verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Konstatimet pa burime janë vetëvrasje profesionale në gazetari!

on 7 - 02 - 2017       

[Recension: BDI shpëton nga vetëvrasja politike , ja kush ishte kundër kush ishte pro koalicionit me VMRO-në]

Kur gazetarët mundohen të japin konstatime duke mos pasur burime relevante në tekst, kjo nënkupton se ka bazë për të shikuar lajmin me shumë rezervë, e ndoshta edhe për shpifje. Nëse qëllimi i tekstit ka qenë të informojë duke shfrytëzuar burime të brendshme është në rregull të përmenden emra, por përderisa nuk kërkohet qëndrim partiak dhe nuk thirren emrat e përmendura për të dhënë versionin apo qëndrimin e tyre, atëherë kemi të bëjmë edhe me lajm të njëanshëm.

Në përmbajtjen që po recensojmë, jepen konstatime dhe përfundime duke cituar vetëm një burim për të cilin nuk ka dëshmi që është relevant, e, mbi gjitha, duke u thirrur në burime, të cilat nuk argumentojnë asgjë për të cilën flitet në tekst.

Burime të Manastiri Lajm thonë se shumica e anëtarëve të njohur si “krahu i luftës” si  Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Rafis Aliti , Xhevat Ademi dhe pjesa tjetër dërmuese e antarëve të Kryesisë Qëndrore duke pëfshirë nënkryetarët Izet Mexhiti, Teuta Arifi, Nevzat Bejta si dhe Atilla Rexhepi, Adnan Jashari dhe gjithë të tjerët që nuk janë të përfshirë në afera koruptive të cilat afera janë pjesë e hetimeve nga Prokurorisë Speciale, kanë qenë kategorikisht  kundër koalicionit me partinë e Gruevskit.
Vetëm Musa Xhaferi, Artan Grubi, Blerim Bexheti, Talat Xhaferi, Sadulla Duraku, Ejup Halimi, Fatmir Besimi dhe Ruzhdi Lata mbronin qëndrimin se duhet me çdo kusht të shkohet në koalicioni me VMRO-në.

BDI shpëton nga vetëvrasja screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “BDI shpëton nga vetëvrasja politike , ja kush ishte kundër kush ishte pro koalicionit me VMRO-në
Data dhe koha e publikimit: 30.01.2017
Data e recensionit: 02.01.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Në këtë artikull nuk informohet, por komentohet. Paragrafi në vijim është një koment, të cilin nuk guxon ta bëjë një gazetar në zhanret e informimit. Për të dhënë qëndrime dhe vlerësime të tilla ekzistojnë ekspertët, analistët, e sigurisht edhe palët e përfshira, të cilët mund të komentojnë veprimet dhe zhvillimet.

Është për tu përshëndetur vendimi i arsyeshëm i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti që më në fund pranoi zërin e arsyes dhe vendosi interesat kombëtare përpara interesave klanore të bizneseve të Musa Xhaferit, Artan Grubit e Abdulaqim Ademit dhe të tjerëve që proklamonin qeverinë me VMRO-në me kushte minimale duke favorizuar interesat personale të bizneseve të tyre.

Në tekst gjithashtu nuk ka munguar as qëllimi për të sjellë mendimet personale si fakte dhe për t’i imponuar lexuesit informacione. Këtë e vërteton përfundimi i tekstit.

Afati i mandatarit Gruevski tani më në ora 24 ka skaduar, ai nesër duhet të kthejë mandatin. Cili do skenarë tjetër që do të realizohet gjatë periudhës në vijim, me siguri se do të jetë më i shëndetshëm për politikën shqiptare në Maqedoni, por me siguri edhe për vetë BDI-në.

Përmbajtja, si e tillë, nuk ka sjellë vështrim kronologjik të gjithë asaj që ka ndodhur ditëve deri kur ka ardhur deri te situata të cilën e përshkruan. Për të bërë një gjë të tillë, i nevojshëm ka qenë edhe qëndrimi zyrtar, së paku i zëdhënësit të partisë, i cili më siguri do të komentonte edhe zërat në opinion. Nëse ishte kërkuar qëndrimi i tij dhe nuk kishte pranuar të komentojë, atëherë autori me të drejtë do të ishte mbrojtur para publikut se posedon informacione dhe fakti që nuk komentohen nënkupton se ka bazë të shëndoshë për të dyshuar se janë të vërteta. Megjiithatë, nuk është shkuar kësaj rruge, ndërsa në tekst, thjeshtë, është komentuar dhe janë përmendur emra, duke mos u plotësuar detyra profesionale dhe duke përfunduar kështu përmbajtjen si koment të njëanshëm, e aspak si një informacion në interes të publikut.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja