verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ku janë qëndrimet e mediumeve kur me të vërtetë janë të nevojshme

on 4 - 02 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Европскиот парламент во заседание. Фото: rosipaw.

Parlamenti Evropian në seancë. Foto: rosipaw.

Fuqia e mediumeve në krijimin e opinionit publik është shpatë me dy tehe. Cila është më e mirë – të jesh i rezervuar ose i ekspozuar?

 

Përveç transmetimit të mendimit të ekspertëve dhe t; politikanëve, mediumet duhet të marrin qëndrim për çështje të rëndësishme me interes publik. Një qëndrim i tillë do të ndikojë mbi publikun dhe  politikanët në vend, por edhe mbi komisionerët evropianë të fuqisë.

 

Shkruan: Doc. dr. Svetllana Veljanovska, doktore e së drejtës ndërkombëtare

 

Mediumet në Republikën e Maqedonisë në mënyrë shumë të një trajtëshme i shfrytëzojnë dhe i prezantojnë lajmet e agjencive për çështje të rëndësishme për pozitën e shtetit dhe tretmanin në institucionet evropiane. Raportimet nga puna e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian konfirmuan se shumica e opinioneve dhe komenteve gazetareske nuk janë karakteristike për shumicën e tyre.

Një lajm i tillë për të cilin kohëve të fundit është raportuar, është projekt-rezoluta e eurodeputetit dhe raportuesit për Maqedoninë, Richard Howitt, të cilën ia paraqiti Parlamentit Evropian, e që ka të bëjë me Republikën e Maqedonisë. Praktikisht nuk kishte medium elektronik, të shtypur apo rrjet social që nuk raportuan për rezolutën, për të cilën në masë të madhe kishin përdorur informacionin e postuar nga ana e agjencisë shtetërore të informacionit, MIA.

Në raportin e publikuar nga korrespondenti i MIA-së nga Brukseli, në mënyrë të detajuar janë përmendur të gjitha amendament e dhëna nga raportuesi Howitt, megjithatë janë dhënë edhe kualifikime që tregojnë se propozime të caktuara të eurodeputetit nuk janë të pranueshme për vendin tonë. Termat që janë përdorur (shqetësuese, e rrezikshme), janë kualifikime të korrespondentit, të cilat një pjesë e mediumeve që kanë marrë pjesë nga raporti, i kanë interpretuar gati se në njëjtën mënyrë edhe në kontekstin e dhënë në informatën burimore. Vetëm se diku janë përdorur në mënyrë selektive.

 

Edhe zgjedhja se për çka do të raportohet paraqet shprehje të qëndrimit

Korrespondenti i MIA-së si mjaft shqetësues e veçon amendamentin e 11-të të kompromisit nga rezoluta, sipas të cilët

“Parlamenti Europian është i shqetësuar se vonesa të mëtejshme në hapjen e negociatave për anëtarësim do të mund të krijojnë pabarazi të paarsyeshme në rajon që mund të paraqesin një rrezik shtesë të marrëdhënieve të mira ndër-etnike në kuptimin që të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë lënë mbrapa. Parlamenti Europian dënon të gjitha llojet e ultranacionalizmit në vend dhe bën thirrje për politika anti-diskriminuese dhe tolerancë në shoqëri pa dallim feje, etnie apo gjuhe.” MIA

Gjithashtu, edhe pjesa e raportit ku thuhet:

„ Parlamenti Europian kërkon veprim mbi çështjen për të shmangur konfliktet e mundshme dhe ndarje përgjatë vijave etnike në mesin e fëmijëve të moshës shkollore. Në të njëjtën kohë theksohet rëndësia e promovimit të arsimit gjithëpërfshirës dygjuhësorë  dhe dygjuhësisë në përgjithësi, sidomos në komunat ku popujt joshumicë duhet të fitojnë të drejtën kushtetuese për të përdorur gjuhën e tyre në jetën publike dhe aktet zyrtare.”

Kjo është pjesë e raportit të korrespondentit të MIA-së, që është përdorur gati se në të gjitha faqet kryesore të të gjitha mediumeve që transmetuan lajmin:

  • Eurodeputetët kërkuan që Howitt ta hedhë kërkesën për dygjuhësi dhe fjalën “ultranacionalizëm” në Rezolutën për Maqedoninë – SITEL;
  • Howitt kërkon dygjuhësi në Maqedoni?-VEST;
  • Kërkesë deri te Howitt ta hedh dygjuhësinë dhe fjalën “ultranacionalizëm” në Rezolutën –Press 24;
  • Howitt ta  dygjuhësi dhe fjalën “ultranacionalizëm” në Rezolutën – Nova Makedonija ;
  • Ideja për dygjuhësi e Howitt e trazon Parlamentin Europian – Kanal 5 janë vetëm disa nga titujt, por janë edhe më shumë – shih në GRID MK

Në përgjithësi në tekstet janë transmetuar qëndrimet e Howitt, por edhe të eurodeputetëve të cilët reaguan kundër këtyre përpjekjeve të eurodeputetit, të mbështetur nga mendimet e tyre personale dhe përvojat nga vendet e tyre.

“Kur flasim për dygjuhësinë a do të thotë se një pjesë e popullatës ka nevojë për të mësuar gjuhën shqipe, në qoftë se në Sllovaki, dikush më thotë që unë duhet të mësoj gjuhën hungareze, do të protestojë në mënyrë shumë dramatike “tha Eduard Kukan, raportues në hije për Maqedoninë nga grupi i parive popullore. ALFA TV

Ideja për të detyruar njerëzit që të mësojnë gjuhën e tjetrit, mendoj se është një hap shumë larg. Unë mendoj se është shumë larg në rrugën e ndërhyrjes në punët e brendshme të një kandidati, një anëtar i ardhshëm i BE-së dhe vend sovran, që të tregojmë se çfarë gjuhe duhet të mësojmë dhe çfarë jo”, deklaroi Çarls Tanok nga grupi i partive popullore. ALFA TV

Këto dhe deklarata të tjera të ngjashme nga eurodeputetët, të cilët u bënë mbrojtës të sovranitetit të shtetit të Republikës së Maqedonisë dhe popullatës së saj vetëm për të rregulluar çështjet e brendshme është dashur të jetë vetëm një nga argumentet në të cilat mediumet janë thirrur  në informatat e marra mund të prezantonin qëndrimet e tyre për rezolutën e Howitt-it.

 

Politikanët e thanë të vetën

 

Një pjesë e mediumeve kërkuan opinion e ekspertëve dhe njohësve të politikës ndërkombëtare për atë që prezantoi Howitt, prezantoi amendamente kompromisi të cilat më shumë i konvenojnë koalicionit greko-bullgar në Parlamentin Europian (Nova Makedonija). А më pak, kanë marrë vend në rubrikat e dedikuara për atë qëllim në mediumet e tyre.

“Çfarëdo qëndrimi ndaj shtetit kandidat është i ndryshëm ndaj marrëdhënies ndaj shtetit anëtar, sjell sfidë për kredibilitetin e zgjerimit. Nëse promovoni parime në Maqedoni, promovoni të njëjtat në të gjitha shtetet e tjera anëtare dhe kandidate të BE-së. Ne të parët do të ju mbështesim që të ketë sukses, sepse ne besojmë në projektin evropian të suksesshëm,”  është mesazhi i ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Popooski, deri te raportuesi Richard Howitt. Vest

“Eurodeputetët gjegjësisht kanë njohur punën kryesore. Se është kontroproduktive që nga jashtë ti imponohet dikujt të bëj diçka, për ët cilën vetë anëtarët e BE-së nuk janë të gatshme dhe nuk duhet në atë institucion, larg nga Shkupi,  të hapen çështje të reja  të dyshimta të brendshme që mund të krijojnë krizë të re ndëretnike.” Nova Makedonija

 

 

Me ata bashkohet edhe njëra nga redaktoret e Utrniski vesnik, e cila në komentin e saj adreson çështjet e dhimbshme të cilat i ka vendi ynë dhe gazetarët (e) “besnik” tentojnë ti mos përfillin. Në mes tjerash ajo shkruan:

“Si situata-ashtu rezoluta, ka qenë komenti më shkurtër për propozim-rezolutën e fundit të Howitt, në të cilin në krahasim me të më hershmet, u zhduk më e vlefshmja që e merrte Maqedonia nga PE – është vlerësuar se është e paarsyeshme dhe me vajin e saj tash që moti pret  para dyerve të Bashkësisë Evropiane. Për herë të parë këtë vit amendamentet greke dhe bullgare janë pranuar me lehtësi të madhe, për arsye se është ndryshuar perceptimi  për shtetin tonë në PE edhe pavarësisht vlerësimeve të përsëritur rutinë të KE që në mëmënyrë të kënaqshme i plotëson kriteret për të marrë hapje të negociatave. Maqedonia sërish mori kërkesën PE për të filluar negociatat “pa vonesë”, PE përsëri paralajmëroi për rrezikun që vendi të kthehemi përsëri për të vlerësuar dëmin nga bllokada. I vetmi sinjal për ndonjë lëvizje përpara është qëndrimi se negociatat në KB kanë humbur kredibilitetin pas 20 viteve,  edhe pse nuk kanë dhënë rezultat të gjitha lajmërimet e deritashme se muaj të ndryshohet kjo kornizë.”  Utrniski vesnik .

Ajo problemin e drejton kah perceptimi i BE-ja e ka për vendin tonë dhe cila është prezantuar nga ana e raportuesit Howitt, por nuk haron të përmend edhe ultranacionalizimin, që më shumë i ka shqetësuar mediumet tjera, kurse gjithë gjendjen e vënë në korniza rajonale duke dhënë shembuj nga fqinjët:

“Howitt futi edhe një kualifikim të ri, ultranacionalizmin, gjoja se të bëj dallim nga  fenomeni nacionalizëm-patriotizam. Pa marrë parasysh që deklaron se u referohet, në përgjithësi, vendeve-kandidate për anëtarësim në BE, është shumë naive të besohet se gishtin nuk e drejtoi kah Maqedonia, në cilën ekskluzivisht ndodhin këto fenomene. Në fund të fundit, Serbia ka filluar negociatat me BE-në dhe pothuajse pa asnjë reformë të realizuar fitoi vendim politik  në favor të saj, vetëm me vullnet të mirë të negociojë për Kosovën, pas mos e njohur statusin në përgjithësi.”  Utrinski vesnik .

Demokracia dhe pavarësia e mediumeve shihet në mënyra të ndryshme. Njëri nga këto është të tregohet qëndrimi vet në këto raste kur bëhet fjalë për identitetin dhe pavarësinë e një kombi  të cilit i përket popullata shumicë në shtet. Fuqinë që e ka fjala e shkruar apo thënë të aplikuar në kohën e duhur, në mënyrën e duhur dhe në vendin e duhur nga ana e mediumeve do të ju jep më shumë kredibilitet veçanërisht kur bëhet fjalë për kësi lloj çështje thelbësore për Republikën e Maqedonisë.

Duke pasur parasysh sasinë dhe llojin e informacionit të transmetuar në mediumet maqedonase veçanërisht për deklaratat e adresuara, publiku medial ndoshta fituar përshtypjen se Parlamenti Evropian ka të bëjë me çështjen e gjuhëve të pakicave në Maqedoni dhe vëllimin tyre të përdorimit, me nacionalizimin e popullit maqedonas dhe si për ne çështje të ngjashme margjinale, të cilat nuk janë në qendër të interesit. Në fakt, ka një dilemë tani nëse projekt-rezoluta, e cila është debatuar, merret me gjëra që nuk duhet të jenë prioritet i BE-së në një kohë kur pritjet në vend janë që të synohen gjëra krejtësisht të ndryshme (për dialog me ndihmën e BE-së në zgjidhjen e çështjes së emrit, sigurisë dhe problemeve ekonomike).

Faktet që eurodeputetët kanë njohur rrezik për vendin të cilës i imponohen standarde të cilat nuk u kërkohen vendeve anëtare të BE-së, ose lihet që vetë ato ti zgjedhin se si do ti rregullojnë çështjet problematike në secilin vend ndaras, duhet të jetë stimuj inkurajues për mediumet në vend të jenë më të guximshme në paraqitjen e pikëpamjeve. Për këtë janë gjinitë gazetareske si (komentim, kolumnë, opinion i redaksisë, qëndrim dhe të ngjashëm). Në një kohë kur përpiqemi për të sjellë ligj më të mirë të mundshëm për mediumet dhe kur gazetarët përpiqen për pavarësi më të madhe nga politika, nuk duhet të neglizhohet format e shprehjes së qëndrimeve (pikëpamjeve) të cilat tashmë ekzistojnë si një formë e shprehjes së gazetarëve.

Në faqen e Libertas  u publikua reaksioni i DBM, e cila vijon:

Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM) e përshëndet rezolutën e përshëndet rezolutën e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian të propozuar nga Richard Howitt, e cila përsëri rekomandon që Maqedonia të fillojë negociatat e pranimit me BE përshëndet rezolutën e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian të propozuar nga Richard Howitt, e cila përsëri ka rekomanduar që Maqedonia të filluar negociatat e pranimit me BE. Parlamenti Evropian disa herë i ka përmendur Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së se Maqedonia kishte përmbushur kriteret e Kopenhagenit, por kohët e fundit më shumë kemi gjetur kushte shtesë për fillimin e negociatave.“

Me çka nga DBM:

“Nuk besoj se rezoluta e Parlamentit Evropian bënë thirrje për futjen e dygjuhësisë në Maqedoni, e cila ishte një nga kritikat kryesore nga rezoluta e Howitt.“

Në  Utrinski vesnik  është publikuar opinioni i Todor Pendarov i cili kalon raportin e Howitt dhe komenton për:

“Dialogu për negociata në nivel të lartë na u dha si gjel sheqeri, me të cilin do ta kalojmë ose zbusim hidhërimin e bllokadës greke që mos marrim datë deri sa nuk e kemi zgjidhur problemin me emrin.“

Mediumet tjera, ndoshta duke pritur për të ardhur shkurti, kur progres-raport do të hidhet në votim në Parlamentin Evropian, në mënyrë të varfër raportuan për amendamentet e pranuara dhe refuzuara. Vetëm në raport  ,,AFET e PE ka miratuar rezolutën për Maqedoninë“, është publikuar në Telegraf, në formë të detajuar kishte prezantuar se cilat amendamente janë pranuar, dhe cilat jo.

Si inkurajim ndaj saj mund të ketë qëndrim të vetë mund të shërbej qëndrimi i Richard Howit, i dhënë pas votimit të propozim-rezolutës e cila do të ofrohet në PE, ku ai qartë tregon se i ka dëgjuar vërejtjet dhe është i gatshëm për kompromis, gjegjësisht me çdo çmim nuk do ti mbroj amendamentet e tij:

Për shqetësimin në vend në lidhje me projekt-rezolutën është dhënë një amendament shtesë ku shpjegohet se thirrja për arsim dygjuhësor nuk është e detyrueshme, kurse paralajmërimi kundër “ultra-nacionalizmit” i referohet të gjitha vendeve në BE, jo vetëm për Shkupin.

Howitt shton se Ministria greke e Punëve të Jashtme e ka siguruar se presidencën në drejtim të Shkupit do të kryejë objektivisht në emër të Bashkimit Evropian si një tërësi. Netpres

Edhe ai, siç thuhet në burim:

duke kërkuar nga ato që të shkojnë një hap më tej dhe të shohin këtë si një mundësi për të dyja palët për të bërë një përpjekje të vërtetë dhe të sinqertë për të zgjidhur mosmarrëveshjen dhe të punojnë drejt një zgjidhje që do të fillojë negociatat me BE-në. Netpres 

 

 

Çfarë nuk duhet të harrojnë mediumet?

 

Kur është fjala për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë, mediumet nuk duhet të harrojmë disa gjëra:

E para është se ata janë një faktor në këtë proces dhe nën syrin vigjilent të publikut vendor dhe ndërkombëtar. Nuk është për tu nënvlerësuar pikëpamja e atyre për trajtimin  e vendit nga përkrahësit, por edhe ata “që nuk duan” në familjen e madhe evropiane. Çdo angazhim i mediumeve përgjatë prezantimit të qëndrimeve publikut gazetaresk, ekspertë dhe politikë në vend mund të jetë vetëm një kontribut shtesë për prezantimin e disponimit të vërtetë tek ne.

E dyta është se atë që nuk mund (ose nuk guxojnë) të thonë politikanët (por e mendojnë) mund ta thonë gazetarët. Nëse eventualisht një përfaqësues i qeverisë (por edhe i opozitës) ka një paraqitje publike se nuk është i kënaqur marrëdhënia e institucioneve evropiane ndaj vendit dhe kushteve që na jepen përsëri dhe përsëri për një kohë të pacaktuar, mund të paraqiten reaksione gazetareske nga lloji nuk jemi të kënaqur edhe pse është be mjaft për ne, edhe pse e kemi mbështetjen e plotë të politikanëve evropian. Kur një gazetar(e) do të jep mendimin e tij/saj në një kolumnë, qëndrim, opinion ose ndonjë formë të ngjashme të të shprehurit, askush nuk do të jep vërejtje se nuk jemi principiel dhe mos respektim nga ana e politikanëve të vlerave ndaj të cilave ende përpiqemi, do të ishte mesazhi drejtuar komunitetit ndërkombëtar dhe do të pranohet si “zëri i popullit”.

E treta: fotografia e cila prezantohet nëpërmjet mediumeve më lehtë arrin tek qytetarët. Nuk është thënë kot se ajo që nuk ka mbulesë mediale është e njëjtë si të mos ketë ndodhur. Për këtë arsye, me një raportim në kohë dhe të plotë për çështje të tilla të rëndësishme për vendin, mediumet ndihmojnë që të krijohet opinion publik të cilat edhe politikanët vendas do të duhet ti pranojnë dhe realizojnë. Ata shumë më lehtë do të mund të thuan “po ose jo” për ndonjë propozim “nga përkrahësit qëllim mirë të vendit” nëse pas tij rrinë mediumet me mbështetjen që e marrin nga lexuesit, dëgjuesit ose shikuesit e tyre.

Si ilustrim për lartë të përmendurën:  “Kaloi koha e rrotullimit të akrepave të orës”  në Dnevnik, është dhënë, qëndrim personal dhe është dërguar mesazh i qartë se si janë kuptuar mesazhet e Howitt-it:

“Pasi na ndanë, tani ata të njëjtit që na bënë llaçin nuk duan të na shohin të ndarë dhe si nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, në mënyrë “opsionale”  na sugjerojnë se duhet të fillojmë të mësojmë gjuhën e tjetrit që më lehtë të kuptohemi, që në mënyrë të veçantë raporton për Maqedoninë, Richard Howitt, për të shmangur mundësinë e tensioneve dhe konflikteve ndëretnike. Promovimi i këtij propozimi ka ngjallur zemërim në mesin e maqedonasve, dhe kjo tregon se ideja e  Howitt nuk do të thotë jo vetëm ulje të tensioneve, por mund të shkaktojë tensione të reja. Sa do i zbutur të jetë formulimi i “dygjuhësisë” në Rezolutën për Maqedoninë, pasi që është përmendur në përgjithësi, mund të jetë një alibi e mirë për partitë politike shqiptare për të ofruar nesër një kërkesë të re dhe në këtë mënyrë shteti do të bëhet i luhatshëm dhe lehtësisht i ndikueshëm  nga jashtë. Si duket kjo, kishim mundësinë ta shohim në vitin 2001. “Dygjuhësia” sipas mendimit të Howitt, ka tejkaluar të gjitha kornizat dhe nënkornizat e Marrëveshjes Kornizë.”

Ose në mënyrë më përshkruese:

“Pikërisht nga shteti nga ku vjen Howitt, i cili këtë vit do të vendos  në referendum se a do të vazhdojë më tej të jetë pjesë Unionit ose a do të del, shpesh mund të dëgjojmë për trazirat në qytetet e nxitura nga urrejtja fetare. Por, unë mendoj se për Howitt nuk është ulratnacioznalizam dhe jotolerancë ndaj të ndryshmit, por është “demokratike”. Përgatitja e strategjive të ndryshme për mbrojtjen nga numri i myslimanëve në rritje atje është normale dhe këtu është e papranueshme dhe është “ultranacionalizmit”. Edhe atë në momente kur mejnstrimi politik evropian është i shqetësuar për shkak të kërcënimit se viti 2014 do të jetë më sekptiku në aspketin e eurointegrimeve dhe parlamenti më anti-evropian në histori , kur në skenë janë partitë të cilat duan të kthejnë në skenë përkatësinë nacionale dhe të ndalojnë konvertimin e kombeve në fenomene abstrakte”.  Dnevnik .

Këtë mundësi e kanë mediumet – në emër të lexuesve, dëgjuesve dhe shikuesve të tyre dhe duhet ta shfrytëzojnë të njëjtën.

 

.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja