verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur “ariu në shpellë” synon milionin!

on 30 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Блискоста со моќниците предизвикува и медиумска корупција. Фото: колаж СПФМ
Afërsia me të fuqishmit shkakton edhe korrupsion medatik. Foto: kolazh SHVFM

“Njëra nga dukuritë më të çuditshme është mashtrimi ynë se nga njerëzit e varur mund të presim mendim të pavarur”. (Sigmund Graff)

Shkruan: Оlivera Vojnovska

Sa larg realitetit duhe të jeni që të thoni se me 1.500 еuro në muaj mezi se mbijetohet si “arriu në shpellë”! Mendimi i këtillë paraqet kulm të arrogancës, vrazhdësisë, madje edhe paturpësisë. Veçanërisht, nëse merren parasysh kushtet në Maqedoni.

Në këtë tregim, gazetaria, në fakt, është viktima kolaterale. Kartat janë rregulluar në atë mënyrë që dikush ka zgjedhur një mënyrë fitimprurëse që nga gazetaria të bëjë biznes, edhe atë, në mënyrë që do ta shkatërrojë, do ta shpërfytyrojë atë. Në këtë mision, provizioni ngritet në nivel të kriterit më të rëndësishëm dhe të standardit kryesor “profesional” në gazetari.

 

BIZNESI DHE GAZETARIA

Për atë se sa mund të përfitohet nga lidhja ndërmjet politikës, biznesit dhe medieve, dëshmon “bomba” politike nr. 25 (23 prill 2015), në të cilën, sipas opozitës, aktore kryesore është redaktorja e një gazete të përditshme. Siç thotë LSDM-ja, bëhet fjalë për bisedë ndërmjet kryeredaktorit të një televizioni me koncesion nacional dhe “redaktores -biznismene”. Ky epizod, praktikisht, e “zhvesh” linkun ndërmjet biznesit dhe gazetarisë, dhe njëkohësisht, tregon qartë për korrupsionin në medie, për pragun e ulët të rezistencës ndaj presioneve politike dhe ekonomike, kundrejt dobisë personale, madje edhe makutërisë.

“…llogaris se sa para kam në llogari, vitin 2013 mund ta kaloj pa të ardhura shtesë, në vitin 2013 në fund, në llogarinë time në Vizaris do të arrijnë një milion e 300 mijë, e atje jam vetëm unë…” (zë femre)

“Në fund të fundit, domethënë në fund të fundit, tani flasim, nuk pajtohen me asgjë dhe disi më bëjnë pengesa, domethënë unë kam para të mjaftueshme që të jetoj, nuk më duhen lukse, nuk do të blej banesë, nuk do të futem në borxhe…dimrin e vitit 2013 do ta kaloj si ariu në shpellë dhe do të hesht…” (zë femre)

“Nuk është kjo si ariu në shpellë, me 1.500 euro jetohet edhe atë në mënyrë cilësore…” (zë burri)

Siç thonë socialdemokratët, kjo bisedë është zhvilluar në vitin 2013 dhe ajo “plotësisht e konfirmon vërtetësinë e gjithë asaj që LSDM-ja e publikoi para më shumë se një viti, që ka të bëjë me skandalin milionësh me firmën ’Vizaris’”.

E në fillim të vitit 2014 (10 janar 2014) opozita zbardhi një aferë me furnizimin e pajisjeve mjekësore në vlerë më të madhe se sa një milion euro, në të cilën, sipas LSDM-së, ishte e invlovuar “redaktorja e preferuar e kryeministrit”. Në fakt, siç njoftoi atëherë opozita, firma “Vizaris”, e regjistruar në emrin e nënës së redaktores, nga Ministria për Shëndetësi e ka fituar tenderin milionësh për furnizimin e aparateve për rentgen. Ndërsa Ministri për Shëndetësi, Nikolla Todorov, në reagimin e parë tha se “tenderi ka qenë ligjor”, mirëpo pastaj ka ndodhur një situatë të cilën e ai e kualifikoi si “pak joetike”. Megjithatë, dy javë më vonë, (14 janar 2014), Тоdorovi nën presionin e publikut e ndërpreu kontratën me “Vizaris”. Atëherë ministri nga foltorja e Kuvendit, duke u përgjigjur në pyetjen e një deputeti, deklaroi:

 “Kontratën e anuluam për shkak të shkeljes së parimit të ndërgjegjshmërisë dhe të ndershmërisë. “Vizaris”-it nuk i është paguar asnjë denar.”

Мirëpo, përkundër pohimeve të Todorovit, ish-deputeti i LSMD-së, Oliver Spasovksi, pohoi se ministri, gjoja, nuk e thotë të vërtetën dhe se firma “Vizaris”, megjithatë, ka dorëzuar aparate nga tenderi kontestues:

“Ja ku e keni faturën dhe ku Vizaris-it i janë paguar 40 mijë euro në bazë të këtij tenderi.” (Spasovski)  

PROFITI I REDAKTON LAJMET

Mirëpo, sa profesionale dhe etike mund të jenë lajmet përderisa “ariu në shpellë” me durim pret që në llogari t’i arrijnë paratë nga “tenderi joekzistues”? Në një situatë të këtillë të “mundimit të ariut”, ka dyshim real se informatat që dërgohen në publik mund të jenë objektive dhe korrekte. Shumë më tepër gjasa ka që ato të jenë të diktuara nga apetitet për provizione!

Megjthatë, aspak nuk është kontestuese gazetari të ketë firmë, mirëpo problematike është kur ka konflikt të interesave. Gjegjësisht, në qoftë se profesioni i gazetarit shfrytëzohet për ta rritur kapitalin e firmës personale. Dhe kur profiti nga “gazetaria” e tillë, është ai që i “redakton” lajmet! Pikërisht sjella e tillë është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të gazetarëve (аmandamenti 6), ku është theksuar se:

Gazetari nuk guxon ta shfrytëzojë medien për publikimin ose fshehjen e informatave për përfitimin e të mirave për veten e tij.
Ryshfeti, korrupsioni dhe shantazhi nuk kanë asgjë të përbashkët me profesionin e gazetarit.
Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet e tjera komerciale të kenë ndikim mbi lirinë e informimit.

Kjo nënkupton se gazetari nuk guxon t’ia lejojë vetes ta krijojë mendimin publik duke u udhëhequr nga qëllimet lukrative. Kështu, duke e shikuar gazetarinë nga prizmi i fitimit për firmën e tij, të publikojë ose të fshehë informata, ta shtrembërojë të vërtetën dhe të mbajë anë – duke e sulmuar njërin opcion, e duke e lavdëruar opcionin tjetër. Dhe në sistemin e vendosur në këtë mënyrë, duke “e blerë” mbështetjen e gazetarëve “të zgjedhur”, mediet në vend të korrigjuesit të shoqërisë, bëhen tabelë për shpallje e “partnerëve” në pushtet ose në biznes dhe futen në rolin e promovueseve të dikujt.

“PREZERVATIV I THJESHTË”

Në fakt, jemi dëshmitarë se një pjesë e mirë e gazetarisë së Maqedonisë, tashmë nuk ec as nëpër sipëerfaqen e ngjarjeve.Mediet mbushen me lavdërime për pushtetin dhe eksponohen njerëz të fuqishëm të biznesit që janë të afërt me strukturën në pushtet.

Se përmbajtja e përmbajtjeve mediatike mund të modelohet që të kënaqen dëshirat e qarqeve caktuara politike, sipas liderit të LSDM-së, e pranon edhe redaktori – “kryeshef” në njërën nga “bombat” (25 shkurt 2015). Ai, siç thotë lideri i opozitës, në bisedë me ministreshën e kulturës, gjoja thotë se lajmet i redakton për të bërë propagandë për pushtetin: “Domethënë mos e teproni, për shkak se nga kryeministri yt aq shumë porosi sa që lajmet e Sitelit janë një prezervativ i thjeshtë, propagandë e VMRO-DPMNE-së.”

PROPAGANDUES POLITIKË

Dëshira për profit, disa gazetarë, për fat të keq, i shndërroi në propagandues politikë. Dhe kjo instalohet si sistem i sjelljes te një pjesë e bashkësisë mediatike në Maqedoni. Që, nga ana tjetër, paraqet problem serioz, për shkak se njëri nga mekanizmat për luftë kundër korrupsionit janë mediet e pavarura, që nënkupton se profesionalizmi duhet të ngritet në nivelin më të lartë. Padyshim se elitat politike dhe ato afariste, gjithmonë do të kenë ambicie që t’i kontrollojnë mediet. Mirëpo, sfida e gazetarëve është që t’u kundërvihen këtyre tendencave. Për shkak se gazetari i korruptuar është po aq i rëndësishëm për shëndetin e shoqërisë, sa edhe politikani apo biznesmeni i korruptuar. Dhe, siç thotë një mendim i shkrimtarit gjerman Sigmund Graff:

“Njëra nga dukuritë më të çuditshme është mashtrimi ynë se nga njerëzit e varur mund të presim mendim të pavarur.”

Gazetaria është me të vërtetë një profesion interesant, i fuqishëm, mirëpo edhe me përgjegjësi. Rrallë profesion tjetër është i mbushur me aq dinamikë, adrenalin, shkëlqim, mirëpo edhe mjerim.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.