verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Komente tendencioze dhe thashetheme të kamufluara si lajm

on 11 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Tahir a je ti? Fatmir… Fazli…]

Tendenca te mediat për të arritur deri te lajmet ekskluzive është e pranishme gjithmonë. Sigurimi i një eksluziviteti konsiderohet si sukses i madh në kuadër të punës së zakonshme te kompanitë mediatike. Mirëpo, eksluziviteti bart me vete edhe përgjegjësi më të madhe, dhe medoemos duhet të shoqërohet me elemente tjera shumë të rëndësishme – fakte, burime konkrete, si dhe verifikim.

[Recension: Tahir a je ti? Fatmir… Fazli…]Linku për te artikulli origjinal: Tahir a je ti? Fatmir… Fazli…

Data dhe koha e publikimit: 05.07.2016

Data e recensionit: 07.07.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Këtu lajmi posedon disa fotografi që flasin për një takim të disa aktivistëve politikë të njohur për opinionin publik. Dhe, në qoftë se këto foto kanë arritur deri në dorën e gazetarëve, atëherë mund të ketë indicie që bëhet fjalë për ndonjë takim të rëndësishëm të këtyre personave. Por, në lajm nuk është shpjeguar asgjë relevante. Në tekst përmendet se këta aktivistë po formojnë një inicijativë politike të re, si rrjedhojë e pakënaqësisë së tyre politike me partinë aktuale në pushtet. Mirëpo, këto të dhëna nuk na i thotë njeri. Pra, kemi një konstatim aq të fuqishëm, në të vërtetë thelbin e vetë lajmit, i cili mbetet “në ajër”.

Po të njëjtën ditë, Fatmir Limani, si një ndër pjesëtarët e këtij takimi, konfirmon për zhurnal.mk se nuk bëhet fjalë për regjistrimin e ndonjë partie të re, por se bëhet fjalë për hapjen e një shoqatë joqeveritare. Tani shtrohet pyetja, çfarë do t’u  kushtonte mediave që publikuan lajmin e hapjes së një iniciative ose partie të re që të merrnin një konfirmim nga ndonjëri prej të pranishmëve në atë sallë?!

Përveç pasaktësisë thelbësore të lajmit (sepse nuk bëhet fjalë për ndonjë lapsus por për publikimin e një lajmi ku nuk tregohet e vërteta), teksti në vetvete përmban edhe nuanca të forta të komentimit. Aty renditen një nga një “dështimet” e aktivistëve të apostrofuar shoqatës së re “Lëvizja”, që të lë përshtypjen se bëhet fjalë për ndonjë koment apo analizë, e jo për një lajm. Lajmi në vetvete nuk duhet të posedojë komente të tilla, as tendenciozitetin që dëshmohet me mënyrën se si janë radhitur ato këtu, e as në formë të lëvdatave për aktorët e lajmit.

E thotë bukur Kodi etik i gazetarëve:

“Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tyre, por nuk guxojnë që mendimet t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.”

Por çfarë duhet bërë pas një gabimi të tillë? Sipas standardeve etike, gazetarët duhet të kërkojnë ndjesë publikisht për të pavërtetat dhe të bëjnë korrigjim duke publikuar lajmin e saktë me të gjitha elementet profesionale që kërkohen në të.

 

 

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.