verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Kur gazetaria humb rrugën në mëhallën e propagandës

on 2 - 03 - 2017       
Zhurnal - A duhet Artan Grubi te dorezoje mandatin e tij

[Recension: “A duhet Artan Grubi të dorëzojë mandatin e tij, pasiqë humbi në mëhallë të vetë?”]

Përgjegjësia politike është diçka që media duhet ta kërkojë nga aktorët në politikë në rast të dështimit të misionit dhe detyrës së tyre. Megjithatë, kjo nuk duhet të keqpërdoret nga gazetari për arritjen e qëllimeve tjera, cilat do qofshin ato. Media nuk është aty për të vjellur vrer, për manifestim të pakënaqësive nga pikëpamjet subjektive të gazetarëve, larjen e hesapeve personale etj. Nëse nuk dëshiron t’i japë kahjen e vlerësimit personal, gazetarit i duhen fakte dhe burime relevante për të nxjerrë në pah gjendjen faktike.

Zhurnal - A duhet Artan Grubi te dorezoje mandatin e tij 1Linku deri te artikulli origjinal: “A duhet Artan Grubi të dorëzojë mandatin e tij, pasiqë humbi në mëhallë të vetë?”

Data dhe koha e publikimit: 12.02.2017, 15:36

Data e recensionit: 21.02.2017

Recensues: Fatlume Dervishi

Në tekst, me të drejtë, janë prekur disa aspekte problematike të sistemit zgjedhor në vend, siç është votimi me lista të mbyllura të kandidatëve për deputetët, jotransparenca dhe pasojat e këtij sistemi. Këtë shqetësim mediat e kanë ngritur disa herë, kurse edhe politikanët e kanë vënë në tryezë të bisedimeve, por nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Por, “shqetësimi” në tekst duket se nuk është sistemi zgjedhor, por një deputet, që sipas asaj që është shkruar ka përfituar nga ky sistem. Artikulli nuk ofron asgjë më shumë se sa komente për lexuesit, sikur të ishte një kolumnë ose opinion mbi punën e Artan Grubit si deputet. Ja disa fjali problematike të tekstit:

“… me lista të mbyllura përfitojnë vetëm ata që janë në listë të parët derisa të tjerët më poshtë ndoshta vetëm mund të ëndërrojnë postin e deputetit, shkruan kështu Zhurnal.

… BDI kishte vendosur të garojë me Artan Grubin si bartës liste i cili menzi arriti të merr mandatin, mirëpo e gjithë fillozofia ishte se atij i`u sigurua mandati nga rrethina e Shkupit që bën pjesë në zonën e I zgjedhore.
…Grubi ka humbur edhe në lagjen e tij e madje edhe në vendvotimin ku voton vet ai, gjë që është skandaloze për faktin se ai si deputet që ishte për pak vite por edhe si shef kabineti i liderit të partisë së tij, nuk ka arritur të bëj për vete edhe ato votues që ka në lagje, e ndoshta edhe fqinjët e tij.

dështimi i BDI-së në zonën e I zgjedhore mund të ketë qenë pikërisht për shkak të Grubit i cili doli si bartës liste edhe pse ishte kundërshtuar ashpër nga disa organe të partisë pasiqë `skandalet` që ai i kishte bërë viteve të fundit i kishin rrënuar imazhin jo vetëm atij personalisht por edhe Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërkohë që opinioni me të madhe fliste se ai po rrënon edhe imazhin e vet liderit të partisë më të madhe në pushtet, Ali Ahmetit.”

Shumë komente, e asnjë fakt. Kritikohet sistemi i votimit me lista të mbyllura, kritikohet Grubi por jo edhe partia e tij, e cila emërtohet si “parti më e madhe në pushtet”. Gjithë fenomeni është kritikuar dhe shtjelluar duke u etiketuar dhe vënë në shënjestër vetëm një njeri. Analiza për sistemin zgjedhor mund të bëjnë ekspertët e shkencave politike, të sistemeve zgjedhore, profesorët e të drejtës zgjedhore, ish-deputetë, si dhe njohës të mirë të rrethanave. Analiza për meritat e Grubit dhe aspektin moral për postin që mban mund të bëjnë njohësit e rrethanave politike, analistët, etj. Por, ky tekst nuk ka konsultuar asnjërin nga këta. kur bëhen nga vetë gazetari, pa ofruar dëshmi më konkrete, këto analiza nuk janë relevante dhe objektive.

“…do të ishte më e ndershme që Artan Grubi të jap dorëheqje nga posti i deputetit të cilin nuk e meritoi…”

KODI ETIK I GAZETARËVE

  • Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.
  • Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guzojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.
  • Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun.

Konstatimet e shprehura në këtë artikull nuk mbajnë, jo vetëm sepse nuk pasqyrojnë realitetin në një mënyrë më gjithpërfshirëse, por sepse janë bërë pa asnjë mbështetje dëshmish dhe faktesh. Pa marrë parasysh nëse ka ose nuk ka të drejtë në vlerësimet, autori ka gabuar në zgjedhjen e kategorisë gazetareske ku ka publikuar këto vlerësime. Ky nuk është lajm, sepse nuk i përmban elementet kryesore të një lajmi.

KODI ETIK I GAZETARËVE

  • Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

nuk ka burime të evidentuara

asnjë burim

asnjë pale

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja