verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kornizat mediatike për Analizën e Marrëveshjes kornizë

on 17 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Јаболко на раздорот. Најавата за изработка на Анализата на Рамковниот договор во септември. Фото: Мета
Mollë sherri. Njoftimi për përgatitjen e Analizës së Marrëveshjes kornizë në shtator. Foto: Meta

Gjatë njoftimit për Analizën e publikuar para dokohësh të Marrëveshjes Kornizë, mediet u ndanë sipas vijës etnike – dhe sipas trajtimit të temës, mirëpo edhe sipas qëndrimeve që dominuan në mediet në gjuhën maqedonase dhe ato në gjuhën shqipe.

Shkruan: Svetllana Veljanovska, doc. dr. i të drejtës ndërkombëtare

Ndarja e shoqërisë në Maqedoni mund të vështrohet nga shumë aspekte. Këto ditë, përveç mospajtimeve partiake rreth prioriteteve thelbësore të vendit, gjithnjë e më shumë në sipërfaqe dalin edhe dallimet rreth prioriteteve që i kanë bashkësitë e ndryshme etnike në vend.

Mediet, sikurse edhe në të gjitha sferat e tjera, edhe në këtë rast kanë rol të rëndësishëm në aspekt të krijimit të mendimit publik. Në fakt, përderisa te mediet në gjuhën shqipe hapësirë e madhe i jepet trajtimit të Marrëveshjes kornizë të Ohirt dhe ndryshimeve eventuale të saj, të cilat, sipas, tyre, janë përfshirë në të ashtuquajturën Аnalizë e Marrëveshjes kornizë dhe për të cilën temë organizohen edhe emisione debatuese me bashkëbisedues eminentë nga partitë e bllokut politik shqiptar dhe me ekspertë të kësaj fushe, gjendja te mediet në gjuhën maqedonase është pak më ndryshe.

Çka ofrojnë mediet në gjuhën shqipe?

Përafërsisht këto janë titujt nëpërmjet të të cilëve bëhej analiza e Marrëveshjes së Ohrit në Аlsat M në fillim të dhjetorit. Еkspertët dhe politikanët, të cilit ishin të ftuar, u deklaruan se bëhet fjalë për marketing parazgjedhor politik dhe për mundësi që ka ekzistuar shumë më herët dhe nuk ka pasur nevojë që të shfrytëzohet momenti aktual parazgjedhor:

BDI synon përfitimin e pikëve politike dhe jo adresimin e dështimeve të deritanishme.

Realisht bie në ujë i gjithë konstatimi se Marrëveshja e Ohrit është standard i cili i plotëson nevojat e realiteteve të Maqedonisë… Pa ndryshimin e kësaj strukture mentale, politike nuk do të kemi ndonjë ndryshim serioz në aspekt formal juridik të mos flasim për zbatimin praktik. Аlsat

Pastaj, kemi komunikim me qytetarët të cilët në anketat e prezantuara u deklaruan se fajin e shohin te partneri shqiptar në qeveri, mirëpo në përmbajtjet e ardhshme të medies vazhdohet edhe me akuzimin e partisë politike nga blloku maqedonas në pushtet se është e interesuar për analizën dhe se edhe përkundër faktit se vendimi për të bërë analizë të Marrëveshjes kornizë është marrë në mbledhje të Qeverisë së RM-së, nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik që ndryshimet e ofruara të implementohen.

Çka ofrojnë mediet në gjuhën maqedonase?

Ajo që fillimisht bie në sy është se në to kjo temë fillon të trajtohet më vonë dhe shumë më sipërfaqësisht se sa te mediet në gjuhën shqipe. Edhe pse edhe ky moment është indikator i mjaftueshëm për rëndësinë që i jepet këtij dokumenti te mediet në gjuhën maqedonase, edhe më indikativ është aspekti nga i cili raportohet ose analizohet.

Ajo që theksohet në mënyrë të veçantë është se ndryshimi i preambulës së Kushtetutës dhe fshirja e bashkësive etnike në të, gjegjësisht potencimi i konceptit qytetar, nuk janë adekuatë, por janë kontradiktorë nga aspekti i përmbajtjes së saktë të Analizës, në të cilën, në mes tjerash, kërkohet zbatimi i plotë i parimit të Badinterit, i cili edhe më tej duhet të zbatohet në nivel lokal dhe shtetëror (në sferën e punësimit, sjelljes së buxheteve e të ngjashme).

Poashtu, në një pjesë të tyre transmetohet qëndrimi i opozitës shqiptare se faji për moszbatimin e Marrëveshjes iniciale kornizë të Ohrit gjendet te partnerët qeveritarë të të dyja bashkësive:

Nga ana jonë është theksuar se Marrëveshja e Ohirt, për shka të mosimplementimit në kohë është marrëveshje e prishur edhe atë jo me fajin e shqiptarëve. Ne kemi propozim për marrëveshje të re që do të jetë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Nuk jemi kundër Marrëveshjes kornizë, por na duhet marrëveshje e re dhe afate të reja –Lider

Аnaliza e Dnevnik-ut rekomandimet për marrëveshje të re kornizë i trajton nga aspekti i nxitjes për federalizimin e vendit dhe marketing i thjeshtë parazgjedhor i partive shqiptare, si dhe kushte për pazarllëk paszgjedhor për krijimin e koalicioneve qeveritare.

Të parët të cilët kanë ardhur deri te informata se Analiza e Marrëveshjes kornizë është projekt qeveritar dhe të cilët e prezantuan këtë dokument, janë24 Vesti . Prej tyre këto informata i morën edhe mediet e tjera. Aty potencohet informata se bëhet fjalë për dokument i cili Qeverisë është dashur t’i dorëzohet që në gusht të këtij viti, ndërsa të prezantohet këtë muaj, mirëpo si duket fakti që ai ka mbërritur edhe deri te mediet i ka ndërlikuar punët dhe diskutimi ka marrë kahje tjetër.

Ky pohim nuk është pranuar nga ana e VMRO-DPMNE-ja me argumentin se Analiza bëhet me kërkesë të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe me pohimin se: anëtarët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë marrë pjesë në asnjë konferencë që e ka organizuar Sekretariati së bashku me OSBE-në dhe me Institutin evropian për paqe.

Përcillen edhe qëndrimet e kësaj partie se janë kundër federalizimit të vendit dhe kundër mësimit të gjuhës shqipe në çdo fshat të Maqedonisë.

Një pjesë e medieve kontekstin e respektimit të marrëveshjeve politike të 2 qershorit dhe 15 korrikut i lidhin me kërkesën për rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe në atë mënyrë e sqarojnë nevojën dhe thelbin e përgatitjes së kësaj Analize të Marrëveshjes kornizë.

Perceptimi i publikut për Analizën e Marrëveshjes kornizë varet nga qasja e medieve

Fakti, i cili është përcjellë nëpërmjet аnketave, sе qytetarët shqiptarë në RM kanë dyshime në pohimet e porositësit, sipas të cilave të drejtat dhe statusi i tyre në vend do të përmirësohen me rekomandimet e reja që dolën nga Analiza e Marrëveshjes së Ohrit dhe se fajin për ngecjen e deritanishme në zbatimin e marrëveshjes e shohin pikërisht te partia në pushtet e shqiptarëve, është prezantuar vetëm te mediet në gjuhën shqipe. Kjo fare nuk trajtohet te mediet në gjuhën maqedonase, gjegjësisht nuk ka anketa në mesin e qytetarëve maqedonas ku do ta thonin mendimin e tyre se çka mendojnë për këtë Analizë.

Ekspertët nga publiku ekspert shqiptar deklarohen haptazi për mosimplementimin e Marrëveshjes së Ohirt dhe mbeten në qëndrimin se ajo duhet të ndryshohet, ndërsa për çështjen e njëjtë publiku ekspert maqedonas, kur është për qëndrimin e saj, ndalet në problemin e federalizimit eventual të vendit nëse vendoset përdorimi i gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit.

I ngjashëm është edhe qëndrimi i politikanëve të të dyja entiteteve, së paku i atyre që janë pyetur në nga mediet.

Këto të dhëna të kufizuara tregojnë se sa i rëndësishëm është momenti i pranisë së ndonjë ngjarjeje në media. Qytetarët përditshmërinë në pjesën më të madhe e perceptojnë nëpërmjet asaj që ua ofron media të cilën e ndjekin më rregullisht, dhe ajo ngjarje që nuk është prezantuar aty, është sikur të mos ketë ndodhur fare.

Mu për këto arsye, shqyrtimi dhe transmetimi i gjendjeve të përditshme, ngjarjeve dhe problemeve esenciale, nuk duhet të injorohet dhe ato duhet të ndiqen dhe të prezantohen nga të gjitha mediet. Raportimi selektiv nuk do të thotë se problemi nuk ekziston, përkundrazi raportimi në kohë mund të ndihmojë që të njihet problemi dhe më lehtë të tejkalohet.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja