verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur miza bëhet ka…

on 7 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: MaqedonishtTetova sot - Haracina i thote STOP Fatmir Limanit

[Recension: “Haraçina i thotë STOP Fatmir Limanit”]

Teksti është i ndërtuar vetëm mbi komente dhe nuk është shfrytëzuar asnjë burim. Autorët kryesor të ngjarjes si banorët e Haraçinës dhe vetë Fatmir Limani nuk janë kontaktuar për të marrë qëndrimin e tyre. Fotografia është gjithçka që kemi.

Tetova sot - Haracina i thote STOP Fatmir LimanitLinku deri te artikulli origjinal: Haraçina i thotë STOP Fatmir Limanit”

Data dhe koha e publikimit: 01.06.2016

Data e recensionit: 06.06.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Autori është nisur vetëm nga një fotografi për të bërë një lajm, por ka dështuar për disa arsye. E para, askush në tekst nuk paraqitet për të sqaruar domethënien e kësaj fotografie, dhe, në mungesë të burimit, autori e bën vetë këtë punë. Banorët e Haraçinës përmenden, por nuk është bërë një anketë me ta, me qëllim që gjithçka të ishte më e besueshme.

E dyta, teksti përmban shumë komente dhe vlerësime të vetë autorit.

“Patrioti”  i cili mundohet të manipulojë shqiptarët me përkulje para dëshmorëve dhe duke vendosur lule mbi varre e natën duke miratuar projekte maqedonase duke ua bërë parajsë jetën, i ka irituar banorët e Haraçinës duke ia ndaluar hyrjen në këtë komunë. Siç shihet këto shqiptarë të kësaj ane kanë vendosur që ta ndalojnë hyrjen e tij që të mos vajtojë ditën për dëshmorët e natën të privilegjohet nga shteti duke heshtur për “Parajsën maqedonase”, shkruan TetovaSot.

Sipas parimeve etike, nuk është e lejueshme që autori të bëjë komente personale në tekst, ose të paktën jo pa e theksuar shumë qartë se ai është mendim i tij individual dhe nuk shfrytëzohet si fakt i dëshmuar në tekst.

Këtë e thotë shumë qartë Kodi Etik i Gazetarëve të Maqedonisë.

  • Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guxojnë që mendimet e tyre t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.
  • Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimin dhe manipulimin me publikun.

E treta, në përmbajtje nuk kemi asnjë burim më shumë se sa një fotografi, përshkrimi i të cilës lë shumë hapësirë për dyshime. Teksti thotë Në të gjithë komunën e Haraçinës shihen fletushka të ngjitura “STOP Fatmir Limani”…” por autori na ka ofruar të njëjtën pamje të kapur nga këndvështrime të ndryshme, kurse vendet tjera ku pretendohet se është e ngjitur ky mbishkrim (sepse kjo në fotografi nuk është fletushkë) lexuesi nuk i sheh askund.

E fundit, lexuesit nuk i është ofruar më shumë informacion mbi lidhjen që ka Fatmir Limani me “Parkun e Parajsës”, së paku qëndrimet e ndonjë njohësi të rrethanave për të sqaruar se pse kjo është e dëmshme për shqiptarët (meqë si të tillë e ka “shitur” autori).

Prandaj, në bazë të materialit që na servohet, teksti është i njëanshëm dhe tendecioz, mungojnë burimet që kanë qenë të patjetërsueshme për ndërtimin e lajmit, mungojnë detajet dhe mungojnë faktet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

asnjë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja