verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Komenti i gazetarit privon vlerësimin objektiv të lexuesit

on 17 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Dikur “bashkë” e plane mjaft. Çfarë ndodhi përnjëherë?! (FOTO)”]

Informimi i shoqëruar me komente e ngushton mundësinë që lexuesi të marrë informata për aspektet më të rëndësishme të një çështjeje, bazën, që më pas të ndërtojë perceptimin dhe vlerësimin e tij mbi të. Imponimi i vlerësimit të vetë gazetarit te lexuesi, me komente të drejtëpërdrejta, nuk është praktikë profesionale. Lexuesit duhet t’i ofrohet pasqyrë e gjithanshme mbi ngjarjen dhe është vetë ai që i jep ngjyrë dhe vlerësim shembëlltyrës që del nga përmbajtja.

aktuale-dikur-bashke-e-plane-mjafte-cfare-ndodhi-pernjehere-1Linku deri te artikulli origjinal: “Dikur “bashkë” e plane mjaft. Çfarë ndodhi përnjëherë?! (FOTO)”

Data dhe koha e publikimit: 09.10.2016

Data e recensionit: 10.10.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Koalicioni i mundshëm mes dy partive me proviniencë të ndryshme etnike, LSDM-së dhe BESËS, është e gjithë ideja rreth të cilës rrotullohet ky tekst. Por, këtu ka një dozë të tepruar komentimi. Aq të tepruar, sa që edhe ideja për të verifikuar “thashethemet” përmes burimeve zyrtare, si duket, është vlerësuar si e panevojshme.

“Aq mirë u shkonte muhabeti, sa jemi dëshmitarë edhe të pjesëmarrjes së besatarëve në protestat bashkë me LSDM-në të organizuara nga “Revolucioni i larmë”, iniciuar po nga opozita maqedonase, apo edhe në ngjarje të përbashkëta afër njëri- tjetrit, por që më pas të ndryshojnë gjerat përnjëherë.”

Partitë është dashur të komentojnë bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, daljen në protesta për të njëjtën kauzë, diskutimet (nëse ka pasur) për një koalicion parazgjedhor dhe të ngjashme. Përveç asaj që ka qenë dikur, autori mund të pyeste si është situata sot. Jo vetëm që ka mundur, por është dashur që të pyesë patjetër. Në vend të kësaj, në këtë lajm thashethemet e zënë përsëri hapësirën të rezervuar për faktet.

“Kjo kumbari si duket u prish pasi një ish gazetar kaloi në radhët e LSDM-së dhe gjithçka filloi mbrapshtë. Kësaj i shtohet edhe fakti se LSDM është vënë në gjah të votave shqiptare përmes partive të vogla jashtëparlamentare dhe kjo sikur ka shtuar hasmërinë mes opozitarëve maqedonas e shqiptar?! Derisa LSDM synon hyrjen në terrenin e partive të vogla, këta të fundit nuk janë përgjigjur me ndonjë strategji të qartë apo kundërvënëse. Por, si do rrjedhin gjërat më tutje pritet të shohim, ndërsa “beteja” politike teksa ka filluar.”

Natyrisht se pritet që të shohim si do të rrjedhin gjërat. Këtu nuk ka vend për diskutime. Por, çfarë do të ndodhte në qoftë se, në vend se të diskutonte publikisht sikur po diskuton me veten, autori do të kishte nxjerrë në pah fakte që do të flisnin vetë për skenarët e mundshëm? Sigurisht që analiza e tij do të ishte shumë më korrekte dhe më objektive. T’u paraprish ngjarjeve është zotësi profesionale, sidomos në kohën e dikamikës së madhe të qarkullimit të informacionit. Gjithçka tjetër nuk mban ujë për t’u shitur si lajm dhe për të prezantuar objektiven.

KODI ETIK:

Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guzojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.

Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja