bllogjeve u bënë mediume trendi (“Huffington Post”), por te ne mjafton që u revolucionarizuan mendimi publik nëpërmjet bashkimit me gazetarët profesional, disa edhe emra vërtet të njohur të gazetarisë, të cilët kryesisht i kanë humbur mediumet e tyre klasike në kohen e represionit politik. Bashkimi i tyre e risocializoi fushën e bllogjeve, e bëri më të hapur, por edhe më të kujdesshëm, posaçërisht në mbajtjen e disa standardeve (gjuhën, stilin dhe ngjashëm), që supozohen edhe në gazetarinë klasike.

Nëse bllogerët, do të paraqisnin revolucionin e ri të mendimit të lirë, tani ata sërish e krijojnë vendin e tyre. Trendin e ringjalljes së skenës së bllogjeve e shpjegon Darko Buldioski, themelues i Qendrës për Mediumet e Reja /New Media MK.

 

FORMA E TEJKALUAR E VETSHPREHJES

“Varet nga cili kënd shikojmë-është në rënie (sferën e bllogjeve – sh.j.), kur bëhet fjalë për sasinë bllogjeve, por në raport me cilësinë, kjo çështje është e diskutueshme. Në të kaluarën, kur bllogu ishte formë e popullarizuar e vetshprehjes, vend ku duhej të jesh për të qenë “in”, sot janë rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”, kurse bllogjet janë shndërruar në forma më analitike dhe më e qëndrueshme e botimit të teksteve. Shumë blloger në fillim nisin të bllogojnë  për shkak të vetvetes. Bllogu i motivon të hulumtojnë fusha të caktuara të interesit”, thotë Bulldioski në deklaratën për “Dojçe Vele” (burimi u përmend më lartë).

 

“Një bllog ekziston në mediet kryesore, posaçërisht nëse ndonjëri nga portalet e njohur përcjellë një kolonë nga bllogu, shënim ose e parafrazon bllogun e ueb faqen e vetë, por publiku standard e bllogjeve nuk është e madhe. Duhet ta kemi parasysh se këto bllogje që aktualisht janë aktive më së shpeshti i kanë temat e veta dhe nuk publikojnë çdo ditë – më së shpeshti ato janë tekste serioze dhe të qëndrueshme, diçka që nuk është e mjaftueshme të mbijetoj në “Facebook”, vetëm tre orë ose 15 minuta në “Twitter””, thotë Darko Bulldioski. 

Nëse reflektojmë në këtë temë, për këtë “marrëveshje shoqërore”, ndërmjet gazetarisë dhe bllog-komunitetit, mbajnë tezat se në njëfarë mënyre një profesion me rregulla të rrepta dhe të ndërtuara edhe te ne “po bëhet amatore” ose termi më i saktë është “shoqërizohet” (ky term, ka pak ndikim nga Kardel-i), por njëkohësisht i përzgjedh personat që merren me bllogim, ku një pjesë e madhe e tyre mbeten pak të dukshëm, në nivelin e nëndheshëm, duke përdorur gjuhën e urrejtjes dhe ngjashëm, duke mbetur në baltën e bisedës primare “bisedë me vetveten”, ashtu siç edhe mund ta përkufizojmë bllogun.

 

TEKNIKAT MEDIALE KRIJUAN ÇILTËRSI

“Për herë të parë në histori, teknologjitë mediale dhe kanalet e emetimit të përmbajtjeve janë krejtësisht të hapura për bashkëpunimin global dhe në të njëjtën kohë në mënyrë efektive e ndërrojnë mënyrën se si njerëzit i këmbejnë porositë dhe sillen me njëri-tjetrin”, thotë prof. dr. Dona Kolar – Panov.

Sipas saj, i tërë vëllimi i risive sociale, shkrim-leximi i ri dhe çka është edhe më e rëndësishme, evolucioni i përkushtimit njerëzor në përdorimin e mjeteve të reja, kuptohet është revolucionarë.

“Në kohën e inovacioneve sociale, raportet janë valuta e re, kurse pjesëmarrja dhe bashkëpunimi po dëshmohen se lloj i ri i këmbimit të informacioneve. Këto janë kohëra, të cilat klasifikohen si kohëra të revolucionit të mediumeve (shoqërore) sociale (social media revolution), krejtësisht janë të ndara nga internet – revolucioni. Për herë të parë në histori, teknologjitë mediale dhe kanalet e emetimit të përmbajtjeve krejtësisht janë të hapura për bashkëpunimin global dhe në të njëjtën kohë në mënyrë efektive e ndërrojnë mënyrën se si njerëzit i këmbejnë porositë dhe sillen me njëri-tjetrin. Këto, po ashtu janë kohëra, kur mediumet e mëdha dhe shërbimet e tyre përcjellëse fillojnë të na dëgjojnë neve, njerëzit dhe t’i pranojnë e shkëmbejnë votat tona individuale dhe kolektive”,  thekson Dona Kolar – Panov.

Kjo, në fakt e preku atë që me kohë na ndodhi neve vitin e kaluar dhe po na ndodhë këtë vit në vëllim më të madh dhe kjo është një bashkim më i gjerë i rezistencës ndaj hierarkisë së vlerave të rrejshme në shoqëri, kur rezistenca përhapet te grupimet e ndryshme sociale paraprakisht pasive dhe ajo popullaritetin në rritje e përcjell edhe tek fenomeni i mediumeve të reja sociale (social media). Kjo është koha, thonë ekspertët, të thithjes së bisedave, angazhimit dhe formësimit të raporteve të reja dhe thirrje për veprim.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja