Anketimet dhe botimi i tyre
Published in Recensione
on 14 - 07 - 2015 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Përgjysmohet BDI-ja”]
Anketimet gjithmonë zgjojnë interes sepse përpiqen të japin përgjigje për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit. Por kjo nuk do të thotë që media duhet të përdorë ose të keqpërdorë rezultatet e një ankete për të përcjëllë te publiku një mesazh të pakonfirmuar.
Linku për te artikulli origjinal: “Përgjysmohet BDI-ja”
Data dhe koha e publikimit: 09.07.2015, 16:32
Data e recensionit: 12.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi
Shkrimi fillon me frazën “Sipas anketës, që dje u publikua nëpër disa portale, për rejtingun e partive politike në Maqedoni,…” dhe nuk jep detaje të tjera për kë anketë bëhet fjalë. Më pas shpalosen rezultatet e saj pa treguar burimet.
Kur merren parasysh të dhënat e një ankete ose sondazhi për të ardhur në disa përfundime, gjatë shkrimit të një teksti gazetaresk duhet të tregohet nga kush është kryer anketa, nga cila agjensi kërkimore; cili është marshi i gabimit në rezultate; cila është sasia e kampionimit ose e përzgjedhjes së të anketuarve dhe cila ka qenë forma e përzgjedhjes së kampionimit.
Anketat janë të besueshme kur kryhen nga agjensi kërkimore / hulumtuese me kredibilitet që paraprakisht ka kryer disa anketa. Në këtë rast kjo nuk thuhet qartë, edhe pse në tekst ka referim për Institutin Ndërkombëtar Republikan, IRI, ku thuhet “Kur e marrim parasysh se në anketën që e realizoi IRI në muajin dhjetor 2014…”, sërish nuk kuptohet qartë se rezultatet e publikuara janë të këtij instituti.
Gjatë publikimit të anketave gjithmonë duhet të publikojet edhe marshi i gabimit. Sa më i madh të jetë ai, aq më pak të besueshme janë rezultatet.
Në tekst nuk ka burime apo citime të atyre që e kanë kryer anketën. Lajmi bazohet siç thuhet “nga disa portale” ndërkohë nuk ka as konfirmime nga subjektet politike.
Gjatë publikimit të anketave, është me rëndësi që mediet t’i kenë ata në dorë, sepse prezantimi i tyre i selektuar nga cilido subjekt mund të sjellë keqinformime. Prandaj dhe citimi se kush ka bërë njoftimin për rezultatin është i rëndësishëm.
Në fund teksti përfundon me fjalinë “se anketa është realizuar më 6-15 qershor, pra para publikimit të përgjimeve të skandaleve të lidhura me BDI-në, ndërsa sikur të bëhej sot, rënia e saj mbase do të ishte edhe më e madhe”. Teksti vjen në përfundime të cilat nuk i mbështet me asnjë burim. Ndonëse mund të jetë një konstatim i drejtë që lidhet me zhvillimet aktuale, teksti do të duhej ta mbështeste këtë konstatim nga burime të tjera që mos lihej përshtypja se gazetari ka sjellë vetë përfundimet.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të konstatohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
HATE SPEECH
nxit dhunë
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i palidhur me tag-e