Kopje e pacituar e një lajmi agjencie, anashkalohen disa parime profesionale
Published in Recensione
on 30 - 05 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Vazhdon gjykimi i të akuzuarve për “Lagjen e Trimave”]
Lajmi që po recensojmë është një kopje e pjesshme e lajmit të Agjencisë Informative të Maqedonisë. Teksti në fillim ka pak ndryshime, ndërsa pjesa tjetër e posaçërisht sfondi është kryekëput kopje. Mirëpo pavarësisht këtyre ndryshimeve të vogla, autori i cili qëndron pa emër prapa këtij lajmi, nuk është thirrur në burime, gjë që, në tërësi, e vë përmbajtjen jashtë standardeve profesionale. Me mungesën e burimeve të evidentuara në tekst është thyer një prej rregullave bazë të gazetarisë profesionale, të cituarit e burimit dhe masën relevante të përfshirjes së tij në tekst.
Për shkak të mungesës së kushteve hapsinore dhe të sigurisë për mbajtjen e gjykimit në Gjykatën Themelore Shkupi 1, procesi gjyqësorë ndaj të të akuzuarve për rastin ‘’Lagja e Trimave’’ pritet të vazhdojë sot në sallën e madhe të Gjykatës Supreme. Nga Gjykata Themelore Shkupi 1, paraprakisht e kërkuan sallën e madhe të Gjykatës Supreme, por kërkesa u refuzua me sqarim se ajo hapësirë ishte për karakter solemn dhe nuk është e pajisur të funksionojë si seancë gjyqësore.
Linku deri te artikulli origjinal: “Vazhdon gjykimi i të akuzuarve për ‘Lagjen e Trimave’”
Data dhe koha e publikimit: 27.05.2016
Data e recensionit: 27.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Në tekst nuk thuhet askund se kush ka informuar se seanca pritet të vazhdojë në ditën kur është botuar artkulli?! Në lajm nuk bën pjesë as pala mbrojtëse, nga e cila mund të burojë ky informacion, por as edhe qëndrimi i gjykatës, e cila është ajo cakton seancën e radhës.
Kodi Etik, pika 3: “Gazetari do të tentojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në ato raste kur vërtetohet pasaktësia e informatës”.
Për ngjarjet nga “Lagjja e Trimave” janë akuzuar 29 persona, ndërsa si anëtarë të logjistikës tetë persona.
Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës grupi i armatosur u përlesh me forcat e sigurimit. Gjatë këmbim-zjarrit e humbën jetën tetë policë nga njësitet speciale dhe të veçanta të MPB-së, përderisa rreth katërmbëdhjetë u plagosën rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.
Për të gjitha këto lëshime dhe anashkalime të parimeve gazetareske, nuk ka kush të marrë përgjegjësinë, pasi që në tekst nuk figuron emri i autorit apo së paku inicialet.
Kodi Etik, pika 1: “Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar”.
Një lëshim tjetër që bie ne sy është fakti që teksti është publikuar ora 10:23, përderisa dihet se seanca që ishte caktuar për më 27 maj, e që ditë më parë u kumtua se është anuluar, ishte caktuar për orën 10:00. Kjo dëshmon se autori nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, nuk ka tentuar ta verifikojë informacionin, dhe, për më tepër, jep argument shtesë të asaj që thamë më lartë, se lajmi është një kopje e pjesshme e përmbajtjes së një agjencie (AIM-së), por as kjo nuk është theksuar në vetë përmbajtjen.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
pohime të sakta
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
:
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
:
është i balancuar
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
josenzancionalist
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e