Komunikim i pahijshëm me publikun
Published in Recensione
on 18 - 01 - 2016 Author: Зоран Бојаровски[Recension: OSBE-ja vendosi: Zgjedhjet më 24 prill!]
Kë e ka para vetes media kur shkruan dhe publikon përmbajtje gazetareske: publikun dhe interesin publik ose mentorët e saj financiarë dhe politikë?
Nëse janë këta të dytët, atëherë mund të priten “vezullime” që janë rezultat i insuficiencës, gjegjësisht mungesës së kulturës për komunikim publik. Për shkak se t’i drejtoheni publikut me shprehjen “Alo, komunistë”, nuk është asgjë tjetër përveç moskulturës mediatike.
Linku deri te artikulli origjinal: OSBE-ja vendosi: Zgjedhjet më 24 prill!
Data dhe koha e publikimit: 13.01.2016 – 16:22
Data e recensionit: 15.01.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
(MOS)KULTURA E TË SHPREHURIT
Nevoja e domosdoshme që mediet ta kultivojnë kulturën e të shprehurit dhe komunikimin shembullor me publikun është përfshirë edhe me Kodin e gazetarëve në nenin 15:
Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës. Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit.
Pastaj, kjo përmbajtje mediatike nuk e fsheh anshmërinë e saj që rekomandohet në nenin 14 të Kodit:
Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.
Përveç kësaj, mënyra se si është shkruar ky tekst është mjaft sulmues, e kjo, poashtu, është e pashembullt për këtë profesion, sipas nenit 16 të Kodit:
Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.
Dhe si e fundit, mirëpo jo më pak e rëndësishme, edhe kjo është një përmbajtje gazetareske që nuk bën dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pjesërisht
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare
relevante, jorelevante
më tepër burime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e