Komente politike nga goja e gazetarit
Published in Recensione
on 12 - 11 - 2015 Author: Ferikan Iljazi[Recension: Për çka shkoi Menduh Thaçi në Dollnen?!]
Teksti që po recensojmë ka kahje dhe komente politike, të cilat i ka bërë gazetari, duke shkelur çdo rregull, dhe normë në gazetari mbi të cilat shkruhet një informatë. Teksti qëndron në rubrikën e lajmit, mirëpo kryekëput ngjan në kumtesë partiake.
Linku deri te artikulli origjinal: Për çka shkoi Menduh Thaçi në Dollnen?!
Data dhe koha e publikimit: 09/11/2015
Data e recensionit: 09/11/2015
Recensuese: Ferikan Iljazi
Teksti në pamje të parë duket sikur është teknik. Vetëm informon mbi vizitën e kreut të PDSH-së në Dollnen. Por më pas vijojnë akuzat dhe komentet e gazetari i cili e ka vendosur veten në rolin e gardianit të partisë shqiptare në pushtet. Autori i tekstit madje e merr të drejtën të vlerësojë se pse e kanë humbur shqiptarët kryesimin e Komunës së Dollnetit e cila është e banuar me shumicë të etnitetit shqiptar.
“Kur jemi te çështja e Dollnenit, elektorati shqiptar ka një përvojë të hidhur, sepse humbja e kësaj komune, (duke iu dhuruar fitorja kandidatit të VMRO-së), erdhi pas refuzimit të PDSHsë për të mbështetur kandidatin e BDI-së. Partia e Ali Ahmetit BDI, atëherë alarmonte sidomos në votat në fshatin Cërnilishtë, (ku dhe ka realizuar vizitën Thaçi), votat që kishe marrë kandidati i VMRO-DPMNE-së nga ana e PDSHsë) në këtë fshat të pastër me shqiptarë e që ndikuan në rezultatin final”
Për më tepër, autori përmend edhe përmbajtje nga bisedat e përgjuara që u publikuan nga opozita, si dhe jep konstatime se partia shqiptare në opozitë, është në shërbim të partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE.
“Partia e Menduh Thaçit, atëherë më kot thoshte se akuzat për komunën e Dollnenit janë të pabaza, derisa ata ishin vënë në shërbim të VMRO-së, (si që u pa në pazarllëqet dhe bisedat që bën kreu i kësaj partie me shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov për Strumicën dhe Çairin shqiptar)”
Për të pasur bazë ky lajm, autori është dashur të bëjë një rezyme të asaj që ka premtuar apo folur Thaçi në këtë komunë. Të vlerësojë fjalimet e tij në bazë të argumenteve, dhe të demantojë në bazë të argumenteve. Në qoftë se autori ka pasur për qëllim që të delegjitimojë Thaçin, është dashur ti lejë vetë banorët të flasin se si e kanë pranuar ardhjen e tij, dhe a e shohin ata si shërbëtorë i partisë maqedonase në pushtet apo jo. Çdo fjalë me natyrë komenti, sado që të jetë e besueshme, kur del nga goja ose pena e gazetarit e humbet bojën.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante,
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim politik,
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e