verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur gazetari sulmon fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe

on 27 - 07 - 2016       
Zhurnal - Rafiz Aliti kundershton marreveshjen 1

[Recension: “Rafiz Aliti, kundërshton marrëveshjen e garantuar nga SHBA, BE, Viktoria Nuland, Hoyt Yee, Johanes Han? “Msus, koha është për pensionim””]

Fjala e lirë është një nga të drejtat e garantuara me ligjet e vendit dhe me konventat ndërkombëtare. Në bazë të saj funksionon gazetaria e pavarur dhe pikërisht këtë vlerë duhet të promovojnë gjithmonë gazetarët. Ai duhet të informojë për qëndrimet e të gjitha palëve të përfshira në storje, por jo të sulmojë në forma amatoreske, gjoja me qësëndisje dhe aspak serioze, subjektet për të cilët shkruan e që mendojnë ndryshe.

Zhurnal - Rafiz Aliti kundershton marreveshjen Linku deri te artikulli origjinal: “Rafiz Aliti, kundërshton marrëveshjen e garantuar nga SHBA, BE, Viktoria Nuland, Hoyt Yee, Johanes Han? “Msus, koha është për pensionim”

Data dhe koha e publikimit: 24.07.2016, 11:19

Data e recensionit: 26.07.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Në përmbajtje është drejtuar sulm ndaj deputetit të BDI-së Rafiz Aliti, për shkak të kundërshtimit të tij ndaj marrëveshjes së arritur mes katër partive politike dhe ndërkombëtarëve.

… deputeti Aliti kundërshtoi ashpër reformat në kodin zgjedhor të cilat reforma mbështeten fuqishëm nga ambasadori amerikan në Shkupi Bejli dhe nga përfaqësuesit e BE-së.

Kjo paraqitje e Alitit më së tepërmi paraqitet si “marketing politik”, për shkak se në komunën e Sarajit ai gëzon autoritet tepër të ulët tek votuesit shqiptarë. Andaj këtë marveshje Aliti tenton që të merr pika politike, para popullatës shqiptare për t’u prezantuar si “hero”. 

Teksti nuk është marrë fare me faktin se pse kjo marrëveshje është kontestuese për Alitin, nuk ka sqaruar pikat që atij i duken problematike dhe pse i duken problematike, nuk ka treguar se pse sipas Alitit kjo nuk është një marrëveshje e qëlluar. Me një fjalë, duket sikur me këtë përmbajtje i jepet porosi Alitit, se përderisa janë në mes faktori ndërkombëtar, ai s’ka të drejtë aspak të flasë. Për më tepër, kjo bëhet me një titull odenfues që i sugjeron “pensionimin”.

Ky “rebelim” i deputetit Aliti është i pabazë për shkak se marveshja e fundit politike në Shkup për dalje nga kriza e kanë mbështetur fuqishëm Brukseli dhe Uashingtoni zyrtarë, andaj askush nuk mund të kontestojë.

Këtë tentativë të Alitit për të kundërshtuar marrëveshjen, vetë autori, pa pasur të drejtë profesionale, e ka cilësuar si marketing politik për të fituar mbështetjen e elektoratit në komunën nga ai vjen. Përveç këtij komenti, autori ka dhënë edhe komente të tipit “rrebelim”, “tenton të prezantohet si hero”, “askush nuk mund ta komentojë” dhe të tjera. Me një fjalë, autori ka shfrytëzuar çdo “armë” (fjalë sulmuese, akuza) për të treguar se Aliti nuk ka të drejtë, por nuk e ka bërë këtë duke shfrytëzuar fakte, analiza mbi marrëveshjen dhe persona që do të dëshmonin atë që pretendohet në përmbajtje, se marrëveshja nuk lë vend për kundërshtime.

Që pasqyra të ishte më e qartë, vetë Aliti mund të sqaronte për këtë medie se pse e vlerëson marrëveshjen si të dëmshme për shqiptarët, si mund ta dëmtojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor elektoratin shqiptar, si dhe cila është zgjidhja e mundshme sipas Alitit.

Kodi etik i gazetarëve të Maqedonisë:

  • Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.

  • Ato që kanë qenë objekt i sulmit apo kritikës duhet të kenë mundësi të përgjigjen para se kontributi të publikohet, dhe nëse kjo nuk ndodhë dhe përgjigja vjenë pas publikimit, ai duhet të jenë në masë të arsyeshme, i lidhur me temën dhe në formë korekte.

Për të balancuar qëndrimet, autori ka mundur të shfrytëzojë edhe një njohës të rrethanave, i cili do të analizonte marrëveshjen nga njëra anë dhe qëndrimet e Alitit nga ana tjetër, për të qartësuar situatën para opinionit. Në fund, konkluzionet për vlerësimin e qëndrimit të Alitit, lexuesi do të kishte hapësirë t’i bënte vetë, nëse ka ose jo të drejtë që mban një qëndrim të tillë.

Fakti që ndërkombëtarët qëndrojnë pas zhvillimeve të caktuara, nuk do të thotë se media duhet të sulet dhe të shtypë çdo mendim  që nuk përputhet me të tyrin.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnje burim

asnjera pale

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja