Komenti duhet qartë të ndahet nga lajmi!
Published in Recensione
on 15 - 08 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Këshillit opozitar s’ju ni zani. As gëk e as mëk për Hasanbegun?!]
Komenti është zhanr gazetarie, por jo edhe pjesë e lajmit. Andaj, informacioni dhe lajmi duhet t’i plasohen publikut apo lexuesit duke mos ndërhyrë me komente në përmbajtje. Në tekstin që po recensojmë, edhe pse ka bazë për lajm, nuk kemi lajm ashtu si duhet, por një shprehje mllefi me konotacion politik.
Gazetari nuk është ai i cili përcakton agjendën e dikujt tjetër, aq më tepër të palëve që i përfshin në artikullin e tij, i cili do të duhej të jetë profesional. Për rastin, për të cilin flitet në tekst, ai ka të drejtë të kërkojë qëndrim, por jo edhe të (keq)interpretojë indiferencën e supozuar të personave të apostrofuar në këtë rast, duke argumentuar me diçka që nuk mund apo nuk ka tentuar ta konfirmojë. Teksti, duke aluduar në atë se Këshilli opozitar nuk tregon interes për viktimat dhe të prekurit nga përmbytjet në Hasanbeg, synon t’i imponojë lexuesit bindjen se Këshilli opozitar nuk funksionon dhe nuk ekziston. Në këtë rast, qasja është tendencioze dhe jo profesionale.
Përmbytjet që përfshinë vendbanimet shqiptare qoftë në Shkup dhe Tetovë, sollën reagimin e shumë aktorëve politik, organizatave të ndryshme vendore dhe të huaja dhe gjetkë. Solli edhe reagimin autoriteteve fqinje, Kosovë e Shqipëri po dhe zyrtarëve nga Brukseli, por jo edhe të një Këshilli që e quan veten Këshill opozitar në Maqedoni.
Linku deri te artikulli origjinal: “Këshillit opozitar s’ju ni zani. As gëk e as mëk për Hasanbegun?!”
Data dhe koha e publikimit: 11.08.2016
Data e recensionit: 12.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Opinioni ka nevojë për informacion, e jo për thashetheme që shkruhen si lajm, por në fakt janë opinion apo mendim personal. Është në kundërshtim me parimet profesionale dhe etike, që gazetari të shkruajë çfarë mendon ai në një përmbajtje informative! “Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”.
Prej tyre jo vetëm që nuk pamë të vizitojnë se çfarë kishte ndodhur në fshatrat e lagjet e përmbytura në mjediset shqiptare, por nuk gjetën kohë as që deklarativisht të thonë nja dy fjalë për këtë tragjedi të rëndë që përfundoi me mbi 20 viktima.
Do thoshin: ata janë aktiv vetëm në organizimin e protestave, por edhe ata u dështojnë, ndaj se dimë nëse ky Këshill po funksionon apo është ngatërruar në labirintet e kohës?!
Mes rreshtave, teksti pretendon se është interes publik prononcimi i një subjekti (në këtë rast Këshillit opozitar) për përmbytjet në rrethinën e Shkupit, ndërsa mungesa e prononcimit përbën disfatë. Teza e nisur në këtë mënyrë jep alibi që çdo gjë tjetër të ndërlidhet me indiferencën e këtij subjekti në këtë rast. Nëse sipas asaj që shtrohet në përmbajtje, qëndrimi i Këshillit opozitar është interes publik (edhe pse jo edhe me aq përgjegjësi, për shkak se bëhet fjalë vetëm për një subjekt politik, e jo institucion publik), gazetari ka të drejtën supreme të pyesë pjesëtarët e tij, të kërkojë qëndrimin e tyre në lidhje me tragjedinë e Hasanbegut dhe të kërkojë mendimin e tyre në lidhje me rekomandimet që ata i drejtojnë institucioneve që duhet ballafaquar me këtë tragjedi, si dhe për veprimet që i ndërmarrin si subjekt. Megjithatë, teksti nuk ka zgjedhur rrugën profesionale për të informuar opinionin, por shtron propagandë indirekte me dozë të animozitetit politik. Në këtë rast, Kodi etik i gazetarëve na referon: “Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
Nuk përjashtohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e