verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Komentim i maskuar si lajm me qëllim të sulmit politik

on 15 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

centarnews-za-pendarovski

[Recension: Gruevski iku nga Pendarovski: Ja kush janë bartësit e listave në VMRO-DPMNE]

Теksit komenton, ndërsa pohimet nuk i mbështet me të dhëna, të cilat do t’i arseytonin qëndrimet e paraqitura. I konceptuar në këtë mënyrë, teksti le përshtypje se ka për qëllim të bëjë spin në favor të opozitës dhe të krijoj një percpetim të gabuar te lexuesit.

gruevski-izbega-od-pendarovskiLinku deri te artikulli origjinal: Gruevski iku nga Pendarovski: Ja kush janë bartësit e listave në VMRO-DPMNE 

Data dhe koha e publikimit: 11.11. 2016

Data e recensionit: 14. 11. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

KOMENT QË NË FILLIM

Vetë titulli paralajmëron për çfarë lloj teksti bëhet fjalë, gjegjësisht në të vërehet se ka koment. Kjo shihet edhe në pjesën e parë të tekstit, ku është bërë pohimi i mëposhtëm:

“Gruevski iku nga njësia zgjedhore numër një ku e pret humbje e rëndë zgjedhore nga Stevo Pendarovski. Në cilën do qoftë njësi zgjedhore të shkonte, do të përjetonte humbje të thellë. Njësinë e parë zgjedhore të koalicionit më të madh parazgjedhor deri tani do ta udhëheqë Nikolla Poposki”.

Sipas formës së tij, artikulli do të duhej të paraqiste lajm, gjegjësisht transmetim të informatës për një ngjarje të dhënë. Megjithatë, në kundërshtim me standardet gazetareske, të cilat parashohin që zhanri “lajm” të jetë i çliruar nga komentimi i fakteve, por teksti të fokusohet vetëm në transmetimin e tyre, në hyrje të informatës është bërë një konstatim, koment. Informatat e paraqitura nuk janë mbështetur me asnjë fakt, si për shembull, me të dhëna nga ndonjë anketë e mendimit publik, e cila do të tregonte se Stevo Pendarovski ka rejting më të madh se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, jo vetëm në njësinë e parë zgjedhore, por edhe në të gjitha pjesët e tjera të vendit. Një informatë e tillë nuk është ofruar, dhe për këtë arsye lihet hapësirë që të konstatohet se bëhet fjalë për qëndrim subjektiv.

MUNGON INFORMATA E RËNDËSISHME

Njëkohësisht, në tekst nuk është theksuar se cila është arsyeja për vendimin e liderit të partisë në pushtet, Nikolla Gruevskit, që ta udhëheqë listën në njësinë e katërt zgjedhore. Kjo informatë u dha bashkërisht me emrat e bartësve të listave me kandidatë për deputetë, ndërsa Gruevski madje e publikoi arsyen në faqen e tij zyrtare në Facebook. Mospërmendja e kësaj informate mundësohet të bëhet spin.

Në pjesën tjetër të artikullit është transmetuar në mënyrë korrekte informata për bartësit e listave dhe nuk ka asgjë kontestuese sa i përket transmetimit të këtyre të dhënave.

Hyrja e artikulli gjegjësisht kreu i lajmit, i jep ngjyrim politik artikullit, që është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve, i cili parasheh që gazetari të bëjë dallim ndërmjet lajmit dhe komentit, të jetë i paanshëm dhe objektiv gjatë informimit.

13.
Gazetari duhet të bëjë dalli ndërmjet fakteve dhe mendieve, ndërmjet lajmit dhe komentit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

një pjesë e fakteve janë të sakta, me pjesën tjetër bëhet spin

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja