verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur gazetaria zë dorë me propagandën

on 26 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Vesel Memedi, Ziadin Sela e Gëzim Ostreni gëzohen që i ‘prekin dorën’ Ali Ahmetit (VIDEO)]

Lajm apo reagim politik?! Është e vështirë të bëhet dallimi në këtë rast, pasi që kemi të bëjmë me një artikull, i cili që nga titulli thumbon dhe ironizon. Një rrugë jo profesionale. Vërehet që në lexim të parë se teksti është me shumë mangësi nga aspekti i rregullave të gazetarisë dhe me përfundime, të cilat nuk guxon t’i sjellë gazetari, po publiku.

Paragrafi i parë informon për takimin, por përfundon me një konstatim i cili është thënë vetëm nga gazetari, e jo nga palët protagoniste. Pra në këtë rast, autori luan rolin e parashikuesit subjektiv dhe shkruan duke dashur t’i paraprijë ngjarjes.

Pasi kanë arritur në takimin e organizuar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti për të bashkuar partitë shqiptare duke i ulur ato në një tryezë e duke shënuar kështu një moment historik, liderët shqiptarë janë ulur për të biseduar e për të dalë nga takimi me një qëndrim se si të shkohet në koalicion me bllokun maqedonas.

vesel-memedi-ziadin-sela-e-gezim-ostreni-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Vesel Memedi, Ziadin Sela e Gëzim Ostreni gëzohen që i ‘prekin dorën’ Ali Ahmetit (VIDEO)
Data dhe koha e publikimit: 24.12.2016
Data e recensionit: 24.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Duke u sjellë rreth asaj çfarë ka ndodhur, në tekst hidhet nga një grimcë koment nëpër rreshta për të arritur në fund, ku anashkalohet Kodi etik i gazetareve. “Liderët “opozitar” shihen të kënaqur” thotë autori. Ky rresht ka shumë më shumë bagazh dhe koment se sa të gjithë rreshtat tjerë dhe më të dëshmohet qëllimi dhe qasja jo profesionale për një ngjarje si kjo. Një rresht si ky buron si pasojë e një paraprirjeje politike, simotër e së cilës bëhet redaksia me prodhimin e përmbajtjeve të tilla.

Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetarja e partisë Teuta Arifi ka pritur Ziadin Selën, Gëzim Ostrenin e Vesel Memedin ndërkohë që sapo ka nisur takimi i cili është i mbyllur për mediat derisa në fund të gjithë liderët do të dalin në një konferencë për shtyp lidhur me vendimet e mara. Liderët “opozitar” shihen të kënaqur që përshëndeten me Ali AHmetin e BDI-së.

Përmbajtja komenton, në vend së të informojë. Takimi nuk është shpjeguar në tërësi. Në tekst nuk thuhet se kush është nikoqiri i takimit, kush u ftua në takim dhe kush injoroi pjesëmarrjen apo refuzoi të jetë pjesë në takimin e liderëve të partive shqiptare. Pavarësisht interesave të redaksisë, vallë i shkojnë elementet e lajmit apo jo për shtati redaksisë, ato duhet të thuhen pasi, që interesi i publikut është primar, e jo interesat politike të ndonjë pale që avokohen në këtë tekst.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

Pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja