Krahasimet i bën lexuesi, jo gazetari
Published in Recensione
on 29 - 02 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: “Uragani BESA!” në Nerasht, BDI në panik]
Qëndrimet e gazetarit, nuk do të thotë se doemos janë në një sinkron me realitetin. Ky është shkaku që në një lajm, gazetari nuk ka të drejtë të komentojë. Roli i gazetarit është të informojë, ndërsa publiku është ai i cili gjykon.
Linku deri te artikulli origjinal: “Uragani BESA!” në Nerasht, BDI në panik”
Data dhe koha e publikimit: 23.02.2016
Data e recensionit: 24.02.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Teksti që po recensojmë, bën krahasime dhe pjesa më e madhe e tij është koment.
“Në tubimin e BDI-së në Shkup, është vërejtur aq përkrahje për këtë parti, sa që numri i simpatizantëve prezentë ka qenë përafërsisht ishte i njëjtë me numrin e simpatizantëve në themelimin e vetëm një nëndege të Lëvizjes BESA në fshatin Nerasht të Tetovës”, shkruajti ditë më parë Gazeta Lajm.
Gazetari vetë vlerëson numrin e pjesëmarrësve por pa dhënë as shifra dhe as metodën e këtij kalkulimi. Kjo gjë atë e bën të jetë tendencioz. Të këtilla krahasime të bëra nga vetë autori, nuk janë etike në një lajm. Një “analizë” sikur paragrafi në vijim, autori ka mundësi të njëjtën ta publikojë në rubrikën koment ose opinion. Autori akuzon për diçka serioze dhe të njëjtën akuzë nuk e konfirmon.
Ndërkohë që BDI-ja, parti që 14 vite në pushtet ka problem të madh për të grumbulluar aktivistët e tyre nëpër tubime partiake, kështu përdorin presionin, shantazhet, dhe të gjitha format e ndryshme për t’u dukur një parti “masive”. Por, këtë problem duket se nuk e ka aspak Lëvizja BESA.
Krahasimet dhe komentet e gazetarit, me ose pa dashje kalojnë në propagandë, gjë për të cilën gazetari shkel Kodin etik në rast se ushtron të njëjtën. Fotografitë mund të sjellin një mundësi që të vlerësohet mbështetja për një subjekt politik, por edhe kjo duhet të bëhet me profesionalizëm.
Mjafton vetëm të shikosh fotografitë e publikuara nëpër rrjetet sociale që kanë të bëjnë me tubimet e Lëvizjes BESA, dhe do të vëreni, siç thonë edhe komentuesit se “Uragani BESA” ka përfshirë të gjitha vendbanimet shqiptare, gjë që ka ngjallur frikë dhe panik te BDI-ja.
Autori ka ironizuar edhe me aspektin multimedial. Në një fotografi ka mbivendosur një tjetër fotografi dhe ka shfrytëzuar mundësinë për të manipuluar me realitetin pikërisht sepse dy fotografitë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën kështu që titulli mbetet i pa verifikuar.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
Jo
Nuk përjashtohet
Mbase
mban anën e një pale
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e