verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Konkurs për kolumnë më të mirë në temën: “Gjuha e urrejtjes nuk është liri e të shprehurit”

on 23 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Фото: flickr
Fotо: flickr

Qëllim i konkursit është të nxiten kolumnistët e rinj për shprehje kreative në temat “Gjuha e urrejtjes” dhe “Liria e të shprehurit”, mirëpo edhe të aktualizohet problemi me gjuhën e urrejtjes, i cili përpiqet të maskohet ose të legjitimohet si liri e të shprehurit.

Konkursi është i dedikuar për studentët, nxënësit e shkollave të mesme, aktivistët qytetarë dhe të gjithë krijuesit e rinj në Republikën e Maqedonisë.

Kolumnat në temën “Gjuha e urrejtjes nuk është liri e të shprehurit” duhet të jenë prej 2.000-5.000 karakterë, e poashtu mund të përmbajnë edhe materiale audio-vizuale (video të shkurtëra, ose ilustrime, karikatura, montazhe, fotografi në formatin gif etj.).

Kolumnat (në formatin rtf) dhe materialet audio-vizuale (si “attachment”), duhet të dërgohen në adresën slobodnamk@gmail.com deri më 01.06.2016.

Kolumnat do të vlerësohen nga komisioni i jurisë me tre anëtarë, i cili do të ndajë shpërblime në para:
– për kolumnën që do ta fitojë shpërblimin e parë (një shpërblim – 7.000 den).

– për kolumnën që do ta fitojë shpërblimin e dytë (një shpërblim – 5.000 den)

– për kolumnën që do ta fitojë shpërblimin e tretë (një shpërblim – 3.000 den).

– për kolumnat e lavdëruara për publikim (pesë shpërblime – 1.000 den).

Për tre kolumnistët/et më të mirë/a është paraparë ndarja publike e shpërbimeve në para gjatë muajit qershor.

Të gjitha kolumnat e shpërblyera do të publikohen në ueb-faqen “Maqedonia e lirë” (slobodna.mk).

“Maqedonia e lirë” është iniciativë qytetare për promovimin e lirisë së të shprehurit, aktivizmin qytetar dhe të drejtat e njeriut.

Në ueb-faqen e “Maqedonia e lirë” (slobodna.mk) publikohen edhe kolumna për temat aktuale shoqërore, duke i përfshirë edhe kolumnat, analizat, komentet, intervistat dhe lajmet në lidhje me lirinë e të shprehurit.

Konkursi zbatohet në kuadër të projektit “Përfaqësim për lirinë e të shprehurit” të Fondacionit OJQ-së Infocentar dhe Qendrës për zhvillimin e medieve, i mundësuar me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë për zhvillim ndërkombëtar të SHBA-ve (USAID) në kuadër të projektit të USAID-it për shoqërinë qytetare, të cilin e zbaton Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni.

Abonohuni për lajmet më të reja