verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kontribut për gazetarinë hulumtuese: Ndiqni paratë

on 11 - 09 - 2015       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Вистина. Фото: Victoria Landon, 2009
 E vërteta. Foto: Victoria Landon, 2009

 

Gazetaria hulumtuese në Maqedoni nuk mund të lavdërohet me ndonjë arritje të lartë, bile edhe në ato momente vendimtare demokratike kur në horizon shihet mundësia për shkatërrimin e një strukture informative të lënë pas dore, e cila nuk ka lidhje as me informimin elementar sado qoftë profesional dhe të ndershëm

 

Shkruan: Аleksandar SHOLJAKOVSKI

Të gjithë betohen në gazetarinë hulumtuese, mirëpo rrallë kush arrin ta praktikojë atë dhe të tërheqë vëmendje të konsiderueshme nga publiku. Para së gjithash, për shkak të mbylljes totale të institucioneve, për shkak të varësisë së mediave, e pastaj edhe për shkak të frikës nga hakmarrja e pushtetit kur zbulohen fshehtësitë e tyre (Kezharovski).

Mirëpo, ka edhe shkëndija që japin shpresë. Para do kohësh rrjeti për gazetari hulumtuese BIRN në ueb-faqet e tyre publikoi rezultate nga hulumtimi për atë se sa ka kushtuar deri tani projekti Shkupi 2014. Dallimet me numrat zyrtarë janë befasuese. Dallimet janë shumë të mëdha edhe pse (deri tani) për këtë skandal kryesisht heshtet, përsëri për shkak të arsyeve të përmendura më lartë. E rasti është i zyhtur në kriminalitet.

Hulumti i BIRN-it mund të merret si pikë e ndritshme dhe moment kthese në pozicionimin e gazetarisë hulumtuese në Maedoni. E para, për shkak se bazohet në dokumente zyrtare, që janë në dispozicion publik. Për shkak se është bërë në mënyr ligjore, pa asnjë dyshim për arbitraritet ose dyshim për saktësinë e të dhënave. Dhe e treta, për shkak se pushteti hesht për këtë. Madje, harroi që t’i shpallë gazetarët e BIRN-it si sorosoidë dhe mercenarë të huaj. Kjo ngjarje, në aspekt të gazetarisë është po aq i rëndësishëm sa edhe bombat e Zaevit, edhe pse efektet mungojnë. Së paku deri tani!

Pas BIRN-it edhe një OJQ publikoi të dhëna befasuese për çmimet e ndryshme që i kanë paguar komunat për shërbime të ndryshme publike. Ra në sy dallimi në çmimet për spërkatjen kundër mushkonjave.

Për ata që duhet të ndjekin penalisht (e nuk e bëjnë këtë) në këto raste ka dëshmi të qarta që mund të shfrytëzohen pa shumë mund dhe të tregojnë se shteti juridik funksionon edhe në këtë mënyrë. Mirëpo, për shkak se kjo nuk ndodh (së paku deri tani) mbetet vetëm pritja. Mirëpo, prandaj, përderisa prokuroria ngurron ta bëjë punën e saj, gazetarëve, atyre që kanë guxim dhe krenari, kuptohet, mbetet të gërmojnë nëpër sipërfaqen e  asaj që bëhet nëpër institucionet shtetërore, në furnizimet publike, e veçanërisht në tenderë. Dhe t’i shqyrtojnë fletëpronësitë e funksionarëve. Thjesht, t’i ndjekin paratë!

KRIM I PËRKRYER LIGJOR

Te furnizimet nëpërmjet tenderëve, që u futën  si mënyrë për ta rregulluar këtë fushë, sundon një grabitje e përgjitshme e sistematizuar, e përshtatur deri në perfeksion. Pushtetarët tanë nga tenderët bënë diçka si krim të përkryer të lejuar me ligj. Ka metoda të përpunuara me të cilat arrihet që në tender të zgjidhet ofruesi i dëshiruar, që do t’i ofrojnë kushtet më të mira(!?), e pastaj dallimet rregullohen me anekse të marrëveshjeve ose në ndonjë mënyrë tjetrë, me ndonjë kontratë ose marifet tjetër. Hapësira për hulumtim është shumë e madhe.

Nga përvoja shumëvjeçare në gazetari një gjë e kam shumë të qartë – politikanët vjedhin! E them këtë vetëm që ta heq dyshimin te gazetarët që sapo do të futen në këtë temë. Nuk do të gabojnë nëse pranojnë se motivimi i numrit më të madh të politikanëve është – pasurimi personal! Ata që nuk kanë vjedhur janë vetëm përjashtime që janë aq pak dhe të rrallë saqë mezi krijojnë huti në përshtypjen e përgjithshme se politikanët në pushtet zakonisht janë të etshëm për para. Gjatë dyzet viteve të punës në gazetari, në gishtat e duarve mund t’i numëroj politikanët në funksione të larta që nuk i kanë shfrytëzuar mundësitë që ua ka ofruar pozita për pasurim personal. Me atë që në kohën e socializmit, “shfrytëzuesit” kryesorë ishin ata që në pozita të larta, ndërsa ata në pozita më të ulëta fitonin diçka prej anash. Më shpesh, bëhej fjalë për shfrytëzimin e pamasë të privilegjeve, për aranzhmane me falënderim për mundësim të ndonjë biznesi, qoftë për blerjen e ndonjë gjëje me çmim të vjetër në kohën e inflacioneve, për korruptim për të mundësuar punsime të mira. Të mos flasim për privilegjete e imëta siç është mospagesa e faturave për gosti nëpër kafene ose shitore. Dhe në fund, edhe atëherë sikurse tani, askush pas funksionit nuk ka mbetur në gjendjen e njëjtë pronësore që e ka pasur para se ta marrë funksionin.

Gazetarët hulumtues duhet vazhdimisht ta keni parasysh se politikanët te ne kanë rroga relativisht të vogla, që vetëvetiu është tepër demagogjike. Me rreth një mijë euro, sa marrin rrogë politikanët më të mëdhenj, nuk mund të sigurohet nivel luksoz i jetesës, madje edhe sikur bashkëshorti/ja të fitojë po aq. Me rrogë të tillë nuk mund të blehen banesa, automobila luksozë dhe nuk mund të paguhen kredi të mëdha. Me një rrogë të tillë ata nuk mund t’ia lejojnë vetes që vazhdimisht t’i ndërrojnë kravatat ose kostumet, t’i ndërrojnë veturat, të shkojnë në pushime të shtrenjta, t’u blejmë automobila fëmijëve, gëzofe të shtrenjta ose stoli për bashkëshortet. Për këtë rroga nuk mjafton.

KËRKONI DO TË GJENI

Ai që do të bëjë përpjekje në hulumtim, me siguri do të gjejë diçka. Ose pjesëmarrje të politikanit në ndonjë biznes ose provizion të fituar me një kontroll shumë dashamirës të shërbimit të kryer (në aspekt të çmimit, materialit të përdorur, qëndrueshmërisë së punës së kryer). Poashtu, a jeni pyetur ndonjëherë se pse ato kandelabre të vjetra pompoze, të paguara shtrenjtë, ndryshken dhe deformohen vetëm pas disa vitesh? Ose pse nuk mund të gjeni 50 metra trotuar të shtruar në mënyrë solide? Të mos flasim për një grumbull ndërtimesh të dobëta që mund të shihen me sy. Kjo do të thotë se puna nuk është kryer ashtu siç duhet dhe se dikush ka shikuar ndërmjet gishtash, se ndonjë komision ose inspeksion nuk e ka kryer punën. E për këtë janë falënderuar nga realizatorët. Dhe këto janë raste më beninje. Мund të gjurmoni se çka ndodh me paratë për studimet që i bën një shtëpi spanjolle (!?) e konsultimit për Koce Trajanovski? E të mos flasim për palmat, shelgjet, dhjetëra qindra përmendoret e paguara pa masë ose fushatat idioteske reklamuese të institucioneve shtetërore. Kudo që të prekë gazetari, në të gjitha këto raste, do të gjejë diçka të qelbur.

Reçeta është e thjeshtë – kërkoni dhe me siguri do të gjeni! Teoria për “gishtat që ngjiten për paratë” funksionon në të gjitha sistemet.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja