Kualiteti VS Kuantiteti
Published in Recensione
on 29 - 03 - 2016 Author: Ferikan Iljazi
[Recension Ja çfarë u gjet në shtëpinë e Zahir Beqirit, i dyshuar për falsifikim dokumentesh]
Euforia sa për të bërë lajm dhe për të fituar klikime po vret dalëngadalë gazetarinë. Disa prej mediave në Maqedoni as që e kanë të qartë se çfarë shkruajnë, pasi që i bashkangjiten turmës që kopjon lajmet e agjencive ose mediave të tjera dhe vetëm tentojnë të arrijnë kuantitet në dëm të kualitetit. Në këto raste, mund të vërejmë se në përmbajtje ka gjithçka, por jo edhe lajm të qartë informues.
Linku deri te artikulli origjinal: Ja çfarë u gjet në shtëpinë e Zahir Beqirit, i dyshuar për falsifikim dokumentesh
Data dhe koha e publikimit: 24.03.2016
Data e recensionit: 25.03.2016
Recensuese: Ferikan Iljazi
Teksti që në titull është tendencioz duke thënë se “Ja çfarë u gjet në shtëpinë e Zahir Beqirit, i dyshuar për falsifikim dokumentesh”, ndërsa në fotografinë e shoqëruar ka armatim të rëndë. Jo që kjo fotografi nuk korrespondon me të vërtetën, por nëse dikush e lexon vetëm këtë tekst mbi këtë ngjarje, askund nuk do të lexojë se “Çaushit” i është gjetur edhe armatim.
“Gjatë kontrollit, në shtëpinë e Çaushit janë gjetur pajisje për falsifikim, prerëse, hapëse, mostra pasaportash, letërnjoftimesh, etj. Sipas prokurorisë, këto pajisjejanë përdorur për përpunimin e letërnjoftimeve të falsifikuara dhe dokumente tjera, ndërkaq MPB-ja njofton se fillimisht janë arrestuar tre persona, por asnjëri nuk është mbajtur në paraburgim, përveç njërit i cili duhet të vuaj një dënim të mëhershëm me burg”
Pra, sipas këtij paragrafi, në shtëpinë e të dyshuarit për falsifikime dokumentesh janë gjetur vetëm ato gjësende që janë përmendur më lartë, e jo edhe armatim.
Kjo informatë që është shkruar shpejtë e shpejtë ka mundur që të duket më ndryshe. Do të kisha marrë si shembull lajmin e RTVM-së për po të njëjtën temë, ku figurojnë të gjitha elementet e nevojshme. Pra, gazetari u jep përgjigje pyetjeve: Kush është arrestuar; Përse është arrestuar; Çfarë është sekuestruar nga shtëpia e të arrestuarve; Cili rast i paraprin këtij aksioni (për të thjeshtësuar këtë informatë për ata që për herë të parë po dëgjojnë për “Fabrikën e Aferave” ose për “Çaushin”)? Në këtë tekst, për dallim nga ky që po e recensojmë, theksohet se është gjetur edhe armatim, në mënyrë që të mos lihet hapësirë dyshimi ose manipulimi.
Në Kodeksin e Gazetarëve të Maqedonisë që në hyrje theksohet se “Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së opinionit të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë” dhe se ”Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë”.
E kjo na bën të kuptojmë se gjithçka që duhet të bëjmë ne si gazetarë është që t’i shërbejmë të vërtetës dhe objektivitetit në maksimum, pasi që kjo është edhe pikënisja e punës tonë. Pra, duhet të jemi dritare e së vërtetës, e cila asnjëherë nuk do të vihet në dyshim.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
nuk aplikohet
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e