verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kualifikime të rënda, jokolegiale si prej çajtoreje

on 14 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Најголемиот полтрон на СОРОС и СДСМ zurnalnet-crop-resize

[Recension: Servili më i madh i SOROS-it dhe i LSDM-së – Geroski kandidati më serioz për kryeredaktor të TVM-së]

Aman, njerëz, ju lutem për njëfarë niveli themelor, minimal të komunikimit publik. Çdokush mund të mendojë çka të dojë për çdokë, pa marrë parasysh a është e arsyeshme ose jo, a është e argumentuar apo vetëm produkt i perceptimit personal dhe kjo mund të thuhet në shtëpi, në shoqëri, në çajtore, mirëpo gjithsesi jo edhe në një tekts mediatik që pretendon të jetë informativ.

11111Linku deri te artikulli origjinal: Servili më i madh i SOROS-it dhe i LSDM-së – Geroski kandidati më serioz për kryeredaktor të TVM-së

Data dhe koha e publikimit: 08.10.2015, 12:47

Data e recensionit: 09.10.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

CILA ËSHTË NJËSIA MASË PËR SERVILITETIN?!

Para nesh kemi një tekst që është marrë prej një portali, te i cili gjëja e parë që na i “vret sytë” është titulli ultra-joadekuat i cili nuk u nënshtrohet standardeve profesionale, por, do të thoja, kuptimeve ekskluzivisht personale të dikujt. Duhen shumë argumnete dhe faktografi precize që dikë ta quash “servili më i madh i SOROS-it dhe i LSDM-së”. Lëre që fjalori është i pahijshëm dhe i padenjë për një artikull “gazetaresk”, por edhe vërtetësia është vënë në pikëpyetje për shkak se është e paqartë se me çfarë bazë janë bërë gjithë ato kualifikime të rënda. Pyetja është cila është njësia masë për serivlitet?! Shikoni, flasim për gazetar shumëvjeçar, me stazh të madh të punës, i cili ka kaluar nëpër gjithçka, nga lirimi i shtrëngimit të sistemit njërpartiak, nëpërmjet kohëve të tranzicionit dhe formimit të gazetës, deri te ditët e sotme “të errëta” të gazetarisë. Tashmë e thash, mund të mos e doni, mund t’ju pengojë, siç është rasti me nomenklaturën në pushtet, mirëpo nuk mundeni që në atë mënyrë t’ia përlyni emrin publikisht dhe ta nënçmoni personalisht.

Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës.

Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit – neni 15 i Kodit të gazetarëve.

Ky standardr në artikullin konkret nuk është respektuar. Poashtu, titulli dhe përmbajtaj nuk korespondojnë në mes vete deri në fund – kryeredaktor i TVM-së dhe kryeredaktor i programit informativ të TVM-së janë dy pozita të ndryshme.

Lajmi, ta përsërisim, është marrë nga një portal tjetër, ndërsa është transmetuar nga disa portale të tjera me politikë të ngajshme redaktuese, është interesant, mirëpo këtu ka edhe një mangësi – më shumë i ngjan spekulimit e më pak informatës së besueshme. Nuk themi që emri i gazetarit konkret ndoshta edhe nuk është përmendur në bisedimet ndërmjet grupeve të punës, mirëpo situata do të ishte më e qartë sikur të përmendeshin më saktë burimet e informatës. Plus, kanë mundur t’i paraqiten njeriut dhe ta pyesin se a është e vërtetë se emri i tij rrotullohet në bisedimet partiake, a ka qenë i kontaktuar  prej dikujt dhe a do ta pranonte këtë funksion ose jo. Gjithsesi, nuk ka qëndrim zyrtar as nga katër partitë që bisedojnë për çështjet që janë të përfshira në Marrëveshjen e Përzhinos. Kështu siç është plasuar lajmi, qëllimisht ose rastësisht, ka një dozë të anshmërisë, që normalisht, nuk i jep kualitet.

Vlerësimi përfundimtar është se artikulli ka mundur të jetë shumë më i mirë, dhe gjithsesi, shumë më i kulturuar.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

të pretenduara

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

:

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja