verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur portali bën kundër-fushatë

on 8 - 11 - 2016       

[Recencion: “LSDM me super ofert: Çdo qytetar do të ketë rrogë prej 500 eurove, mos ikni nga Macedonia”]

 Gjatë fushatës parazgjedhore, ka shumë gjasa që një pjesë e mediave të shndërrohen në marioneta të partive politike. Arsyet mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga ato ekonomike, politike, ideologjike, e kështu me radhë. Çështja është se të gjitha ato media që vendosin të bëjnë shërbime politike në kundërvlerë të diçkaje, të jeni të bindur se nuk kanë arritur ndonjë fitim të madh, përpos se kanë humbur besimin tek publiku.

“LSDM me super ofert: Çdo qytetar do të ketë rrogë prej 500 eurove, mos ikni nga Macedonia”]Linku për te artikulli origjinal: LSDM me super ofert: Çdo qytetar do të ketë rrogë prej 500 eurove, mos ikni nga Macedonia

Data dhe koha e publikimit: 03.11.2016

Data e recensionit: 05.11.2016

Recensues: Agron Vrangalla

 Teksti që është përzgjedhur për t’i bërë recensionin, është kryekëput një kundërpërgjigje propagandistike ndaj një pjese të programit të LSDM-së. Në fillim, është publikuar oferta e kësaj partie që qarkullon nëpër media. Madje, të njëjtën e kanë përcjellur derë më derë tek një pjesë e qytetarëve.

Në pamje të parë, duket se teksti nuk ka ndonjë problem serioz, por më pas të shokon varianti që ka përzgjedhur redaksia për t’ia komunikuar publikut se oferta e kësaj partie është, siç thuhet, qesharake. Tani, shtrohet pyetja, po pse të mos e bëjnë këtë mediat, e kanë bërë gjithmonë? Patjetër që e kanë bërë, mirëpo kjo mënyrë e anti-fushatës është jo korrekte dhe jo profesionale në aspekt të informimit. Për një arsye të thjeshtë, sepse këtu vetë redaksia hedh gjykime dhe jep vlerësime mbi ofertën e kësaj partie. Duket tamam si një analizë apo kolumnë, por assesi një lajm.

Për të bërë lajm dhe për të arritur të njëjtin qëllim që dëshiron redaksia, do të duhej që të merrte prononcim nga ndonjë analist politik, njohës i rrethanave ose ekspert i fushës, që të japë vlerësimin e asaj që premtohet në programin e këtij subjekti.

Ose, lajmi mund të bëhej duke konfrontuar këtë program me prononcime nga parti tjera, oponente të të parës, dhe ato të kundërshtonin këto pika që ofron LSDM-ja. Këtu duhet shtruar edhe një fakt i rëndësishëm, që ka të bëjë me arritjen e qëllimeve të redaksive. Pra, ky nuk është një element shumë i pranuar, sepse, në fakt, redaksitë nuk duhet të kenë qëllime politike. Megjithatë, nëse do përplaseshin qëndrime të dy ose më tepër palëve, le të themi se në parim do të ishte shumë më korrekt lajmi.

Këtu ka edhe një problem tjetër që del në pah, që është linja editoriale e këtij portali. Nëse analizohen përmbajtjet tjera që botohen, është e qartë se ky portal mbron dhe promovon politikat e një subjekti politik. Kjo nuk do të ishte edhe gjithaq problematike, po të ishte qasja ndaj prodhimit të përmbajtjeve në përputhje me parimet etike profesionale.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja