verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Komunikatë e përbashkët e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Misionit të SHBA-ve

on 5 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Më 29 prill 2014, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Misioni i SHBA-ve e publikuan këtë komunikatët të përbashkët:

Komunikatë e përbashkët e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Misionit të SHBA-ve

Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të BE-së dëshirojnë t’i përgëzojnë qytetarët e këtij vendi që e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale që u mbajtën më 27 prill 2014.

“E ndajmë vlerësimin e OSBE/ODIHR-së në lidhje me administrimin efektiv të këtyre zgjedhjeve. Vërejtjet që ata i kanë shprehur, e që janë të ngjashme me ato të viteve 2011 dhe 2013, në lidhje me mbulimin e njëanshëm në media dhe mosdiferencimin e aktiviteteve shtetërore nga ato partiake që pamundësuan kushte të barabarta për garim, duhet të shqyrtohen. Në këto përpjekje duhet patjetër të përfshihen partitë që do të formojnë qeverinë e re, duke u angazhuar me opozitën në frymë konstruktive. Ata duhet të përqëndrohen jo vetëm në administrimin teknik të këtyre zgjedhjeve, por edhe në zgjidhjen e të gjitha mangësive dhe pabarazive në sistemin më të gjerë zgjedhor, ngase të njejtat mund të minojnë besimin në procesin demokratik.

I ftojmë të gjithë liderët e partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në reformat që do ta avancojnë procesin e integrimeve euro-atlantike. BE dhe SHBA-të edhe më tej mbeten partnerë të vendit në këto përpjekje”.

Burimi: Аmbasada e SHBA-ve në Maqedoni „Joint Statement by the Delegation of the European Union and the U.S. Mission“ 29 prill 2014.

Abonohuni për lajmet më të reja