Ku është lajmi këtu?!
Published in Recensione
on 10 - 02 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Studenti: Bilall Kasami ka qenë dhe është – pranë qytetarëve në çdo problem të tyre]
Jo çdo gjë ka bazë për lajm! Përgjegjësi gazetareske është që opinionit t’i mundësohen lajme me rëndësi dhe aktuale. Kjo nuk do të thotë se këndvështrimi i çdo individi mund të bëhet lajm. Nëse autori ka vendosur që këtë artikull ta quaj lajm, cila është dobia për opinionin?! Se një student ka një opinion, si hyn në punë askujt. Këtu kemi të bëjmë me propagandë tipike, që nuk është detyrë e gazetarit.
Linku deri te artikulli origjinal: “Studenti: Bilall Kasami ka qenë dhe është – pranë qytetarëve në çdo problem të tyre”.
Data dhe koha e publikimit: 04.02.2016
Data e recensionit: 06.02.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Lajmi që po recensojmë është kryekëput promovues dhe propoganda. Një qëndrim i studenti i marrë nga profili i tij në rrjetin social “Facebook” është bërë lajm. E ku është sensi profesional këtu?
Vlerësimet janë pozitive dhe të larta për një figurë politike. Ndonëse ai lavdërohet si profesor, është e qartë se qëllmi është të krijohet percepsion pozitiv për të në opinion. Një vlerësim nga një person s’ka asnjë vlerë për një gazetar, për veç rasteve kur ka akuza ose denoncime, të cilat para se të botohen duhet të verifikohen. Në këtë rast s’ka as edhe një fije interesi publik.
“Dr.Profesor Bilall Kasami gjithmonë perkrahë atyre të cilëve në të vërtetë ju shërben. Edhe si profesor ishte gjithmonë krah përkrah me studentet në çdo iniciativë që ndërmirrej, ishte gjithmonë pranë nesh çdo herë kur kishim nevojë për këshilla dhe asnjëhere nuk nguroi për të na udhëzuar në rrugë të duhur. Profesor Bilall Kasami sikur në kohën që ishte Profesor poashtu edhe si Lider i ardhshëm i shqiptarëve të Maqedonisë jam i bindur se nuk do të hezitoj të jetë pranë qytetarëve në çdo problem të tyrin, nuk do të kursen asgjë për të na bërë neve shqiptarëve të Maqedonisë, të dalim nga kjo errësirë shumëvjeçare që edhe ne të shohim ndonjë ditë të ndritshme në vendlindjen tonë të dashur”, shkruan studenti Blerim Hajdari.
Nëse autori do të dëshironte t’i “ziente çorbën” liderit të subjektit, do të ishte disi më korrekte sikur të grumbullonte pak me tepër qëndrime si të studentit, mirëpo gjithnjë duke pasur kujdes! Duke e vlerësuar si profesor dhe jo si lider politik. Me një qëndrim, artikulli pa dashje zë vend në kategorinë e promovimit dhe bazuar në Kodin etik të gazetarëve, autori e di mirë se nuk guxon të përdorë aksesin e tij në media për qëllime promovuese. Profesioni gazetaresk ka për qëllim informimin dhe jo propagandë për përmirësimin ose prishjen e imazhit të një lideri, subjekti ose organizate.
Informimi objektiv kërkon burime dhe ata duhet të jenë relevante.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
Ndoshta
mban anën e një pale
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e