verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kullë me karta e ndërtuar mbi një kullë tjetër me karta

on 14 - 02 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

republika

[Recension: Republika paralajmëroi ndërsa mediet nën kontroll të LSDM-së dhe të SOROS-it konfirmuan: PSP-ja fillon me qërimin politik të hesapeve me urdhër të Zaevit]

Komente të vjetra përdoren si bazë për radhitur komente të reja dhe ato pastaj kornizohen me titull tendencioz. Informatat e pakonfirmuara nuk atribuohen si mendim i dikujt, ndërsa fakte thjesht nuk ka. Përdoret vetëm një burim i informatave dhe nuk është theksuar se a është kërkuar deklaratë nga palët e involvuara, të cilat diskreditohen.

Data dhe koha e publikimit: 08.02.2017, 17:41

Data e recensionit: 13.02.2017

Recensues: Аleksandar Peshev

POHIME TË PAQËNDRUESHME

Siç paralajmëroi Republika javën e kaluar, PSP-ja filloi një spektakël që përsëri ta njollosë VMRO-DPMNE-në, që nëpërmjet medieve të LSDM-së/SOROS-it të mund të zvogëlohet presioni mbi Zaevin për mosrealizimin e skenarit.

Përveç që nuk është sqaruar se PSP-ja filloi një spektakël që përsëri ta njollosë VMRO-DPMNE-në, pohimi i këtillë i paqëndrueshëm krijon dyshime edhe për anshmëri politike. Faktet mungojnë edhe në segmentin i cili përkujton në një artikull paraprak, që përmendet në fillim.
Në artikull thuhet:
Katica Janeva u aktivizua pasi u bind se populli nuk beson në gënjeshtrat laramane të Zaevit, ndërsa hesapi nuk del njësoj në shtëpi dhe në pazar. LSDM-ja i humbi zgjedhjet, mirëpo Zaevi fitoi amnisti nga Katica Janeva, e cila hoqi dorë nga rasti “Puçi”. Skenari nuk realizohet dhe tani shtohet paniku te regjisorët.
Mirëpo, a e pyeti dikush Janevën se a i beson liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe pse ka nevojë të aktualizohet kjo çështje, duke pasur parasysh se të gjitha partitë e “Përzhinës” u morën vesh për PSP-në? Cilët janë regjisorët dhe sipas cilit kriter është konstatuar se te ata është duke u shtuar paniku? I gjihtë fragmenti nga teksti paraprak paraqet një sërë komentesh që përdoret për plotësim të tekstit të ri me pohime të paqëndrueshme:
Sot mediet e LSDM-së – SOROS-it e vërtetojnë qërimin politik të hesapeve të cilin u nis ta bëjë PSP-ja me porosi të Zaevit. Kështu, Telma, Plusinfo, Libertas dhe mediet e tjera të kontrolluara njoftojn nga “burime në PSP” se ka filluar hetim nga PSP-ja për donatorët e VMRO-DPMNE-së.
Marrja e titujve nga mediet që transmetojnë informata që nuk janë në përputhje me komentet e artikullit dhe diskreditimi i tyre i qartë paraqet spin të padyshimtë, realizimi i të cilit është vënë në funksion të anshmërisë së dukshme politike. Përdorimi i funksionarëve të paemërtuar partiakë të VMRO-DPMNE-së si burim i vetëm i informatave flet për njëanshmërinë dhe e vërteton njëanshmërinë politike të artikullit:
I kanë akuzuar rrejshëm se e kanë ditur se ata nuk kanë dhënë donacione për partinë e tyre, kanë bërë blof se gjoja kanë pasur inçizime nga bankat me të cilat është vërtetuar se ata nuk i kanë paguar paratë, duke tentuar që t’i frikësojnë se krim është edhe në qoftë se dikujt i kanë dhënë para që t’i paguajë ato si donacion për partinë.
Duke e pasur parasysh se nuk kemi dëshmi është kërkuar qëndrim nga Prokuroria speciale publike dhe LSDM-ja për akuzat e këtilla, teksti është i njëanshëm dhe nuk e plotëson kriterin profesional për gjithëpërfshirje. Marrë në përgjithësi, kemi një artikull i cili përdor komente të bazuara mbi pohime të pabaza paraprake me qëllim të qartë për diskreditim të njerëzve dhe të institucioneve me elemente të anshmërisë politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja