Ku panë thirrje për gjakderdhje
Published in Recensione
on 16 - 06 - 2016 Author: Зоран Бојаровски[Recension: Televizioni amerikan bën thirrje për gjakderdhje në Ballkan]
Në mekanizmat e propagandës ka një parim të njohur kur “gënjeshtra e përsëritur njëqind herë, bëhet e vërtetë”. E udhëhequr nga një maksimë e tillë, gazetaria propaganduese qëndron në pozitën e joprofesionalizmit, gjegjësisht shumë më saktë, duke i shërbyer propagandës.
Mirëpo, ai parim i propagandës i ka edhe kundërefektet e tijm kur burimi i propagandës fillon të besojë në gënjeshtrat e veta. Kjo është ajo fazë, simptomet e së cilës i dallojmë në përmbajtjen mediatike që e recensojmë.
Si e para, disa fakte të rrejshme që janë përmendur në këtë tekst: N1 nuk është kompani amerikane. Bëhet fjalë për TV-kompani multinacionale, që është regjistruar si TV-platformë rajonale dhe lokale (TV, ueb, mobile) me kapital ndërkombëtar, ku pjesë ka edhe Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Rrjeti ka qendra të produksionit në Beograd, Sarajevë dhe në Zagreb. Linket nga fjalia e mësipërme e vërtetojnë këtë.
Si e dyta: Më së paku është kompani e CIA-s, siç thuhet në nëntitullin e tekstit.
E sikur të bëhemi të pafytyrë, pas konstatimit të gënjeshtrave mbi të cilat bazohet kjo informatë, recensioni i kësaj përmbajtjeje bëhet i pakuptimtë, për shkak se shpaloset motivimi prapa këtij teksti.
Mirëpo, le të mbetemi konsekuentë në metodologjinë për verifikimin e fakteve në media.
Linku deri te artikulli origjinal: Televizioni amerikan bën thirrje për gjakderdhje në Ballkan
Data dhe koha e publikimit: 14.06.2016, 15:50
Data e recensionit: 06.06.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
“FAKTI” KURORË
T’i ballafaqojmë “tezat” e paraqitura në këtë përmbajtje me realitetin. Në të ka dy citime të drejtpërdrejta nga kronika gazetareske e televizionit N1, nga të cilat nxirret “fakti” kurorë se televizioni bën thirrje për gjakderdhje. Ja i pari:
“Bilbila, transparente dhe balona, njerëz të bashkuar në interesa të ndryshme. Qyetarët e Serbisë tre herë dolën për shkak të rrënimit në Savamala, dyx herë për shkak të ndryshimit të shërbimit publik në Vojvodinë”.
Ja edhe i dyti:
“Pranvera e Ballkanit këtë verë është në udhëkryq ndërmjet ideve të harxhuara politike dhe energjisë së re qytetare. Cila rrugë është e vërteta?”
Dhe ku, ju lutem, këtu mund të shihet “thirrje për gjakderdhje?”
DHIMBJA E TEKSTIT
Ka edhe një moment tjetër interesant që fshihet në këtë citim, që është përfundim i autorëve:
“Thirrjet (për ndryshime, v.j.) në të dyja rastet, nuk u janë dërguar partive politike. A është kjo vetëm pakënaqësi qytetare ose bëhet fjalë për aktivizëm të ri politik?”
Sikur kërkesat për ndryshime janë e drejtë ekskluzive e partive politike, dhe assesi e qytetarëve. Kjo dilemë e rrejshme, në fakt, e zbulon dhimbjen që e mundon këtë tekst: aktivizmi qytetar.
Gazetarët me integritet profesional nuk duhet t’i lejojnë vetes një gjë të tillë: informata të njëanshme, të kornizuara dhe të qëllimshme, që janë shumë të qarta në qëllimin e tyre.
Zbulohet edhe një rol i palejueshëm – mbajtja e anës. Përmbajtja që e kemi para nesh vendoset në mbrojtje të sulmit mediatik që në Beograd e bëjnë mediet proqeveritare në krye me “Informer”-in dhe të ngjashme me të.
Pjesa tjetër e lajmit janë informata të paverifikuara për financimin e protestave qytetare si konspiracion i SHBA-ve dhe i BE-së, të cilat janë tashmë janë parë dhe po përhapen në rajon.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
më tepër burime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e