verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Konstruksioni pa bazë mund vetëm të bjerë

on 2 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir 

[Recension: “Zhurnal”: U arrit marrëveshje për ndërrimin e Zaevit pas zgjedhjeve (FOTO)]     

Si t’i besoni kësaj informate, kur nuk ka asnjë element ku mund ta bazoni besimin tuaj. Fotografi të këtilla ka sa të duash në rrjetet sociale. I kanë “huazuar” dhe kanë shkruar një “lajm”. Mbetet vetëm dikush t’i besojë lajmit të tillë.

Nuk ndihmon as ajo që “lajmi” është marrë nga një portal tjetër. Jo vetëm që nuk ka link deri te përmbajtja burimore, por me kërkim ajo nuk mund të gjendet as në portalin prej të cilit thuhet se është marrë.

Kështu, gjëja e vetme që e ka artikulli që e recensojmë janë indikacionet e shumta se bëhet fjalë për spekulim dhe për konstruksion.

11012016-kurir-zhurnalLinku deri te artikulli origjinal: “Zhurnal”: U arrit marrëveshje për ndërrimin e Zaevit pas zgjedhjeve (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 29.10.2016 – 12:15

Data e recensionit: 01.11.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

KONSTRUKION ME NGJYRIM “PËRGOJUES”

Nuk është theksuar asnjë burim preciz që të mbështetet gjithë ajo që thuhet në tekst. Mungon edhe shprehja të cilës “i ka dalë ngjyra” – “kuptojmë nga burime nga rruga e Bihaqit” apo variacione të saj. Shkruan vetëm “Siç kupton ’Zhurnal’-i…”

Dhe çka kupton? Një listë me konstruksione me ngjyrime “përgojuese”, të cilave, që t’u besoni, ju nevojiten shkathtësi të jashtëzakonshme.

Nëse e përjashtojmë mosekzistimin e burimeve për këtë lajm, janë shkelur edhe së paku dy nene të Kodit të gazetarëve. Si e para, është shkelur neni 13, i cili parasheh që të bëhet dallim ndërmet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Gjithsesi, disi rregullisht, ky lloj i konstruksioneve e shkelin edhe nenin 14 i cili insiston që raportimi nga proceset politike të jetë i paanshëm dhe i balancuar, si dhe të sigurohet distancë profesionale nga subjektet politike.

Në vend të kësaj, para nesh kemi një përmbajtje të anshme dhe politkish të padistancuar mediatike, për të cilën nuk është me rëndësi se a ka burime dhe argumente për informatat e prezentuara.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja