verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kuadrot në gazetari – mes sasisë dhe cilësisë

on 31 - 12 - 2015       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

arsimi-400x250Lajmi për hapjen e Universitetit të Shkupit, që sipas paralajmërimeve do të mundësojë studime edhe në gjuhën shqipe, nxiti reagime të ndryshme në opinion. Sikurse opinioni, ashtu edhe mediat ishin të ndara dhe raportonin në mënyra të ndryshme rreth formimit të Universitetit të ri. Derisa një pjesë e mediave lartësonin vendimin si një të arritur të pashoq, të tjerat transmetonin shqetësim për një tjetër truk politik parazgjedhor.

Disa prej mediave raportonin për vlerësimin e shumë intelektualëve që thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhej t’u jep epilog dhjetra çështjeve të hapura në Universitetin e Tetovës, përpara se të ngutet të hap një universitet tjetër në prag të fushatës parazgjedhore. Me vite të tëra USHT-ja nuk po arrin të ngjitet as në dhjetëshen e parë në listën e universiteteve në vend, sipas klasifikimit kredibil ndërkombëtar. Mijëra të diplomuar për çdo vit, me diploma që vlejnë pak më shumë se asgjë në tregun privat dhe publik të punës, ku rekrutohen kuadro pikërisht bazuar në klasifikimin, në të cilin USHT-ja figuron në bisht.

Politika labile dhe jo-kozistente e disperzimit zhveshi tërësisht mungesën e kapacitetit vizionar dhe strategjitë shkurtpamëse arsimore të politikbërësve shqiptarë. Studentë të regjistruar në degët e disperzuara u detyruan të zhvendosen në kampusin në Tetovë për shkak të mbylljes së disperzimeve, që dëshmon se vizioni i BDI-së  në arsim nuk është kozistent as sa një cikël studimor.

Edhe ata fakultete të disperzuara që vazhdojnë të mbeten në Shkup, përballen me probleme banale funksionimi, si mungesa e ngrohjes muajt e vonshëm të dimrit.

Aq më shumë shqetësues duhet të jetë niveli i kualitetit të kuadrove që prodhon USHT-ja. Tregues më i mirë është profesioni ynë, i gazetarisë. Qindra studentë diplomojnë gazetarinë në USHT, ndërsa vetëm një përqindje e vogël prej tyre vazhdon më pas me angazhim profesional në gazetari. Jo për shkak të kërkesës së vogël për “penda” të diplomuara në profesion, por fatkeqsisht për shkak se prodhohet kryesisht sasi dhe jo aq cilësi. Nder të veçantë për përjashtimet, që me punën e tyre kanë fituar shpejtë respektin mes kolegëve dhe shoqërisë.

Megjithatë se ka mungesë kualiteti, pavarësisht qindra diplomave, u konfirmua me hapjen e mediave të reja në muajt e fundit. Nga dhjetra aplikues në konkurse të ndryshme u zgjodhën vetëm pak studentë të USHT-së, jo mjaftueshëm për të “zbardhur” fytyrën e fakultetit të gazetarisë pranë këtij institucioni arsimor.

Pas këtij shembulli, është për tu analizuar pyetja e vetme logjike lidhur me Universitetin e Shkupit: a do të jetë një tjetër dekor në fundin e rank-listave, apo një tempull që do të prodhojë kualitet?   Skepticizmi i shumëkujt është legjitim.

 

 


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.